Vija bregdetare, simptomë e një shteti të sëmurë

28 Qershor 2021, 11:10Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Pa kaluar as 24 orë nga masakra e Velipojës, ku shezlongët dhe ndarja e hapësirës ranore lanë pas të vrarë e të plagosur, një tjetër konflikt i stilit mafioz ka tronditur parajsën turistike shqiptare, Dhërmiun. Djegia e 60 shezlongëve të stivosur anës plazhit mund të jetë gjithçka përveçse e paqëllimtë. Është një mesazh i konkurencës për kompaninë e vogël që operon në atë vend, se nuk është e mirëpritur në atë që bën. Pra, se duhet të hapë krahun dhe t’i lerë radhën një tjetri!

Në 48 orë media dhe opinioni publik janë detyruar të fokusojnë vëmendjen në një ambjent anonim dhe banal siç është ai i çadrave të plazhit e shezlongëve, a thua se ky vend s’ka kriza më të rëndësishme për t’u marrë.

Përtej banalitetit dhe marrëzisë së këtyre ndodhive që po marrin jetë njerëzish, qëndron simbolika e një sektori turistik që është ngritur qysh në krye të herës mbi parimet e xhunglës, në vend të rregullave të tregut. Mbi dhunën, kërcënimin, korrupsionin, agresivitetin e zhvatjen, në vend të të drejtës pronësore apo profesionalizmit që duhet të ketë një aktivitet që synon të shlodhë e të ofrojë kënaqësi, në vend të stresit e rrezikut për kokën.

Nëse ka sot një hapësirë gjeografike në këtë vend, ku është abuzuar, vjedhur e shkelur me këmbë çdo ligj, kjo është linja detare e liqenore rreth 400 kilometërshe e Shqipërisë. Hidhni një sy nga Velipoja e deri në Ksamil e do të shihni katrahurën: ndërtime laramane nga më luksozet e deri tek më të pistat të strukura në gardhin e njëra-tjetrës, zaptime të vijës bregdetare përtej distancave të lejuara, betonizim e ndarje me arna e detit ku s’ke më një pëllëmbë tokë që të ngulësh një çadër pa paguar sikur je në Kanë a Montekarlo, ujra të zeza e të bardha që turren drejt detit, ndërsa grykëderdhjet e lumenjve sjellin mijëra ton mbeturina nga më të pistat. Bregu ynë nuk i ngjan fatkeqësisht asnjërës prej hapësirave detare të fqinjëve, me të cilët jemi në konkurencë sa i përket industrisë së turizmit. Kjo situatë po kompromenton edhe investimet masive e shumë pozitive që janë bërë vitet e fundit në shumë nga qytetet bregdetare.

Vija jonë detare është prova materiale e krimit mjedisor e turistik 30 vjeçar. Ajo është dëshmia më flagrante e shtetit të sëmurë që kemi pasur dhe ende kemi në shumë aspekte. Është pamundësia e institucioneve qëndrore e lokale për të imponuar rregull në pasurinë më të madhe kombëtare, pasi tek ne edhe sot, në vitin 2021, ligji në bregdet vepron me “aksione”, e jo në mënyrë të vazhdueshme. I shembim ndërtimet pa leje në plazhe me kalendar e me data, jo gjatë gjithë kohës dhe sapo ato ngrihen!

Nëse duam turizëm, duhet të jemi në gjendje të ofrojmë shërbime, e jo vrajse, plehra dhe zjarrvënie. Ky sezon turistik po dëshmon se vetëfrenimi njëvjeçar që solli pandemia, po kthehet në një çlirim masiv të instikteve e babëzisë së bizneseve turistike, për të kompensuar humbjet e marrë me dhunë klientelën. Pa e çarë kokën fare se duke i vënë zjarrin komshiut, kanë prishur një herë e mirë edhe biznesin e tyre. Shezlongët janë metafora e këtij turravrapi absurd, pas të cilit shfaqet i njëjti shtet pasiv dhe i pafuqishëm për të vënë në fre arbitraritetin që sundon i palëvizur në bregdetin e shqipeve. Vija jonë bregdetare është simptomë e pafuqisë së kudondodhur për të bërë shtet dhe për imponuar ligj!

12 komente në “Vija bregdetare, simptomë e një shteti të sëmurë”

  1. Kola says:

    Blendi Klosi duhet larguar si i paafte. Nuk zgjidh pune ai.
    Ministri i turizmit me ate te brendshem duhet te jene nje binom i forte ne kete vendosje normaliteti, me dore te hekurt.

  2. xhoxhi says:

    Shqipëria që shikojmë kudo sot e ka burimin tek një dorë e zezë që quhet Sali Berishë i cili qëllimisht e bëri katrauere kudo këtë vënd vetëm e vetëm sepse nuk fitonte ndryshe zgjedhjet.Kudo ku ka shkelje të ligjit është vetëm kjo dorë.Në njp prefekturë të madhe ku kryetari i këshillit të qarkut ishte i partisë demokratike qëllimisht lejonte ndërtime pa lejë vënd e pa vënd dhe më vonë u legalizuan dhe sot që ti prishësh shteti duhet ti çdëmtojë me miliona lekë.Tek pallati im në katin e parë mbi kanalin e ujrave të zeza një “trim” ka ndërtuar mbi lulishte një ashef me lejë dhe kur shkova u hankova në urbanistika punonjsi më nxori tre vendime gjykate që nuk mund të prishet se është me lejë.Ku nuk shkova dhe ajo “nevojtore” po e quaj kështu është akoma atje dhe ska burë nëne që e prish.Tani kuptoheni se çfarë mund të bëhet në bregdet e gjetkë.Kjo quhet masakër dhe jo ajo që thotë Luli se zgjedhjet janë masakër.Këta njerëz që duhet të gjykohen dhe të japin llogari.Në Devoll karvane me kafshë presin malet dhe askush nuk çan kokë në komunë.Makinat në Korçë fugone të mbyllur ngarkuar rëndë me dru shkojnë derë më derë e shesin drutë pa asnjë lejë.Kështu miqtë e mi të nderuar Shqipëria ashtu siç e katandisi Saliu ska për tu bërë kurrë dhe viktimat jo vetëm nuk do mbarojnë por ato do bëhen më të shpeshta.Kur erdhi kushëriri i i parë hga Amerikëa dhjetë vjet më parë qëndruam të pimë një kafe në një hotel në Poiskë.Hymë brënda dhe i lojti mëndja.Më pyet kush e ka ndërtuar këtë hotel?Nuk e di i them.Ku i ka gjetur gjithë këto para që e ka ndërtuar?Unë kam 50 vjet në Amerikë kam bisnes ti mirë dhe kam një fermë të thjeshtë kur shkoj për pushime!Pra ky hotel nuk u prish askush nuk e di me çfarë para u ndërtua dhe gjithë ndërtimet u prishën gjatë liqenit të pogradecit dhe ky pret e përcjell vizitorë..Nga Kuksi kanë bërë hotele buzë gjolit….Se bëhet ky vënd nuk besoj..

    1. K says:

      Eshte Jemin Gjane ne Pogradec! Saliu dhe likja plus Lulximja ndezin krimin en Shqiperi! NUk ma jep ministria thone per shezllonget se jam me PD dhe kercet kallashnikovi! 4 te vrare dhe 2 te plagosur! E ka fajin Rama thote presidenti hajdut,Saliu kriminel! Dhe krimi sigurisht vazhdon se keta te dy mendojne se ju takon atyre te jene ne pushtet dhe te bejne gjemen perseri!

    2. Gjergji says:

      Ore, te gjithe e dine se sa zullume ka bere Saliu, por mjaft me me Saliun, ne pushtet eshte Rama. Per 9 vjet, po te donte ky i gjati, nuk do te perkeqesohej kaq shume gjendja. Mjaft me me Salen. Sala e ka mare te tatepjeten. Por shikoni ujkun (Ramen) e ripjelljes qe cdo gabim te tij ja hedh Sales.

  3. qytetar says:

    Ata vriten….gazetaret kolliten.

  4. Iliria e bashkuar says:

    Jo, eshte nje shtet i pa afte.

  5. Sqepari says:

    Keto jane probleme qe presion.Urgjente eshte t’i tregohet vendi nje fare Dritan Leli, i cili ka patur guxim t’i mbyllen tell lartesise se tij.

  6. Taulant says:

    Gjermania mbas 9 viteve ne 1954 nuk njihej me ate te 1945 te luftes.
    Rama mbas 9 vjeteve ne pushtet akoma nuk ndan dot cadrat ne plazhe.

    1. Disa komentues jane kaq te politizuar sa nuk e kuptojne apo nuk duan ta kuptojne se Rama do pushtetet e ndara! Saliu ishte presiden,K/minister,kryetar i gjykatave etj etj! Problemi eshte kultura shqiptare! Duam perfitime jo nga ligji por me mil ose para! Akoma s’kemi ate kulture! Edhe bashkite apo ata qe jane ngarkuar me kete pune ne to kuptohet qe jane te korruptuar! Kush eshte zgjidhja! Fillohet nga politika qe duhet te heqe dore nga konfrontimet me armiq! Te ike Saliu dhe Likja por edhe Kunati i Lulzimes! Ne duam te luftojme pasojen pa luftuar shkakun>

  7. Edi boll says:

    RAMA EMBYLLI CIKLIN
    ME SHUME NUK JEP DOT SE AQ mundesi ka nje piktor
    Tani ose tja lere karrigen nje me te afti ose te ik kjo qeveri e me referendum te formohet nje qeveri teknike apartiake
    Boll me me qeveri me ministra kukull e te pa afte vetem nga jugu

  8. Detari says:

    tani e votuat hoxh ramen, vazhdoni degjoni hoxhat nga megafonat e cdo lagje, o pellasge autokton shqipfolsa turq

  9. betixho says:

    VIJA BREGDETARE,CFAQJE E SEMURE E FRYMES QE MBIZOTERON QYSH NGA VITET NENDEDHJETE.FRYMEZIM I RREMBIMIT,PERFITIMIT DHE PLACKITJES DHE STRUKTURA E SHTETIT E GJUNJEZUAR DHE E PA AFTE TE NGRIHET NE NIVELIN E LIGJIT DHE NORMALITETIT AKOMA NGA MBIZOTERIMI I KESAJ FRYME DHE ETJA PER FITIME E RRENJOSUR EDHE NE ADMINISTRATEN SHTETERORE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje