Nga Përparim Kabo
Po po lluksi që po na vret. Shoh në rrugë të rinj me makina super luksoze djeme dhe vajza që bëjnë xhiro në bllok…apo në rrugët e Tiranës dhe me një vetmburje demonstrative duket sikur të thonë po kaloje unë, a nuk po më sheh…Ecin dhe frenojnë të fërkojnë gomat…hyjnë në kthesë pa as një lloj kokëçarje…lëshojnë zhurmë me skapamenton…Motorrat janë një tjetër gjëmë e qytetit shpejtësi skëtere dhe zhurmë në çdo orë të ditës dhe të natës…
Po ku i gjejnë këta paratë për këto mjete të shtrenjta…luksi pa punuar vetë…Djemtë ose i kanë paratë e babit që lodhet shumë, ndërsa vajzat i kanë dhuratë nga të dashurit…një makinë është nuk është gjë e madhe…Kjo jetë boshe mbushet me instikte orgji sex pije duhan drogë …veshje luksi…faqe në rrjete sociale pastaj promovimi në media…paratë i bëjnë këta kokëbosha me diploma, i bëjnë juriste, i bëjnë këngëtare autore librash…i bëjnë deputetë.
Asgjë në vanitetin e tyre nuk është investim jetësor si psh…të rritesh me privacione, të studiosh shumë,të punosh për të siguruar disa të ardhura plus që mos i rrendosh familjesh…netë pa gjumë për të arritur rezultatet karrierë me meritokraci… këto janë për ta tipare të njerëzve jo modern. Po rritet një masë njerëzish me mendje drusore në shoqërinë tonë që bezdiset pse nje kembesor ne rruge kalon ne vijat e bardha, pse një makinë ecën në korsin e vet me shpejtësinë e lejuar…pse një qytetar është në punën e tij në trotuar.
Injorantët kanë para ata janë zotër edhe të jetës tënde…Para pak ditësh një i ri shtypi në trotuar nje grua të re shtatzënë dhe i këputi këmbën.. Tani unë pyes zotin Ardi Veliu drejtorin e përgjithshëm të policisë..çfarë u bë me atë drejtues mjeti? Sot një i ri me makinë luksi vret një familje…zoti Veliu çfarë do ti thoni publikut? …vjet në këtë kohë pesë policë rrahën te liqeni artificial në Tiranë një fëmijë 12-13 vjeç pse po ecte me biçikletë pa bërë ndonjë shkelje…vjet në muajin maj zoti Veliu policia shpërndau me forcë protestuesit në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar dhe ata që dolën kundër shembjes. Po ju nuk jeni në gjendje të ndaloni luksin që vret.
Ju më kujtoni prokurorin John Procter…që tha nuk veproj dot nuk jam më prokuror se e kam shitur shpirtin…Polici vrau djaloshin Klodian Rasha…dhe vetëm kur plasën protestat e mblodhët mendjen dhe vepruat përfshirë dhe teatrin politik…
Lluksi vret çdo ditë…kur një drejtues lokal që ka vite moshë aq sa une kam vite pune jeton ne vile…kur paria jeton në vila fushore malore bregdetare…kur vdesin minatore dhe media hesht…kur minatorët kanë diku disa muaj që nuk marrin pagat ashtu si naftëtarët…dhe politika tjerr retorike…Policët e thjeshtë janë në hall …me ligjin apo me urdhërin? ….me ligjin kushti është me ligji është i njëjtë për të gjithë. Por në punë të mban dhe të heq urdhëri…
Kaq e vështirë është të identifikohen makinat luksoze të bllokohen deri në verifikimin e burimit të parave. Psh rasti i sotëm? Të na thotë policia kush i ka lëshuar patentën këtij shoferi? …është konform rregullave…? Ju flisni për katër vrasjet në Bulevard…dhe mirë bëni…po vrasjet në rrugë…
Me policët që kapin ndonjë pozicion të fshehur që të ndalin për ndonjë gjobë…nuk mbahet qarkullimi. Nuk sheh lëvizje me motorr police rrugor në akset kombëtare në të dy kahjet me qëllim kontrollin e lëvizjes…thjesht kapin ndonjë hije tani në behar dhe presin gjahun…po që ndonjë qytetar gjobën…po që ndonjë me makinë luksoze hapi rrugën…Vdekje kaq shumë vdekje po kush mban përgjegjësi… me policinë që mbush ditën me gjoba parkimesh…nuk mbahet rendi…Nëse vritet jeta…kjo tegon se policia nuk është ajo që duam…
??????????
