A ka këllqe kjo Gjykatë Kushtetuese të marrë vendime deçizive?

25 Qershor 2021, 11:27Blog TEMA

Nga Afrim Krasniqi

Gjykata Kushtetuese u përball ditët e fundit me disa vendime me rëndësi politike dhe kushtetuese në vend, siç ishin çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar, ajo e vlerësimit të rolit të Presidentit në nxjerrjen e dekreteve për ministrat dhe sidomos çështja e fundit, vendimmarrja mbi legjitimitetin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Ajo sapo ka administruar edhe dosjen rreth vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit. Në historinë e një Gjykate Kushtetuese çështje të tilla ndodhin rrallë, shumë rrallë, kurse në rastin tonë, për shkak të periudhës së gjatë pa Gjykatë Kushtetuese (2018-2021) dhe krizave politike të viteve të fundit, dosje nga më uniket bëhen të zakonshme në axhendën e saj.

Me vendime pro ose kundër Teatri do të mbetet i shembur dhe nuk ekziston më, Presidenti ka hyrë në 10 muajt e fundit të mandatit, historia me dekrete do të vijojë edhe në të ardhmen, kryetarët e bashkive sapo konsumuan gjysmën e mandatit dhe koncepti i bojkotit elektoral nuk mund të kthehet në normë kushtetuese. Pra, sado të rëndësishme qofshin vendimet e pritshme, vlera më e madhe e tyre nuk është gjykimi bardh e zi, por norma kushtetuese që krijohet, interpretimi i Kushtetutës dhe impakti që do të kenë këto të fundit në të ardhmen.

Ditët e fundit, gabimisht debati rreth vendimeve të mundshme të Gjykatës Kushtetuese trajtohet gjithnjë nga pozitat aktuale politike, pro e kundër qeverisë/ pro e kundër Presidentit/opozitës, – duke u larguar de facto nga debati real dhe i trefishtë që do të duhej të ndodhte. E para, a ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore Gjykata Kushtetuese për të marrë vendime që prekin sistemin e qeverisjes dhe legjitimitetin e institucioneve; e dyta a gjendet Gjykata Kushtetuese në gjendjen për të marrë vendime; dhe e fundit, a janë të përgatitura palët për pasojat e vendimeve të mundshme të Gjykatës Kushtetuese. Le ta shohim argumentet me radhë.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 7 anëtarë, ku drejtuesja e saj është në mandat pasiv, me mandat kushtetues të përfunduar dhe për pasojë, ushtruese e funksionit deri në zgjedhjen e emrit pasues, në një procedurë që tashmë ka nisur ligjërisht. Për vendimmarrje profesionale Gjykata Kushtetuese ka nevojë për anëtarë të plotë dhe të aftë, për ekspertizë konstitucionale dhe për staf të aftë mbështetës. Gjykata aktuale Kushtetuese e kaloi me sukses testin e vettingut, por në cilësi profesionale nuk ka krijuar ende bindjen se është më lart sesa Gjykata e vjetër Kushtetuese, e cila u rrëzua nga vettingu. Brenda saj ka anëtarë që më shumë sesa prej CV profesionale janë aty si produkt përfitimi nga procedura, nevojat emergjente dhe mungesa e konkurrencës, siç ka mungesa të theksuara të stafeve mbështetëse. Mjafton të lexohen disa nga tekstet e plota të vendimeve të fundit për ta kuptuar më mirë këtë dobësi. Nga ana tjetër, Shqipëria sot ka numër minimal ekspertësh kushtetues, ndofta 2-3. Nuk ka debate publike midis ekspertëve dhe disa prej atyre që marrin këtë rol në media ose rrjete sociale në tërësi janë juristë të atashuar pranë partive politike ose që qartësisht bëjnë kalkulime politike. Fakulteti kryesor i të drejtës në vend nuk ka ndonjë qendër të ekspertizës të thelluar kushtetuese, Shkolla e Magjistraturës jo se jo, si dhe prurjet nga jashtë, nuk kanë ndikuar në këtë boshllëk të madh në mendimin juridik shqiptar.

Për të marrë vendime Gjykata Kushtetuese ka detyrimin të ketë 5 vota pro ose kundër, pra të ketë një shumicë të qartë pro një opsioni vendimmarrjeje. Nëse ka votim dhe rezultati del 4 vs 3, Gjykata nuk merr vendim dhe çështja humbet vendimmarrjen për procedurë. Në rastet e çështjeve më rëndësi, si ato të cituara më lart, humbja për procedurë dhe mungesë kuorumi do të ishte varianti më i keq vendimmarrës në Gjykatën Kushtetuese. Mjafton të shihet vendimi për shkarkimin e ish kryetarit të bashkisë Vau i Dejës për të parë se në ndonjë pretendim sensitiv nuk u krijua shumicë, por rezultati ishte i ndarë 4 vs 3 vota, duke mos arritur të merret një vendim kushtetues. Në këtë kuptim, numerikisht, Gjykata Kushtetuese aktuale nuk është në gjendje reale për të marrë vendime të rëndësishme, për sa kohë mungojnë 2 anëtarë të tjerë, që do të siguronin në çdo rast ekzistencën e një shumice prej 5 anëtarësh. Kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja që GJK vendosi që çështjen e legjitimitetit të zgjedhjeve lokale e zhvendosi në kohë, për të parandaluar ndarjen në vota dhe mungesën e një shumice kushtetuese vendimmarrëse.

Së fundi, Gjykata Kushtetuese merr dhe do të marrë vazhdimisht vendime, por sa i duam, i lexojmë, i kuptojmë dhe i respektojmë ato? Cili institucion e palë në padi ka pranuar përgjegjësitë që burojnë nga vendimmarrjet e GJK dhe pasojat e tyre? Ja një shembull, rasti i shkarkimit të kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës. GJK dha një përfundim kritik, sipas të cilit shkarkimi u bë në shkelje të Kushtetutës, madje pa pasur një mbledhje të Këshillit të Ministrave dhe pa respektuar rrugën ligjore. Në një shtet serioz menjëherë do të duhej të kishte deklarim nga zyrtarët përgjegjës të kësaj shkeljeje, reflektim dhe marrje përgjegjësie prej tyre. Nuk ndodhi as njëra dhe as tjetra. Si përherë, fitorja ka shumë vëllezër, humbja është jetime! E njëjta situatë u përsërit edhe pas opinioneve të Komisionit të Venecias lidhur me Kodin Zgjedhor, me ndryshimet kushtetuese apo me nismën 2019 për shkarkimin e Presidentit. Cili politikan e zyrtar, cili institucion dhe cila parti pranoi përgjegjësitë? Asnjë. Të gjithë i lexuan opinionet sipas interesit politik të ditës. E njëjta po ndodh e do të ndodhë edhe me vendimet e pritshme të GJK. Dhe në këtë mënyrë, mundësia që GJK të ndikojë në maturimin e institucioneve dhe të politikës duket minimale, pra e kundërta e misionit të saj në një shtet demokratik.

Mësimi? Vlera? Pritshmëria? Mund të kemi probleme me KLGJ, KLP, strukturat e vettingut, etj, por asnjë institucion tjetër nuk ka rëndësinë dhe ndikimin që mund e duhet të ketë Gjykata Kushtetuese, sidomos në një vend si Shqipëria ku kulti i individit/udhëheqësit/partisë vijon të jetë më me ndikim se kulti i institucioneve. Pas eksperimenteve të shumta të 30 viteve tranzicion Shqipëria ka nevojë jetike për Gjykatë Kushtetuese të plotë, profesionale, të besueshme dhe me integritet, që merr vendime dhe ka kurajën të shohë e të gjykojë mbi interesat politike të ditës, mbi interesat e politikanëve që kanë promovuar karrierën e vetë gjyqtarëve dhe mbi këshillat e ambasadorëve periodikë, mbi paragjykimet e militantëve partiake dhe medias naive apo gjobëvënëse. Shqipëria ka nevojë jetike për drejtësi, për Kushtetutë dhe kushtetutshmëri, për norma dhe parime që garantojnë liritë tona, për institucione dhe për kulturë demokratike, – nevoja që në momente të rëndësishme të tranzicionit disa vende të tjera i kanë arritur edhe përmes vendimmarrjeve të Gjykatave Kushtetuese.

7 komente në “A ka këllqe kjo Gjykatë Kushtetuese të marrë vendime deçizive?”

  1. Julia says:

    Ti o gazetar kari, para se te shkruash nje tekst duhet te besh nje test te gjuhes shqipe se e keni dhjere fare.

