Nga Aurel Plasari
La zananë e zu zurnanë: kështu do t’i thuhej, me një fjalë të vjetër shqipe, ndërrimit të profesionit nga z. Richard Grenell, i cili është vënë të provokojë historinë e popujve të Europës juglindore, kinse për të përkujtuar Betejën e Kosovës të vitit 1389, duke e lidhur me festën fetare të Kishës serbe, – kujtimin e martirizimit të Shën Vitos, – madje edhe me do “Serbian holy martyrs” të betejës në fjalë.
Beteja e Kosovës e vitit 1389 ishte betejë e një koalicioni të vogël “të krishterë” ballkanas – serbë, arbërorë, boshnjakë – kundër ekspandimit turko-osman në rajon. Despoti Lazar Grebljanivić, bir dobiç i Stefanit Dušan, kishte qenë deri aty më parë vasal i sulltanit dhe haraçpagues i tij nëpërmjet një traktati të 1375-s, por u vu në krye të ushtrisë së koalicionit sepse gëzonte titullin me të lartë në titullaturën e koalicionit. Në Mesjetë hierarki të tilla, sidomos në fushata luftarake, funksiononin. Nën komandën e tij i quajturi “koalicion i të krishterëve ballkanas” u thye prej ushtrisë turke.
Falë burimeve osmane, përplot me hollësi për këtë betejë, mund të rindërtohen me përafërsi edhe formacionet, përfshirë edhe pjesëmarrjen e arbërorëve [Arnavud] ose të “trupave arbërore” [Arnavud Askeri] në koalicionin në fjalë.
Në formacionin luftarak nga ana e të krishterëve: në mes despoti Lazar me të birin; në të djathtë nipi dhe dhëndri i tij Vuk Branković dhe Gjergji II Balsha, bir i Strazimirit, që ishte po ashtu dhëndër i Lazarit ngase i kishte marrë për grua të bijën Jelena (“një i pafe me emrin Jorgji” në burimet osmane ose “sundimtari i Shkodrës së Arbërisë” [Arnabud Iskenderijesi hakimi] etj.); në të majtë prjësi i Bosnjës Tvrtko dhe fisniku arbëror Dhimitër Jonima (“Jund-oglu” në burimet osmane), si edhe ndonjë tjetër prijës arbëror që kronistët osmanë e kanë quajtur “sundimtari arnaud”, ose edhe vetë Theodor Muzaka, sikurse vetë kronisti i Muzakëve e mëton. Të gjithë këta prijës kishin të rreshtuar mbas vetes trupat përkatëse: serbe, arbërore, boshnjake.
Nga ana e turqve: trupat pararojë komandoheshin nga Gazi Evrenos-beu dhe Jigjit-beu; në mes ndodhej vetë Murati I, komandant i epërm; në të djathtë i biri Bajazit, Saruxha-pasha dhe Gazi Evrenos-beu, Ali-pasha etj.; në të majtë biri i tij i dytë Jakup, bejlerbeu i Rumelisë Kara Timurtash-pasha, Toxha Ballaban-beu dhe Ine-be Subashi etj.
Çfarë nuk thuhet rëndom – sa për t’ia gudulisur pakëz profesionin e ri z. Grenell – është që në ushtrinë e sulltanit bënin pjesë edhe dinastë serbë, si knjazi Kostandin i Velbuždit dhe “heroi legjendar” i sllavëve të Jugut Marko Kraljević, të cilin baladat popullore serbe e himnizojnë për luftërat e tij “kundër turqve”. I lëmë kohë z. Grenell që, jo në datën e fillimit të betejës, siç ka bërë, por në datën e përfundimit të saj, t’i përkujtojë edhe këta si “Serbian holy martyrs”.
Me fitoren e turqve, si edhe me vrasjet e sulltanit Murat I dhe atë të despotit Lazar, Bajaziti I, që u shpall sulltan në fushën e betejës mbas vrasjes së t’et, si politikan dinak u shtir sikur nuk deshi të përfitonte “deri në fund” nga kjo mundje. Dy bijtë e despotit të vrarë, Stefanin Lazarević dhe Vukun Lazarević, i thirri dhe me më të madhin, Stefanin, lidhi një traktat. Nëpërmjet tij e linte atë zot në ish-zotërimet e t’et me kushtet që t’i paguante haraçin përvjet dhe të vente me ushtri në shërbim të sulltanit sa herë që ky t’ia kërkonte. Me të njëjtin traktat Stefani i jepte sulltanit motrën e vet Olivera për “martesë kanonike” (nigâh).