I dashur Profesor Kabo. Je shume i sakte si gjithmone! Por nje gje! Nje baba qe punon shume nuk i blen te birit nje Audi per te vrare njerez! Kush punon rende e di edhe si ta edukoje femijen e vet! Jane para te lehta te fituara nga baballare qe merren me pune te pista! Ashtu si Saliut qe nuk i dhimbsen femijet e tij qe i futi ne rrugen e korrupsionit edhe keta Baba-llare duan te tregojne se sa te forte jane duke sakrifikuar bijte e tyre!
Shkrimi i goditur sidomos sa i perket aksidenteve dhe shkaqeve te tyre. vetem se nje verejtje e kam per zotin Kabo. Me te drejte problemin ia adreson policise, asaj rrugore ne vecanti, por kur ka raste si ai i djalit te Brecanit qe aksidentoi rende ate vajzen ne trotuar apo si ky rasti i tmerrshem dje duke shkuar nje familje, mbasi ngjarja ka ndodhur per fat te keq kete problem duhet ta shohe me objektivitet drejtesia. Policia para ndalon aq sa mund te parandaloje, ama kur ngjarja ndodh dhe shkaktari arrestohet, do te jete drejtesia ajo qe do duhej ta ndehksonte me meksimumin e parashikuar nga ligji per ate shkelje te ligjit. Koha na ka treguar se paraja e “baballareve’ apo “mamave te pasura”, e dashnoreve etj, e gjejne rrugen edhe ne gjykata per t’i lehtesuar “kriminelet” me makina luksoze. Se ndodh ashtu si dhe me shume te denuarper krime te tjera qe denohen pak, perdoren shume artifice ligjore (rrofshin avokatet “e zote”) dhe nje dite te bukur, pas nje apo dy vitesh, i sheh te lire dhe ç’eshte me e keqja qe behen recidiviste në mos po per te njejtin faj te ndeshkuar me heret, per faje te tjera. Se në fund te fundit gjithcka, pos te tjerave, vertitet edhe tek edukimi i femijve qysh ne fillimet e tyre ne familje por edhe ne shkolla. Po u rrit druja shtrember kur trashet trungu, derman ben vetem sopata e druvarit, qe ne rastin e krimeve do te thote ndeshkimi maksimal nga gjykatat. Ne kete faze qe jemi, kur krimet e llojeve te ndryshme po shtohen frikshem, ndoshta lipset qe disa masa ligjore duhen forcuar dhe aty ku mungojne duhen shtuar.
Profesor, ju pershendes!
Por shikoni televizionet tona cfare promovojne!
Vajza qe zihen ne ekran kush ka shkuar me shume te estetistja.
Vajza qe reklamojne trupin e tyre dhe sigurisht fitimet marramendese qe ka fituar trupi i tyre.
Femra mendjefycka qe e kane per mburrje qe nderrojne nga nje dashnor cdo muaj.
Ndersa vajza e virgjer eshte e persekutuar, e sulmuar, e tallur apo sic i thone e bullizuar… E bene kete edhe Arjan Konomi tek emisioni i tij i kurvave, perputhen. Dhe kurvat sot jane ne mode. Por nuk quhen me kurva. Quhen me emer terheqes. Shoqeruese, escorte.
Cfare proklamojne keto televizione.
Qe te gjitha vajzat shqiptare te behen escorta, te behen kurva, po deshen te bredhin boten, te pasurohen shpejt?
Dhe djemte pa asnje dite pune, na shiten si te suksesshem, ndjekes te rrjeteve sociale, punonjes te tyre, qe behen kengetare, me foto me vajza, me makina luksoze, …
Dhe kur dalin nga shtepia, shumica shkojne tek rrjeti i droges dhe prostitucionit. Dhe habitemi kur vrasin apo vriten…
Cfare te beje policia, kur jeta e kote dhe vanitoze sot reklamohet kudo.
Dhe vajzat e Divjakes, Kutallise, Frakulles, Fushes se Korces, Shistavecit, etj. etj. qe mbjellin e shesin nga mengjezi deri ne te errur domate, shalqi, luleshtrydhe, molle qepe, patate, jane te humbura, te pa shpresa, te pa motivuara, te pa promovuara, te kota.
Per to nuk kujtohet asnje ekran, asnje regjizor.
Ne Shqiperi jetojne rreth 700 mije femra te moshes nga 16 deri ne 36 vjec.
Por ne ekranet shqiptare shfaqen ne menyre rituale e periodike, rreth 100 vajza e gra te reja.
Dhe keto njeqind gra e vajza, jane mhaftueshem per te joshur edhe nja 2 mije vajza te tjera qe vanitojne ne rruget e lokalet e Tiranes.
Po me 698 mije vajza e gra te reja te tjera, e di kush cfare behet.
Po per ato qe ruajne e mjelin lopet, delet e dhite, kush do te flase? Kush i kujton?
S’ka djathe….! S’ka djathe…?
Ne vend qe te kishim aviona dhe anije per ushtrine kemi lluks te bajatshem per bejlerine…
Se pse ne kemi ndertue një shoqri komplet primitive Turke Lindore dhe të pa edukume dhe jo si në Perdime Ku të gjith njerzit jane një lloje dhe ligji zbatohet një lloje për të gjith.. Problem i jone eshte mentaliteti.. Por edhe policija e shteti gjykatate prokorija Jane komplet mute ???
Ala tu u qajt ju shqiptart !?!
Qarje,ankesa,po,kundra kujt,kundra vetvetes.
Dhe thoni pse s ju don europa.
Ja pse s ju don.
Se jeni t kqinj,beni keq,silleni keq,
Cdo gjo e keqe ndër ju.
Vetem kur shko jasht e kupto sesa keq esht shqipnija dhe shqiptart.
Dhe ligsija vazhdon n shekuj.
Keqsija e popullit shqiptar ne shekuj…duhet t jet tema e nji emisjoni tv.
Shume i drejte komenti juaj. Ne vetem qahemi dhe e kerkojme fajin tek policia, tek qeveria. Sigurisht policia ka pjesen e saj, por nqs nuk ndergjegjesohet e gjithe shoqeria keshti do te vazhdohet.Ti ke te drejte kur del nga shqiperia e jeton ne nje vend tjeter e kupton me mire.Ne qe jetojme jashte e shohim se policia e ketyre vendeve gjithemone kerkon bashkepunimin e publikut per krime te tilla, nuk mund ta beje e vetme. E veteme e bentevetem diktatura qe lame pas
Shume I drejtë shkrimi. Shumica e policave të thjeshtë nuk kanë asnjë faj. Janë krejt të pafuqishem. Por fai i tyre është kur tregojnë forcën me qytetarin e thjesht që nuk ka makinë lluksi që ska miq të fuqishëm në pushtet. Politikanët tanë pa përjashtim duan të na çojnë në Europe me moton bëni siç themi ne por mos bëni si bëjmë ne.
Nuk jam aspak dakort me Ju z. Përparim KABO .
Asnjëherë nuk të vret lluksi .
Të vret inekzistenca e RREGULLIT dhe indiferentizmi i SHTETIT bashkë me babëzinë e PUSHTETIT .
Unë e bëj , por ky shtet e pushtyet nuk e bën dhe nuk ka aspak në mendje me e bë kurrë .
Për 3 MUAJ , jo ma tepër , nuk mund të imagjinohet të vdesi 1 njeri nga aksidentet , e jo me dhjetra e dhjetra ç’do muaj .