    1. O Julia; Afrim Krasniqi “eshte” me grade shkencore PhD (Doktor Shkencash ne Politike), por shqipen nuk e di “fort mire”, sepse dihet nga vjen dhe si i ka marre Graden shkencore. Mos u habit aspak per kete nivel…

    2. Meri says:

      Jam dakord: cfare do te thote “vendime deçizive”? Vendime vendimtare?
      Na e shtremberuar gjuhen tone, qe me pak kujdes, mund te shprehesh çdo mendim te forte a te bute, me ngjyra apo pa ngjyra, pa e perzjere me gjuhe te tjera. Nuk dukeni me te kulturuar kur futni nga ndonje fjale te huaj, por dukeni me budallenj.

  2. Gjykata Kushtetuese eshte e kapur me te pakten tre anetare nga Ilir Meta dhe Sali Berisha;
    1. Dr. Vitore Tusha, Kryetare [e komanduar]
    (me Mandat te perfunduar qe ne 2017, por eshte njeriu intim i Ilir Metes dhe Sali Berishes, ndaj vazhdon ne kundershtim te plote me Ligjin per Gjykaten Kushtetuese, dhe Institucionet e Drejtesise KLGJ dhe KED si dhe Nderkombetaret nuk “ndihen” per kete shkelje flagrante).
    2. Marsida Xhaferllari, anëtare
    (e emruar me force nga Ilir Meta (mbrapa qendron propozimi direkt i Sali Berishes, 1000%) pa kaluar akoma ne komisionet e Vettingut, KPK dhe APK. Nje shkelje e turpshme e Reformes se re ne Drejtesi, nderkohe qe bashkejetuesi i sja eshte Anetar i Kryesise dhe Deputet i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili ka ne burg per organizate trafiku droge ne nje nga vendet perendimore te BE, njeriun e tij te afert te familjes)
    3. Sonila Bejtja, anëtare
    (e emruar me force nga Ilir Meta (mbrapa qendron propozimi direkt i Sali Berishes, 1000%) ne shkelje te plote te Ligjit per zgjedhjen e Anetarit te Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte, qe e ka te percaktuar shume qarte se, duhet te jesh pjese e Prokurorise ose Gjykates dhe jo si kjo gruaja e Andi Bejtja (gazetari filo-Berisha, qe eshte figura numer-2 ne Televizionin dhe Median private te familjes se Sali Berishes, SYRI.TV dhe SYRI.NET, qe financon dhe komandon direkt shkelzen Berisha), qe vjen nga fusha e Noterise)
    A doni edhe per ndonje tjeter ne Gjykaten Kushtetuese, qe eshte filo- Meta dhe filo-Berisha, per te treguar se Nderkombetaret bene gabim shume te madh kur menduan strukturen e Sistemit te ri te Drejtesise ne Shqiperi, duke i dhene shume terren abuzimi MORTJEVE President, si Ilir Meta ne rastin konkret. Nderkohe qe dihet qe Presidenti nuk zgjidhet nga populli, por nga 71+ Deputete, qe do te thote eshte KUKULL dhe nuk duhej te nderhynte aspak ne asnje element te zgjedhjeve ne organet e Drejtesise, perderisa jo hoq e drejta per te qene kreu i KLD, qe u shkri totalisht si strukture.
    Te jeni te sigurte qe keto te treja Anetare te kushtetueses dhe tek tuk sipas “momentit” dhe ndonje nga 4-ershja tjeter e papermendur me emra si me siper, do bejne lojen e Ilir Metes dhe sali Berishes ne vendimet qe do marrin keto dite dhe ne javet e ardhshme.
    NUK KA GJE QE NUK MERRET VESHT NE KETE VEND.!

  3. Erli says:

    Artikulli i ngjan vendimeve të deritanishme të gjykatës në fjalë.

  4. fakti says:

    Nje shkrim medioker i nje njeriu qe ose nuk merr vesh, ose ben sikur s’merr vesh nga kjo pune. Gjykata kushtetuese eshte e tille sepse ploteson me zberthime te metejshme kushtetuten ne rastet kur ajo eshte e pa interpretuar. Por gjykata kushtetuese duhet te kete gjyqtare kushtetues dhe jo gjyqtare per ekonomi tregu te mendimeve (!) si ndodhi me keta egzistuesit. Keta jane te pa afte per te bere detyren, çdo intepretim tjeter si thoshte Vasjari, “tu leme kohe” apo ndonje tjeter, eshte papjekuri shoqerore duke ditur ne ç’kohe jetojme ne Shqiperi; nuk ka asnje minute kohe per tu menduar apo marre mesim sot gjyqtaret kushtetues. Po nuk jane te afte te lene detyren nje tjetri. Dhe me turp e faqezez per ta eshte kur i drejtohen Venecias kur e kane marre nje here pergjigjen. Skandal me ata gjyqtare, skandal me ata analiste qe i mbeshtesin, skandal me mendimin kaq hapur idiotesk qe çdo qytetar mund ta interpretonte vetem formalisht sa per tu arshivuar ne dokumenta. Nuk e di ku po shkojme duke formalizuar injorancen e tille ne emer te shtetit ligjor qe ne fakt nuk egziston fare. Mendimi im do te ishte qe te behesh nje referendum popullor per keto çeshtje te rendesishme qe jane sot dhe te menjanohej fare keta gjyqtare te pa afte. Do te merrte vulen e popullit si dikur kushtetuta qe sot eshte kthyer ne nje “kulle te fildishte” qe tallet dhe presidenti me te. Kjo gjykate e humbi kredibilitetin fare qe pa filluar , prandaj s’duhet te vazhdoje.

  5. Shqiptari says:

    Duke respektuar analizen e Krasniqit per Gjykaten Kushtetuese,mendoj se problemi eshte disi me i brishte ne planin personal te gjyqtareve Kushtetues,por dhe ne menyren se si Partite Politike ndertuan ligjin per Ngritjen e Gjykates Kushtetuese.

    Te gjendur ne kushtet e abuzimit me politiken,te zhytur ne shkelje te ligjit dhe ne korruosion,te gjitha krahet e plitikes synuan te kene nen kontroll kete gjykate.

    Vete Reforma ne Drejtesi ndoshta nuk eshte e persosur apo perfekte,por ajo po tregon se bashke me mangesite per shkak te politikes,po e pastron Pallatin e Drejtesise ne vend

    Lufta e forte midis paleve dhe Presidentit,nxori ne shesh tere”betejen ne mbrojtje te Kushtetutes” nga ana e Presidentit duke derguar ne Kushtetuese Xhaferrllarin e Alibeut dhe Bejtjen Notere te Andit.

    Ndonese prej vitesh e ka mbyllur afatin ne Kushtetuese,Vitore Tusha njihet per anesine e saj ne mbeshtetje te Ilir Metes.

    Binaj,Toska,Kalo,Papagjoni mendoj se nuk arrijne tebejne shumicen ne Kushtetuese,por dhe ata kane ardhur nga grupe interesi dhe nuk habitem pse nuk arrijne te ngrihen ne poziten e gjyqtarit Kushtetues profesionist korrekt.

    Nese do lexojme CV-ite e tyre do veme re se vetem dy nga keta anetare kane nje eksperience mbi 30 vjet ne gjyqsor dhe mendohet se e kane statusin e gjyqtarit kushtetues.

    Po çfare mund te themi per Bejten ,sidomos,por dhe per Xhaferrllarin te cilat besoj jane nen niveli mesatar te nje juristi te rendomte,duke bere avokatine,noterine apo keshilltaren,ndihmesen,aq me teper jashte sistemit.

    Te marresh vendime te tilla kaq madhore qe kane te bejne me sistemin,me pushtetin,institucionin e Presidentit apo sistemin zgjedhor duhet te jeshe profesionist i nivelit te larte,por se pari jurist me integritet.

    Sado te tirren teori,te behen analiza,te ngrihen hipoteza dhe te behen aludime,Gjykata Kushtetuese do plotesohet dhe do marre Vendime per keto çeshtje madhore dhe sessitive.

    Tere loja me Komisionin e Venecias qe eshte shprehur nje gete shtetueshem per dosjet qe kjo gjykate po heton nuk eshte gje tjetet,vetem loje e politikes dhe nje zvarritje e kote qe ia ul vleren profesionale kesaj gjykate

    A do ngrihet kjo gjykate ne nivelin e kerkesave te kohes ne nje vend shume afer Bashkimit Europian?

    Shume shpejt por nen presionin nderkombetar qe ka derdhur miliona euro dhe po e monitoron ne çdo hap
    Shume shpejt trupa e Gjyjates Kushtetuese do e kuptoje se Amerika nuk ben lodra me qellimet strategjike qe ka ne nje vend apo rajon dhe kjo nuk e perjashton Shqiperine.
    Koha do flase dhe do u jape zgjidhje dilemave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje