Nikollë Lesi ka bërë një editorial në gazetën e tij “Koha Jonë” ku vlerëson punën e ambasadorëve të huaj të akredituar në vendin tonë.
Ndër të tjera duket se ai nuk ka lënë pa “thumbuar” edhe presidentin Ilir Meta.
“Reforma në Drejtësi ndodhet në hapat e fundit të saj dhe pa mbështetjen e Yuri Kim dhe Luigi Soreca, mund të dështonte. Sidomos ambasadorja amerikane nuk fal cilindo politikan që fut gurë ndër rrota kësaj Reforme.
“Rruga e Elbasanit” e di mjaft mirë se cilët luajnë me dy porta, por ndëshkimet nga SPAK dhe gjykatat e reja, nuk do të vonojnë!
Çdo ambasadorë amerikan në Tiranë ka një histori të veçantë në Tiranë. Ambasadori Uilliam Eduin Rajerson mbahet mend si “ambasadori i rrëzimit të komunizmit shqiptar”, ambasadorja amerikane Mariza Lino si “ambasadorja që rrëzoi Sali Berishën”, etj. Ndërsa Yuri Kim do mbahet mend si ambasadorja “që realizoi Reformën në Drejtësi dhe që ndikoi në penalizimin e politikanëve VIP të korruptuar”, shkruan Koha Jonë ndër të tjera.
Pas prishjes me Metën, Nikoll Lesi tashmë ka filluar vlerëson ambasadorët, përfshirë edhe Donald Lu e Romana Vlahutin, ndërkohë që për vite me radhë, gazeta e tij, me urdhër të Metës, i ka sulmuar vazhdimisht ata, madje dhe me akuza monstrueze.
Por me sa duket, shpallja non grata e Berishës ka dhën efekt edhe tek Lesi.
Shkrimi i plotë
Reforma në Drejtësi mbetet jetike për Shqipërinë. Natyrisht që pushteti i Drejtësisë është një nga tre pushtetet e pavarura në një shtet demokratik, por në kushtet e vendit tonë, ky PUSHTET mund e duhet të reformojë dy pushtetet e tjerë, atë legjislativ dhe ekzekutiv.
Flasim në kushtet e Shqipërisë, ku legjislativi dhe Ekzekutivi kanë patur dhe kanë probleme me zbatimin e ligjit dhe moralin politik. Pushteti i Drejtësisë duhet të jetë i pavarur, bile ai duhet të jap drejtësi kur vijnë në hetim apo në bankën e të akuzuarit deputetë apo ministra, por të gjithë e dijmë se në Shqipëri drejtësia ishte nën varësinë e pushtetit politik e sidomos atij Ekzekutiv. Ndaj vendosja e drejtësisë mungoi dhe sakatoi krejt demokracinë e këtyre 30 vitëve.
Nisur nga ky konstatim SHBA dhe BE vendosën ta marrin vetë në dorë Reformimin e Drejtësisë Shqiptare. Ish-ambasadori amerikan Lu dhe ish-ambasadorja e BE, zj. Vllahutin vendosen në rrjesht para katër vitëve e kusur gjithë klasën politike dhe i futën në “vathën “e parlamentit, me zor. Ata e dinin se shumica e deputetëve, janë të korruptuar dhe nuk kishin si të kundërshtonin urdhërin e tyre për të votuar Reformën në Drejtësi. Në një shtet normal demokratik ajo që bënë dy ish-ambasadorët nuk është aspak normale, pasi teorikisht flitet për shtet të pavarur shqiptar, por duke ditur se si e kanë bërë çorap këtë vend politikanët shqiptarë, tash dhjetra vite, ata diktuan që deputetët të votonin Ndryshime në Kushtetutë, bile të votonin pa bërë zë Reformën në Drejtesi.
Dhe vetëm kur ti shikoje deputetët varg si “specat” që shkonin, pa dëshirë, për ta votuar reformën në drejtësi. Pas këtij veprimi urdhërues Lu-Vllahutin, filloi Reforma, por gjatë udhës ndeshi njëmijë makinacione mafioze politike nga të dyja krahët politikë, që ta bllokonin ose dështonin.
