Nga Alfred Peza
Vizita disaorëshe e Ndihmës Sekretarit të Shtetit në Detyrë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker në Shqipëri dha disa sinjale konkrete për elitën tonë politike. E sinkronizuar me vendimin e fundit të SHBA për shpalljen “non grata” të Sali Berishës e familjes së tij, ato janë shndërruar natyrshëm në një këmbanë alarmi që tingëllon si simfoni për veshët e shqiptarëve, duke i futur akoma edhe më shumë frikën simboleve të vërteta të korrupsionit në vend.
Disa nga sinjalet e dhëna sot, na japin mundësinë, të kuptojmë më mirë dëmethënien e kësaj vizite. E mbi të gjitha, të mund të shohim me sytë e mendjes të projektuar që tani, dinamikën e zhvillimeve të pritshme në fushën politike përpara nisjes së sezonit të ri parlamentar në shtator, por edhe pak më tutje përgjatë 2021 e në vijim.
Së pari, ra në sy menjëherë nga të gjithë shmangia nga axhenda e vizitës, e takimit të z. Reeker me Ilir Metën, Presidentin e Republikës të shkarkuar tashmë nga Parlamenti. Kjo u lexua gjerësisht si një këmbanë alarmi për Kryetarin e Shtetit, i cili mund të jetë politikani tjetër i lartë, që mund të pasojë emrin e Sali Berishës në listën e zezë të SHBA.
Së dyti, ra në sy shmangia nga axhenda, edhe e takimi i Reeker më Monika Kryemadhin e cila praktikisht është kryetarja e partisë së tretë më të rëndësishme parlamentare në Shqipëri. Shenjë e qartë veç të tjerash, se rezultati i 25 prillit, e ka nxjerrë përfundimisht LSI në periferinë e skenës sonë politike. Kjo e bën më të lehtë hedhjen e firmës nga Skretari Amerikan i Shtetit, mbi një “non grata” të re, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese do të shprehet për shkarkimin e Ilir Metës!
Së treti, kohëzgjatja mbi 80 minuta e takimit të z. Reeker me Kryetarin e PD Lulzim Basha, të nxit të besosh se distancimi përmes largimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i kësaj partie përpara 9 shtatorit, mund të ketë qenë mesazhi kryesor i amerikanëve. SHBA ka qenë shumë e kujdesëshme në këtë periudhë, për ta ndarë qartazi Sali Berishën dhe familjen e tij biologjike, nga PD dhe opozita shqiptare. Mbetet të shihet në javët në vijim, sesi është lexuar ky mesazh, nga Lulzim Basha.
Përtej trekëndëshit SHQUP- Presidencë- Gjiri i Lalzit, ka edhe një mesazh shumë të qartë amerikan këtë radhë, edhe për aktorë dhe faktorë të tjerë të jetës politiko- shoqërore të vendit. Mjafton të lexosh mes rreshtave të njoftimit për shtyp të Ambasadës së SHBA në Tiranë, për të kuptuar, se këmbanat e vizitës së Reeker kanë rënë shumë më fuqishëm se çdo herë tjetër këtë radhë, edhe për shumë e shumë veshë të tjerë.
Reeker “nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për SHBA”,- thuhet në njoftimin zyrtar për vizitën e sotme.
Kaq duhet për të kuptuar se pritshmëria publike për ndëshkime të reja nga Washingtoni si ajo ndaj Sali Berishës, në shkallët më të larta të hierarkisë të elitës së vjetër të korruptuar e të kriminalizuar të politikës shqiptare, nuk është e kotë. Përkundrazi.
Nisur nga takimet e z. Reeker edhe me “disa prej anëtarëve të verifikuar plotësisht të sistemit të drejtësisë në Shqipëri”,- siç thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane,- dëshmohet se fusha e veprimit dhe e ndëshkimit pritet që ta tejkalojë shpejt klasën politike. Duke shigjetuar kësisoj edhe individë të korruptuar e të kriminalizuar, nga fasha dhe target grupet e tjera të jetës shoqërore të vendit, një pjese prej të cilëve u është refuzuar apo anulluar viza për në SHBA.
Kjo vizitë dhe gjithçka tjetër që po ndodh në këtë linjë kohët e fundit në Shqipëri, duke nisur nga koha kur u shpall “non grata” ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla e deri më tani, dëshmon se këmbanat ranë në Tiranë për ato veshë që kanë edhe më shumë arsye se të tjerët për të dëgjuar. Nëse dikush i ka mbyllur ato, ndërkohë lutet që Zoti tia bëjë ëndërr, aq më keq për të!
Kjo vizite ishte me teper per te mbushur faqet e shtypit tone me e lzgu se lagu,nderkohe qe kryekrimi berishe vazdon nen skuten e tij per te ndertuar plne te reja kunder vendit e qeverise!
Ndoshta pritet qe Berisha te largohet nga kjo bote ne menyre natyrale e pasketaj ssi dhe Enveri ti hiqet emri,veprat (nenkupto krimet),te fshihet figura e tij si “Burre shteti” e plot te tjera si keto!Kesaj i thone fshatçe “Bath bath po nje koqe”,nderkohe qe Sali Berisha dhe Ilir Meta vazhdojne e ngrohin k…et,nen rezet e diellit ne gjirin e kurvave!
Ne këtu në Shqipëri Bashën e akuzojmë se ka vrare më 21 janar,sepse vodhi në rrugën e kombit aq sa deshi,se i kunati bën këtë dhe atë se i vjeri ndërtoi hotel afër detit,se në Kosovë ka punuar për sërbët etj etj dhe amerikanë vjen dhe e takon në zyrën e tij.Ky,Luli, nuk është i koriptuar?Pse shkon dhe e takon?Për mua le të esh çtë duash po punove për Amerikën nuk të heq kush nga posti..
Kembanat e Rëkeerit bien për një debil funksional nga malēsia e Peqinit. Alfërd Pëza. Kapter prapavije me zanat, që vazhdon breket I vesh kafe nga perpara, dhe qe nga kazanxhi bërsie u bë milioner dhe aksioner banke. 1 milion euro me koke te madhe I nxorri pederasti I Peqinit nga këmbana që ka në vend të sumës. Tunde këmbanën o pështyme tuberkuloziĺ dhe dëgjoi tingullin. Mos shurdhohesh o pusetë fekalesh.
Nepunesit e larte te Shteteve te Bashkuara te Amerikes vine te takojne sternipin e qytetareve amerikane qe
servile si puna e Alfred Pezes t’i gjejne ndonje vend pellumbash ne administraten e Edi Rames.
Kur iu gjet nje vend pune vajzes se ish-kryeministrit tremujor, pse mos te rregullohet edhe nipi i Mbretit Zog?
Zotı Peza nuk na e perketheve ne juhen tende Cfare ıshte takımı ı ketıj Amerıkanı me te ashtu qujturın prınc Leka ı rıCfare kuptonıju me kete takımqe po ı benı kaq jehone vızıtes se tıj dısa oreshe ne Shqıperı