Për të mos ia lënë të gjithë pushtetin Stefanit Lazarević, Bajaziti ia linte dhëndrit të Lazarit, Vukut Branković, një krahinë të tërë – pakashumë të përputhshme me Kosovën e sotme – me qendër Prishtinën. Më 1391 Bajaziti I do të dërgonte aty Jigjit-beun. Ky, si hidhte dorë mbi minierat e Kratovës dhe pushtonte Shkupin (Üsküb), hiqte m’anësh Vukun dhe vendosej aty guvernator. Në viset në fjalë Bajaziti I fillonte një proces të mirëfilltë kolonizimi.
Motrën sulltanit do t’ia shpinin vetë dhuratë dy vëllezërit serbë, Stefani dhe Vuku, mbas një viti të Traktatit. Ata mandej do të kalonin në oborrin e Bajazitit disa kohë për çdo mot duke e shoqëruar atë jo vetëm në fushatat e tij me trupat e tyre, por edhe në parti të gjahut, shkurt: duke u dëftuar vasalë të bindur të atij që u punonte motrën.
Për ç’u takon arbërorëve, mundja e koalicionit të “të krishterëve ballkanas” në Betejën e Kosovës nuk mund të ishte pa ndikime, qoftë edhe të tërthorta, mbi ta. Por qëndresa e tyre do të vijonte. Ishte ai që tradita historiografike e quan “Moti i madh” ose Shekulli i Skënderbeut, qëndresë që llogaritet nga inkursionet e para të turqve osmanë në tokat shqiptare, 1380, deri me rënien e Shkodrës, 1479, mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit.
Përfundimi se “kjo fitore e stabilizoi fuqishëm sundimin e turqve në Ballkan”, i përsëritur nga Inalciku e këndej, rezulton i tepruar. Tepria në vlerësimin e kësaj beteje duket ta ketë zënë fillin te historishkrues njëanshmërisht proserbë, si një William Miller, i cili e quante atë “beteja që do të vendoste për pesë shekuj fatin e Gadishullit të Ballkanit…”! Afërmendsh që për zmadhimin e kësaj beteje kanë ndikuar vetë kronistët osmanë, duke filluar nga bejtet e Ahmediut të shek. XV. “Kuajt çapiteshin mbi kufomat që ishin kat-e-kat njëra mbi tjetrën”, e përshkruajnë fushëbetejën edhe ‘Kronikat Anonime’ në kapërcyell të shekujve XV-XVI. Kronistët e oborrit të sulltanëve mezi prisnin rastet e fitoreve të zotërve të tyre për të vepruar kështu.
Për balkanologun dhe albanologun emërmadh Nikolla Jorga “1389-a nuk pati qenë veçse një incident i stërzmadhuar prej legjendës”. “Kryqëzata serbe nuk ka ekzistuar”, na siguron ai. “Ka historianë që mendojnë ende për një koalicion të madh të krishterë, – ka sqaruar Jorga, – që nuk ishte i mundshëm veçse për katolikët nën ndikimin e predikimit të urdhëruar nga Selia e Shenjtë”.
Këtë bërthamë historike të ngjarjes, me kalimin e kohës, serbët e veshën duke e fryrë me legjendat e tyre, çfarë nuk e bënë në traditën e vet popullore as shqiptarët, as boshnjakët, popuj më realistë si ndaj fitoreve, edhe ndaj dështimeve si ai i 1389-s. Për më shumë, veshja me legjenda e betejës në fjalë nuk ishte aq produkt i krijimtarisë popullore sesa i politikës serbe me një funksion të mirëfilltë diplomatik, i cili tanimë dihet botërisht: për të falsifikuar historinë e tyre para botës. Ndërsa z. Grenell me “përkujtimin” e tij vetëm sa ka ngritur këmbën që t’i vënë gozhdën.
Mos u beni historian kur nuk jeni te tille.
Beteja vendimtare ishte ajo e 1448 ku udheheqesi Serb Braknovic tradhetoi aleancen midis Huniadit e Skenderbeut ne perballjen me Turqit ne Kosove. Brankovic jo vetem nuk mori pjese ne beteje por luftoi forcat e Skenderbeut cfare e vonuan ate me mbi 10mije ushtar .
Kjo vones shkaktoi humbjen e forcave te Huniadit .
Skenderbeu ne kthim u hakmorr ndaj forcave tradhtare Serbe te cilet bashkepunuan me forcat Turke per pushtimin e trojeve Shqiptare.
Keto jane faktet.