Erdhën dy ambasadorët e rinjë, Yuri Kim e SHBA dhe Luigi Soreca i BE, të dy më të vendosur për Reformën në Drejtësi. Insistuan, këmbëngulen, u përballen me lojëra e makinacione politike shqiptare, por asnjeri nga dy ambasadorët nuk u dorëzua. Ata e dijnë se pa Reformë në Drejtësi nuk ka ndëshkim të politikanëve të korruptuar, pa reformë në drejtësi nuk qeveri të përgjegjshme; Yuri Kim dhe Luigi Soreca e njohin mjaft mirë terrenin shqiptar. Ndaj nuk ndalojnë deri në zbatimin e plotë të kësaj Reforme.
Ambasadorja amerikan Yuri Kim, duke qenë edhe ambsadorja e shtetit më të fortë e më demokratik në Botë, ka një fuqi absolute në këtë Reformë. Ajo flet prerë dhe pa asnjë hezitim për këtë Reformë. Edhe në një aktivitet për këtë reformë, ku të pranishëm ishin krerët e KLGJ dhe KLP, kryediplomatja amerikane tha se ata kanë një rol thelbësor në çuarjen përpara të reformës.
Ambasadorja Kim iu drejtua me një mesazh të prerë edhe politikanëve dhe gjithë sistemit gjyqësor, teksa u shpreh se “Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara”.
Më tej ajo shtoi se ”SPAK ka prokurorët. Klasa e parë e hetuesve të BKH do të përfundojë trajnimin së shpejti. Ka shumë gjyqtarë e prokurorë që janë larguar nga detyra dhe kjo është një gjë e mirë. Nëse jemi serioz për kapjen e momentit në të cilin është Shqipëria, për të pasur një Shqipëri më të mirë dhe më të denjë si anëtare e BE, më të sigurt dhe po aq të begatë sa çdo anëtar tjetër i BE. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë. Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara. E kuptoj që puna e gjyqtarëve nuk është e lehtë, por është e rëndësishme. Nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos kemi sukses në këtë reformë. Së pari, KLD duhet të plotësojë detyrën e tij për të pasur një SPAK me gjyqtarë që kanë kaluar Vettingun. Nuk ka dyshim që plotësimi i vendeve bosh, të shkaktuara nga Vettingu ka qenë alarmuese. Por, KLD ka mundësinë për të rikthyer procesin ne shtegun e duhur. Këshilli duhet të veprojë tani për të bërë një vlerësim të sistemit, duke bërë hartësimin gjyqësor dhe duke iu kërkuar llogari magjistratëve”.
Më pas Yuri Kim shtoi se ”Ne e kuptojmë trysninë, ndoshta jo aq mirë sa ju, por e kuptojmë po aq sa ju rëndësinë e të ecurit përpara. Ky është momenti, ju keni rol tejet të rëndësishëm. Fëmijët, brezi i ardhshëm, e kanë mendjen te ju. Askush nuk mendon që është gjë e lehtë, e di që ka një kosto vetjake dhe profesionale, por është një kosto që ja vlen, se është në të mirë të shtetit shqiptar. Nëse ju nuk jeni të guximshëm, të paguani kostot, apo nëse të gjithë ne nuk i paguajmë kostot, do t’i paguajnë brezat e ardhshëm”, deklaroi ambasadorja Yuri Kim.
Ndërsa dje ambasadori Soreca takoi nënkryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi për ti dhënë mbështetje të hapur nga BE.
Reforma në Drejtësi ndodhet në hapat e fundit të saj dhe pa mbështetjen e Yuri Kim dhe Luigi Soreca, mund të dështonte. Sidomos ambasadorja amerikane nuk fal cilindo politikan që fut gurë ndër rrota kësaj Reforme.
“Rruga e Elbasanit” e di mjaft mirë se cilët luajnë me dy porta, por ndëshkimet nga SPAK dhe gjykatat e reja, nuk do të vonojnë!