Për 6 muaj , nuk mund të imagjinohet të vritet edhe 1 njeri me armë , e jo me dhjetra , deri dhe vrasje nga policia .
Për 6 muaj, nuk mund të imagjinohet të gjindet në qarkullim grami i drogës , e jo më të mbyten arat e kodrat , bashkë me baraket me kanabis , dhe të rrethohen gjithë shkollat , duke fillu nga 8-9 vjeçaret me lokale plot me drogë e shpërndarës droge .
Ky shtet e pushtet , e ka mendjen me i rjep Tiranës 7 lëkurë ( kësaj miniere floriri për ato ) , me ngrejtë vend e pa vend ( yxhym tek prona alias publike ) pa kurrfarë koncepti e plani urbanistik grataçielat marramendëse të pastrimit të parave duke varrosur vetë për së gjalli me qindra banorë , të cilëve ju janë hequr me dhunë shtetërore përjetësisht të drejtat universale njerëzore për dritë, për diell e për ajër .
Ky shtet bashkë me policinë e vet nuk e dijnë se ku ndodhen TRE DETYRAT kryesore që jau ngarkon KUSHTETUTE ;
Me ruajt jetën e njerëzve ;
Me ruajt pronën dhe
Me ruajt rendin dhe integritetin territorial të çdo qendre e krejt shtetit .
Këta duan ti largojnë shqiptarët nga Shqipnia .
Nuk jam dakort qe te vret luksi por eshte shtet kurve qe ska bythe te kapi rugacet me xhama te zinj dhe ska bythe te zbatoj ligjin se ska shtet .kjo eshte e gjitha dhe vej gjob sipas makines jo sipas fajit
Z. Kaba, shume mire qe beni shkrime te tilla, por kjo eshte shume pak per nje Intelektual, Profesor njeri idijes. Ne presim nga ju te veproni, se si? nuk di ta them, se do te isha edhe une Profesor.
Respekte profesor,ju ndjek dhe ju lexoj në çdo dalje dhe publikim . Me të vërtet luksi po vret në Shqipëri
Po Ju vret droga, korrupsioni dhe humnera ekzistenciale.
Respekte prof.Kabo.Lluksi pa djers vret.! Ardi Veliu besoj nuk ju ka dhene pergjigjen!!!???Drejtusit te mjetit i Kane hapur nje d’home hoteli ne spitalin e traumes!!!!?
Gjerat do ishin krejte te qarta po
te mos I spjegonin intelektualet.
Artikulli juaj profe duket si nje
limonad e vaket per keto dite te nxeta vere.
Nga ju nuk priten konstatime, por zbulime te renjeve qe sjellin
keto fenomene.
Ky eshte guzim intelektual, te tjeret
jane dokra mejhanesh kohore.
Kur s’keni kurajon te spjegoni luksin e sotem me c’fare marifetesh u krijua ne keto vite
je I pa besushem.
Fol per grabitjen totale qe ju be
e si ju be vatanit tone.
Ka aq gjera per ti demaskuar profe
aq forte sa do te prishet rehatia.
Eshte e turpeshme te krahasosh kater vrasjet e qellimeshme ne bulevard me aksidentet edhe pse
shume te dhimeshme.
Kur vret ne bulevart ne nje miting
paqesor vret shpirtin e nje populli.
Prandaj nuk jeni I besushem kur
mereni me policin rrugor dhe haroni jo pa qellim gjykatesin qe
I bene gjemen ketij kombi me lirimin e ketyre femijve te luksit.
Profe bej nje artikull te dyte dhe
pranoje qe ja ke futur kot, pa njeanshmeri se brumi s’te mungon.
Pse i jap te drejte komentuesit “dee”..Sepse z.Kabo nuk duhet te nxirrni vetem difektet e policise, gjykatave, prokurorise, biznesmeneve oligark si edhe levave te tyre.
Duhet ta pranosh se edhe Ju zoteri deri ketu shkoni, ktheheni dhe rregjlloni shallin dhe jaken e kemishes.
30 vjet jane shume per ate Zot….
Njesoj jeni, ata poshterojne popullin e tyre, ju mbas auditit qe ju beni vrejtje….
Nuk te kerkon njeri te behesh njeri i aksionit
por jep dicka qe te shpresojne shqiptaret…
Mban Edi mjeker ? Ok…shum mire.
Po c’dreqin kane deputetet e tjere qe mbajne mjeker si Rama?
Kap thelbin z.Kabo…mos konento ato qe shofim dhe kuptojme vet.
Mos u be edhe ti me mjeker…
Ku është Stresi, i cili thirri një demostratë për K. Rashën, dhe mirë bëri. U rrëzua një ministër dhe u fut në burg polici. Po tani që familjen Gusho, Madani e zhduku cfar po bën Stresi, pse nuk therret një demostratë tjetër kundër Madanit, të jatin e Madanit dhe atë që ka bërë të jatin e Madanit.
Profesor je gjigand, gjithmon godet ne shenje….
Edukimi fillon nga familja dhe fatkeqesizbt ne vendin tone gangesteret jane bere biznesmen, si tipi Brecani si i ati dhe i biri….. Shteti policia, drejtesia nuk nane ne nivelin e duhur prandaj vdesin njerez nga te fortet qe blejne gjithcka.
Cfare faji ka shteti kur dikush Vret,Shtyp me makine,Pine droge,Dehet e te tjera si keto
Shqiperia donte Democraci Kapitaliste dhe ja ku e ka ,! me te mirate dhe te keqijat e saj
Mos beni Politik me regullin dhe qeverine aktuale ,cdo gje eshte ne ndergjegjen e qytetarit si dhe edukumi i femijeve
Cdo gje tjeter eshte brockull politike
Nuk mund te vendosesh polica ne cdo cep te ruges sepse nuk mund te behemi shtet policor
Por kjo gje i takon tranzicionit qe Shqipetaret dhe Shqiperia po kalon, ne te gjithe boten ndodhin te tilla gjera, ne te gjith shtete e botes
si edhe ne Amerike qe dikush thote ( qe nuk ndodhe) por Amerika eshte vend i madhe sa tre Europa ,prandaj mos flisni brockulla dhe mos beni krahasime
Po nuk u vendos ligji i vdekjes kete gje do te degjojme prap sot,neser,pasneser. Dhe prape do te dalim e do te shkruajme ,dhe gje nuk do zgjidhim.
Qeveria fitoi perseri zgjedhjet. Kush ka inat le te plase. Qeveria do bej…..porte gjigand qe nuk jane pare kurre, do bej hekurudha qe do lidhin vendin me Indine, do bej…. Per shkolla, siguri, ambient te mbrojtur, ndotjen akustike sidomos nga hoxhallaret pisanjos….. dhe keto qe flet ti profesor Kalo nuk merret qeveria. Keto jane gjera qe njerzit ne demokraci i rregullojne vete. Iku koha e diktatures zotri tani eshte koha…..rrumpalles te Palles.
“ishim më mirë kur ishim më keq” ??? A kanë domethënie këto fjalë ? Psh, nuk kishim makina, rrjedhimisht edhe incidentet ishin sa gishtat e dorës , të njërës dorë për të qenë më të saktë. Psh, nuk bëheshe dru nga bari që e thithin me hundë e me shiringa. Kësisoj mendja funksiononte më normalisht. Psh, nuk kishte km, presidentë, ministra apo gjykatës si këta. Rrjedhimisht nuk ka si të kishte kamikazë luksi. Psh, prof Kabo, prof Fuga, Xhufi etj, nuk kishte llafolligji, por kalohej në veprime konkrete e direkte. Llumi debohej nga qyteti, kësisoj ajri pastrohej, dhe llumi shkonte në habitatin e tij natyral. Ju njerëz të këtij vendi, përfshirë dhe veten time . Për sa kohë që ne do luajmë rolin e hipokritit, për sa kohë do gjunjëzohemi para Agron Tufës, Dashnor Kaloçit e Sali Berishës, për aq kohë do jetojmë në një botë irreale. Asnjë teori dhe filozofi nuk mund të na mbushë mendjen se : duke hedhur poshtë çdo arritje dhe rend kushtetues e ligjor, këtu do gjenim Amerikën. Edhe Amerika vetë disa ligje i ka ruajtur që nga koha e luftës civile . Edhe Europa disa ligje i ka konservuar që nga revolucioni francez, Napoleoni, Musolini etj. Sigurisht që koha evolon, po ashtu edhe kuadri ligjor ka nevojë për përmirësime. Përmirësime nuk do të thotë zhbërje nga themeli. Ndërsa ne i hoqëm themelet e kemi mbetur në ajër. Aq sa paguhemi për të mos bërë punë. Rasti i gjk është ulëritës. I drejtohen kom ven për çështje që, o i dinë dhe nuk i zbatojnë, ose janë injorantë dhe i emërojnë aty për ti pasuruar , se për gjë tjetër nuk janë. Edhe ky djali me Audi luksoz . Na ka marrë disa gjoba , por nuk i hiqet patenta e nuk i bllokohet mjeti, pasi të tillë ligje kanë hartuar, të tillë inkompetente ka prodhuar ekonomia e tregut, e plepave më saktë.
Profesor I nderuar, nuk na vret luksi, na vret injoranca qe injektojm per 30 vjet
Kush do do gajasej me mua dikur une te enderroja te behesha deputet per te qene ligjvenesi I yt apo I tim ati
Nje biciklete kishim dhe me vrap xhirim gomash
Por kur polici na kapte per krahu dhe babai na nxirte nga rajoni, kurre me ai xhest nuk perseritej
E kemi bere komisarin Mond Kozeni si spartakun, por jepjani Cesarit cfare I takon
Me manushaqe qe gjobisin fsgataret per nje tufe majdanoz nuk behet shtet kur ke lukuni qensh te terbuar
Dajaku thone ka dale prej xhenetit, lol, jo patjeter me dhune force, por me ligj te forte
Ne USA jane po aq shqiptare sa ne Europe, po ktu ta gudulisin menderen po bone krimet qe bejme ne shqiperi apo kudo tjeter
Dhe nje perqindje e paperfillshme guxojn bejne aventure me shtetin
Por shteti do bole, shif pushtetaret apo politikanet tane per kto 30 vite, hajde bej shtet
Shif xhelal mziun kur duhet te ishte kallupi juaj profesor deputet, hajde prit shtet
Thuaj shyqyr xhelali nuk e nget gomorin me 200 ne ore, se as Africa sdo na pranoj, jo me Europa
Zoti Kabo po te vriste luksi, yjet e Hollivudit apo sportistet e pagauar miliona dollar do te kishin vrare aq shume sa nuk do te numeroheshin dot.
Vret modeli si po i edukojne prinderit femijet e tyre sot.Vret indiferenca e shoqerise tone.
POlicia ka rolin e vet por kudo ne gjithe boten policia e vetme nuk zgjidh dot asnje problem. Ajo kerkon bashkepunimin e gjithe shoqerise. Duhet edukim dhe ndergjegjesim i gjithe shoqerise.
Profesor Kabo,faktet jane ne shesh dhe askush nuk i analizon.Edhe JU vetem konstaton por,cila eshte zgjidhja?EDUKIMI,e vetmja zgjidhje.Po ju them zoteri se para disa vjetesh,rripi ne makine dukej i bezdisur kurse sotte gjithe shoferat nuk levizin pa rrip sigurimi.E njejta gje edhe per pagimin errymes elektrike a te dickaje tjeter.A e dini JU profesor si u arrit qe keto te beheshin edukate?Edukim nuk do te thote duke u lutur por,duke zbatuar ligjin ne menyre rigoroze.A ka ligj qe kur drejton automjetin te mos flasesh ne telefon?Sa zbatohet? E shume te tjera.
Jemi kethyer ne popull VRASES.Me nje arme behemi vrases,me makine behemi vrases,me post drejtues behemi vrases (Korrupsioni) e shume te tjera.Kerkoni qe te zbatohet ligji ,jo vetem per ate qe s’ka para por per te gjithe njesoj.