Me 29 qershor eshte data leghendare e Betejea se Torviollit. TURP I MADH qe ne merremi me ngjarjet aerbe dhe aakush be Shqiperi nu kubtohet te shkruaje 2 rreshta mbi fitoren historile te Skenserbeut ne kete date.
Torviolli-sai perket betejes se Torviollit, eshte vertet turp qe ne nuk perkujtojme ate dhe shume beteja te tjera qe kane bere shqiptaret kunder osmaneve. Ne fakt, historia jone ka kaluar neper beteja te pafundme dhe nuk do mjaftonte i gjithe viti per ti perkujtuar te tera. Ajo qe juve e keni gabim eshte se Historia e Betejes se Kosoves te 1389-tes nuk ka qene beteje e serbeve, sic e thoni juve, por edhe sic perpiqet ta paraqese historiografia serbe, por nje aleance e popujve ballkanike, ku per cudi mungonin vetem greket. Nejse, kjo puna e grekeve eshte ceshtje tjeter, por artikulli ne fjale ka kapur nje detaj shume te rendesishem qe duhet vleresuar. Fakt eshte se historiografia serbe apo ajo greke ka shume fallsifikime dhe te paverteta qe i jane shitur botes per me shume se 150 vjet. Keshtu, bota akoma mendon se Aleksandri i Madh i Maqedonise eshte grek, gje qe eshte kryekeput e pavertete. Neo-greket e justifikojne kete me faktin se Aleksandri, ishte Mbret i Greqise dhe Maqedonise, si dhe ai se merrte pjese ne Lojerat Olimpike ku nuk pranoheshin te huajt. Ajo qe neo-greket nuk e permendin, eshte fakti se Aleksandri pasi i pushtoi qytet shtetet greke e shpalli veten Mbret te Greqise dhe Maqedonise. (duhet precizuar ketu se Greqia kurre historikisht nuk ka qene shtet deri me 1831-in, kur u shkeput nga Perandoria Osmane dhe u shpall e pavarur prej fuqive te medha)
Sigurisht qe nuk ma do mendja se ka ndonje qe te mendoje se greket do ndalonin sundimtarin e plotfuqishem qe pushtoi trojet e tyre, qe te merrte pjese ne keto lojera, packa se ai ishte jo grek. Sipas kesaj llogjike absurde, meqenese Mbreteresha Elizabete, eshte kryetare e shtetit e Kanadase dhe Australise, qe ishin territore te pushtuara prej Britanise, duhet te jete indjane (Canadian natives) apo aborigjene e (popujt origjinale te Australise).
Po keshtu, serbet pretenduan se Kostandini i Madh, qe ishte i pari Perandor i Romes qe futi kristianizmin si fe zyrtare te perandorise, te cilen e ndau ne ate te Romes dhe Bizantit, paska qene serb, meqenese Nishi, ku lindi Kostandini, sot gjendet nen Serbi. Natyrisht, qe keto pretendime mundet te besohen nga masa injorante, qe nuk ka lexuar kurre ne jeten e vet nje liber historie, por te besosh ne dicka nuk e ben kete gje te vertete, pasi besimi dhe e verteta nuk perputhen ne cdo rast. Jo vetem faktet historike, por edhe llogjika e thjeshte po te perdoret, rrezon menjehere keto pretendime absurde. Keshtu, Kostandini i madh lindi vertet ne Nishin e sotem rreth viteve 300 Para Krishtit, por serbi i pare vuri kemben ne ate territor vetem 1000 vjet mbas vdekjes se tij, keshtuqe llogjika e thjeshte, qe edhe nje gomar duhet ta kuptoje, tregon se ai nuk mundet te ishte serb.
Perfundimisht, artikuj te tille informues jane shume te dobishem per te informuar publikun e gjere per te vertetat historike. Sidomos kjo eshte teper e rendesishme per ne shqiptaret, qe kemi detyre te perhapim kudo ku jetojme te verteten mbi historine tone qe na e kane vjedhur fqinjet.
Kostandini i Madh lindi ne Nish ne vitet 300 eres sone (pas Krishtit jo para), dmth 300-400 vjet para ardhjes se sllaveve ne Ballkan! Kostandini nuk e ndau Perandorine Romane, por ne shek IV e.s zhvendosi kryeqytetin dhe ndertoi kryeqytetin e ri (qe kurre ne histori nuk u quajt Bizant) qe ai e quajti Roma e Re qyteti i Kostandinit (Nova Roma urbem Costantinus). Ne shek VII-VIII e.s (pra 400-500 vjet pas Kostandinit) ishin Perandoret Romane Justini dhe Justiniani (edhe keta te dy me origjine dardane ashtu si Kostandini) qe zevendesuan gjuhen zyrtare latine me gjuhe zyrtare greqishten aleksandrine (qe ishte gjuhe e kishes). Kur u ndryshua gjuha zyrtare, atehere kryeqyteti i Perandorise Romane (e cila vazhdonte te ishte e bashkuar, deri ne shek XI e.s) nga Nova Roma urbem Costantinus (lat) u perkthye ne Nea Romi Kostantino poli (gr). Prej ketej rrodhi forma e shkurtuar Kostantinopol dhe kur kryeqyteti roman u pushtua nga turqit osmane ne shek XV e.s sipas shtremberimit ne gjuhen turke, qyteti mori emrin i-stan-pul, Istanbul (Stamboll)
Kenge popullore drenicake per Milosh Nikoll Kopilin :
“prej Drenice del nji djale”
N’Fushe-Kosove Murati i Pare
kambturqisht rrin fitimtar
prej Drenice del nji djale
fluturon n’kal te bardhe
mes per mes i bjen ushtrise
shkon e i falet naltmadhnise
tungjatjeta Naltmadhni, jam nji arber vendali
e kam ardh ktu pa vonua, me t’puth doren me t’nderua
zgjatet mbreti i jep kamen, ngrihet trimi i ban gjamen
mik pa thirre ke ardh dai, prej Azie n’Dardani
me na marre magjet e miellit, me na zan hisen e diellit
gjith ushtrine e pac me shnet, kjo Arbni ka bijte e vet
ta ven kryet maje kapices, jam Miloshi prej Drenices
mbret e krajla shpesh gabohen, bijte e Arbrit nuk pushtohen
nji ushtri ju hodh djaloshit
Zogjt e malit bajn cudi, kush po ngjitet per njat bri?
Ec nje trup me krye n’dore
bahet mali i bardhe debore!
Ketu vertetohet shkenceriisht se nuk ka patur ndonje bejete ne Qershor 1389.
https://www.gazetatema.net/2014/06/23/beteja-e-paqene-ne-fushe-te-mellenjave-kosovo-polje-me-1389/
Nje turk i piset shqipfoles i “plasur”(edhe vet emri) nga trute na citon istorine e luftes se bashkimit kristian nga qitapet turke….!?
Ptuuuuu vrromiari tourkalvane…..
Doli dhe qirie Mutofagosi apo sic i thone ne ne shqip (mutngrenesi).
Kalimera qirie Mutofagos. Sic duket akoma nuk i ke pire ilacet per sot, prandaj flet percart.
Zotrote vertet ka shume pak tru, por edhe me aq sa te ka dhene perendia, jane mjaft per te kuptuar se edhe Turqia ka arkiva me dokumente historike te shkruara ne kohen kur kane ndodhur keto ngjarje nga deshmitare okulare, qe per fat te keq tregojne ca gjera komplet ndryshe nga ato qitapet e neo-grekut te shkruara nga ish mbreti Otto para 150 vitesh.
Grenellit eshte mire ti gjendet nje burr per ta martuar.
Pse, a çihet n’mithe a?
Ouf,dhe i deklaruar .Po kjo nuk na duhet te na interesoje ne se sa kallep kollomboqi thyen Granell.Personalisht me vjen mire gjithe kete reklame qe i ben veted ky personszh,sepse vlerson me shume aksionet e Albin Kurtit kundrejt tij, se sa punen e vet ne ate mision Trumpian.
Edhe pse artikull i shkurt, prap si gjithmone korrekt deri ne detaje.
Rrespekt zoti Plasari.
Respekt Aurel Plasari
cdo shtet ka te drejte te festoje betejen qe do… po ju ckeni, mos doni tju marrin edhe lejen se vfare duhet te festojne njerezit.
bythqira
Buli-ne fakt “bytheqiri” ketu je zotrote qe kerkon te ndalosh te tjeret te shprehen per keto fakte historike te fallsifikuara prej serbeve.
Paska mbet pa fjale tifozet e RILINASIT ??!!
A nuk eshte ky Grenelli qe me Palmer mbeshteten dhe e mbajten ne pushtet Edin biles edhe duke rrezikuar ate pak demokraci ne shqiperi dhe duke rrezikuar inegritetin territorial te Kosoves? ?!!
Votuesi-akoma u besoni perrallave qe ju tregon Lulushka me Salih qenin?
Shtrengo kosheren Votues se bletet te kane lene shendene.
Shume i sakte zoti Aurel Plasari.
Shkurt, sakte dhe preciz.
Vetem perdorni terminologjine e sakte, Osmane dhe jo ” turke”.
Dinastia Osmane ishte me prejardhje turke por ushtria ishte multi etnike dhe perfaqesonte nje Perandori boterore multi etnike.
Dua te sqaroj edhe 2 gjera
Marko Krajlevicin e mundi Andrea Gropa dhe Andrea Muzaka ne vitet 1360 dhe 1375 ku i moren Ohrin, Prilepin dhe Kosturin.
Andrea Gropa ishte shume me i fuqishem se Marko .
Nje fisnik Shqiptar edhe me i fuqishem , ndoshta me i fuqishmi ne Balkan qe nuk mori pjese ne beteje ishte Gjin Bue Shpata, Zot i Epirit dhe Korinthit.
Ne beteje humben jeten Dhimiter Jeronimi dhe Teodor Muzaka.
Ajo qe duhet te beje Shqiperia dhe Kosova eshte te ngrene 4 buste ne Fushe Kosove te 4 fisnikeve Shqiptare qe moren pjese ne beteje.
Respect zoti Plasari por kujdes se me faktet qe ti rendit do tmerrohen sali berisha e basha ne shqiperi por edhe klysht e atyre qe dJe kan festuar ne gazimestan siq eshte osmanka dhe shumica e qeveritareve te kosoves, sidomos sali berisha e basha qe shpresat i kishin varur tek trumpi dhe klloshari i tij grenell.
ZOTI AUREL!
Titullin e keni të gabuar. Është aspekti politik aktual që kyj astronauti historik na qanë hallet e miteve serbe.
Po Perandoria Osmane, Turqia e sotme, nuk paskësha, sipas logjikës serbe, tö drejtë pretendimi territrial. Shovenizmi serb është një dhe përjashtues. Nuk njohin ata logjikë, ligjshmëri historike, nuk duan të dinë për parime. E dini atë arsyetimin idiotesk të Pashiqit, kur austriakët iu thonin serbëve, zgjidhni, cilin parim a kritet doni: historikun, apo atë etnik? Ata merreshin me transhedenca filozofike – si e drejta e shpirtit, të cilën e kamuflonin me të DREJtËN e EKZISTIMIT, se pa …dhe Durrësin, serbët vdisnin si peshku në rërë.
Shkurt – Grenelli bëhet SERVIS i SHOVENIZMIT POLITIK SHTETËROR SERB! Kaq.
Të fala!
Au au na cubite re Axi ARBNOR.Te rilexova dy here e skuptova tipota.Qafsh gjithe car ke dash te thuash
Vrasja e sulltanit interpretohet komplet fetarisht nga turqit dhe serbet por se u vra nga ndonji luftar serb është e pa mundur ai u vra nga divergjencat që ishin ardhur në kampin osman
O Plasa o kaqol, cfare lidhje ka Grenell me kete histori dhe si u be provokator, apo eshte dhe tradhetar dhe armik tani ?
Nese do te demonstrosh njohurite e tua mos perdor emrin Grenell per te provokuar ne titull o qyrrash…..
O Dyl, mos i thuj kaqol një shkrimtari. Sepse sado KAQOL që mund të jetë dy tre libra i ka shkruar. Se ç’ka në këto libra një zot e di. Ai me të vetën e ka kaluar klasën. Ka shkruar….
Plasar, më vjen të plas, kur mendoj që prrallat serbe bëhen histori dhe të vërtetat historike bëhen përralla. Sepse ata kanë ditur më mirë se ne të shesin të “vërtetat” e tyre. Sepse kanë ditur të lidhin aleanca të qëndrueshme në interesin e tyre kombëtar e ti shfrytëzojnë ato më mirë se ne . Ju të parët duhet të ndikoni që ne përfundimisht, të ndalojmë së mbllaçituri legjenda dhe të mendojmë e veprojmë në mënyrë pragmatike.
Artikull i saktë, por Greneli di vetëm serbisht!?
Z,Plasari,ju pergezoj per artikullin qe keni shkruar por edhe per punen e mrekullueshme ne nxjerrjen e te vertetes ne shesh qe edhe brezi i ri te mesoje te verteten dhe te mos ngelet ne brockullat e pseudo-historianeve qe paguhen nga serbi dhe greku.Serbet jane jashteqitja e Uraleve dhe greket jashteqitja e Azise se Vogel pavaresisht perpjekjeve te tyre te peshtira per te rishkruar historine sipas qejfit dhe ne kundershtim me faktet reale.”Fabrikat” e tyre vazhdojne te prodhojne fake news duke rekrutuar edhe pushta si Grenell per te bindur boten per ate qe dihet se eshte nje mashtrim kolosal.