Çdo ambasadorë amerikan në Tiranë ka një histori të veçantë në Tiranë. Ambasadori Uilliam Eduin Rajerson mbahet mend si “ambasadori i rrëzimit të komunizmit shqiptar”, ambasadorja amerikane Mariza Lino si “ambasadorja që rrëzoi Sali Berishën”, etj. Ndërsa Yuri Kim do mbahet mend si ambasadorja “që realizoi Reformën në Drejtësi dhe që ndikoi në penalizimin e politikanëve VIP të korruptuar”.
Po pse merreni me bastardet e vitit 1992; Lesi, Bushati, Bejtja, Shkullaku pa rruar e te rruar. Keta birbo i kane hyre ne palce drejtesise dhe duhet qe sot ajo te “marri hak”, ti ndeshkoje deri ne palce. Se ne fakt kane hyre atje ku i ka dhembur dhe dhemb me shume shqiptareve te ndershem. Ujku qimen nderron, por zakonin s’e harron dhe per keta demokracia qe lulezim i krimit fizik dhe shpirteror, lulezimi i krimit te fjales dhe veprimit, prandaj dikush duhet ti ndeshkoje deri aty ku tu dhembi me shume. Duhet, duhet, duhet, duhet….kjo fjale shqip duhet hequr nga fjalori sepse vetem te tregon se ku do shkoshe, por nuk na ka shpure kurre atje ku kemi pase ndermend te shkojme. Ketyre sekuestrim pasurie dhe ndeshkim per aktivitet kriminal ne dem te qytetareve.
Ju tha llapa thu lepi kar!n e Metes. Tani hidh pak peshtym dhe fillo me kar!n e Rames.
Ptuh , çfare njeriu pa karakter ky Lehsi, si nuk ka pak fytyre, deri dje gazeta e tij shkruante per Meta/Monika, tani fillon e behet parimor.
As qe marr mundimin t’ja lexoj shkrimin sapo i shoh ate emer te felliqur.
O Lesh,ca ka nodh me ty,se na bone “merak” !?
E paska gonger m’dysh me duket,pranej ke kthy sumen !!.
Na ke ca rakun,jo po ku do mcifet Rama pas 25,Meta osht burr etj etj.Je i peshtire legen burr.
Po, ambasada amerikane dhe DASH e dije mire se klasa politike shqiptare eshte e bashkuar per deshtimin e reformes ne drejtesi.
Njerez te peshtire si ku Llesi ka nje pari tek medjat shqiptare. Jane si puna e atij kermillit te nates, qe te ecin sa me shpejt perpara jargaviten sa te munden dhe me ke te munden.
Ky ju jargavit Metes e Bashes dhe betohej e sterbetohej me mijra here se gjithmone do bente opoziten deri ne momentin kur e kuptoi qe Metes nuk i kishte ngelur ndo nje medalje teper qe tja jepte redaksise se Lesit.
Aty fillojne pakenaqsit dhe behet me e shpifur gjendja, se te gjitha jarget e leshuara deri me tani po i lepen po vete per tu treguar njerzve se eshte parimor, i drejt e objektiv.
Thjesht gje e shpifur?????
mire o nikolle i more dhe 5 minutat e lavdise .po spo thua ndonje gje te re ,keta qe permend ti dhe ata qe nuk permend njesoj jane ….
Thote Lesi: ” ‘Rruga e Elbasanit’ e di fort mire se cilet jane ata qe luajne me dy porta….” Te jete valle, qe “Rruge e Elbasanit” duhet ta dije se edhe vete Lesi eshte nje nga ata qe luan me dy porta?
Nikolle Lesit eshte nga te paret qe do behet non grata nga gazetaret, sepse ka bere pallat ne mes te tiranes dhe sdihet ku i ka gjetur leket dhe me ca lekesh ka rrojtuar kaq vjet
Eshte shume interesante qe ketij njeriu i pershtatet shume mbiemri:Nikolle Lesi,Nikolle Leshi,Nikolle Lezhi,Nikolle L(e)si(nenkupto LSI)!Fytyre qe i afrohet shume karakteristikave te fytyres se Lul Bashes,pra fytyre qe as skuqet dhe as nuk zvershet ma pak fjale bajate!
Thone qe do kohe perpara mbiemrin e ka patur Kryemadhi!Me pak fjale doç doçi !