Nga Altin Ketro
Gjykata Kushtetuese (GJK) hoqi përkohësisht përgjegjësinë nga vetja duke vendosur që t’i drejtohet me pyetje Komisionit Evropian Demokracia përmes Ligjit, i njohur ndryshe si “Komisioni i Venecias”. Ky vendim i GJK lë shije të hidhur në publik, sepse tregon pafuqinë e saj kur bëhet fjalë për çështje me interes të lartë publik e politik. Shqipërisë i duhet një GJK kompetente dhe jo një GJK që udhëhiqet nga ideja që ta ketë mirë me të gjitha palët politike dhe si rrugë të shkurtër shpëtimi gjen Komisionin e Venecias.
Vendim marrja për çështjen e ligjshmërisë së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, duhet të ishte një nga më të lehtat që GJK kishte në dorë për t’i dhënë drejtim. Nuk ka nevojë për asnjë formim juridik që të kuptosh se ato zgjedhje janë të ligjshme fund e krye.
Zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 u përdorën si mish për top nga një aleancë jo aq e fshehtë, President – Opozitë, për të provokuar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dy parti parlamentare, PD e LSI, dogjën për këtë shkak mandatet e deputetëve dhe afërmendsh që kur braktis Kuvendin, si mund të pranosh të hysh në zgjedhje vendore pas 4 muajsh?!
Do të mjaftonte vetëm ky argument që ato zgjedhje duhet të quhen të ligjshme sepse nuk mund të krijohet precedenti i rrezikshëm i anulimit të zgjedhjeve për interesa politikë të njërës palë, aq më tepër kur zgjedhjet janë dekretuar, ka filluar fushata elektorale, janë shpallur kandidatët për kryetar bashkie dhe këshillash bashkiakë, janë printuar fletët e votimit dhe ngritur e gjithë infrastruktura zgjedhore.
Opinioni publik duhet të dijë se më 30 qershor nuk mori pjesë vetëm Partia Socialiste, por plot 36 parti politike. Pra, nuk ka pasur zgjedhje moniste siç tenton t’i etiketojë ato Partia Demokratike. Ato zgjedhje prodhuan 1619 këshilltarë bashkiakë nga të cilët, PS mori 1136 këshilltarë, kurse 483 këshilltarë të tjerë ose 30 për qind e tyre, u shpërndanë për partitë e tjera pjesëmarrëse.
Gjithsesi, meqenëse GJK vendosi t’i drejtohet Venecias, s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim opinionin e saj. Megjithatë, për t’i ardhur në ndihmë pyetjeve që GJK do t’i drejtojë Komisionit të Venecias, po i ofrojmë 10 të tilla ku shpresojmë që të marrë parasysh ndonjë prej tyre.
-A konsiderohen zgjedhjet vendore të pavlefshme vetëm pse në to nuk merr pjesë opozita?
-Në nocionin opozitë, cila është përfaqësuese e saj kur zhvillohen zgjedhje vendore: Ajo që është në opozitë në pushtetin legjislativ apo ajo që është në opozitë në pushtetin vendor?
-Kur kryetari në detyrë i një bashkie refuzon që të regjistrohet në zgjedhje për të kandiduar për një mandat të ri, ai gjatë mandatit të ushtruar konsiderohet si përfaqësues i pozitës apo i opozitës në atë njësi të qeverisjes vendore?
-Nëse zgjedhjet vendore konsiderohen të pavlefshme kur në to nuk merr pjesë opozita, çfarë ndodh kur në zgjedhjet vendore do refuzojë të marrë pjesë partia në pushtet? A do konsiderohet të ligjshme ato në këtë rast?
-Nëse Presidenti i Republikës anulon zgjedhjet vendore me nismë personale të njëanshme, sa herë ka të drejtë ai t’i dekretojë e t’i zhdekretojë të njëjtat zgjedhje?
-Nëse Presidenti i Republikës anulon zgjedhjet e dekretura duke u justifikuar se ka pasur konflikt politik në një ose më shumë njësi të qeverisjes vendore, a ka të drejtë ai që t’ia mohojë të drejtën e zgjedhjeve njësive të tjera vendore ku nuk ka asnjë konflikt politik?
-Duke qenë se njësitë e qeverisjes vendore janë autoritete të pavarura nga njëra tjetra, a përbën shkak të arsyeshëm që konflikti politik ose një forcë madhore që pamundëson zgjedhjet në një njësi të bëhet shkak për të mos zhvilluar zgjedhje edhe në njësitë e tjera të qeverisjes vendore të cilat nuk kanë probleme të tilla?
Në këto pyetje që parashtrova, besoj se kam prekur disa nga temat dhe paqartësitë që e mundojnë GJK për të marrë vendim. Këto pyetje janë shteruese dhe e kanë përgjigjen brenda. Ato janë argumenti më i fortë se përse zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 duhet të konsiderohen të ligjshme. Thjesht për të mos krijuar precedentin fatal nga i cili nuk do mund të dalim dot.
Në përfundim të argumenteve, po bëj një parashikim se çfarë do të vendosë Komisioni i Venecias. Ky Komision, me integritet dhe profesionalizëm të padiskutueshëm, duke parë se ka të bëjë me një çështje të lehtë për t’u interpretuar nga GJK e Shqipërisë, nuk do të shprehet fare me opinion por thjesht do t’i kërkojë GJK që të ushtrojë kompetencat e saj funksionale tashmë që e ka kuorumin vendim marrës.
Te shkrihet fare Gj.K. Kemi Komisionin e Venecias tani. Plehra te pa shembullt.
Tani kush ka kompetence qe kjo gjykate te shkrihet si e panevojshme? Le te paguajme ata te Venecias dhe çdo probleme kushtetues e zgjidhim atje! Paskemi qene mire kur s’kishim nje gjykate kushtetuese kaq banale sa kjo. E kam shprehur dhe nje here: Ata qe ishin kane marre vendime plot kompetence profesionale ne disa raste, pavaresisht se vetingu i nxori nokaut me te drejte. PO keta antare te sotem e kane kaluar vetingun te gjithe? Turp, njemije e nje here turp per ata qe drejtojne e kane kompetence ne formimin e kesaj gjykate me gjyqtare te marre nga skutat e erreta te injorances dhe krimit financiar e moral!!! Ma merr mendja se duhet te kete nje levizje popullore per referendum te shpejte qe eliminoje kete gjykate dhe keta gjyqtare se do shkaterrojne ate qe eshte ndertuar deri sot, ndryshe do te jete fatale ecja ne kete rruge. Qe kur u futen atje keta gjyqtare, e pane te gjithe se ishte pushtuar kushtetushmeria shqiptare dhe jemi te detyruar ose te vuajme ose ti eleminojme keta. Dikush qe ka kompetencen per mbrojtjen e shtetit te se drejtes, duhet te flase fort. Shkrimet tona dhe mendimet tona merren per tallje nga ana e tyre. S’e di!
Siçduket GJK eshte rrjedhoje e mesimdhenjes te Univeristeti Kristali. Mos marrja e vendimit nga kjo gjykate eshte nje zhgenjim i madh, nje ogur i zi, nje mungese e theksuar e se drejtes. Duket se kemi te bejme me njerez pa moral, pa integritet, njewz qe nuk e meritojne postin qe u eshte dhene. Kjo do sjlle pasoja me keta laro te drejtesise per nje kohe relativisht te gjate. Turp.
Krijuam gjykaten te shmangnim Venecian.Ne kushtet kurvwtegjykata kushtetuse i drejtohet Venecias c mutinna duhet gjykata kushtetuse? PARAZITE qe paguhen qyl.
Pyejta qe duhet te shkoje ne Venecia eshte vetem nje: o zoterinj te Venecias, po te japim ne doreheqjen, mundeni juve te merrni persiper Shqiperine per cdo gje, apo duhemi edhe ne formalisht qe te kete kush te coje pyetjet? Maskarenj te ndyre
Nga të jenë gjyqtarë kushtetues, Xhaferllari pa veting, vetëm sepse donte Meta, gjyqtarja tjetër ish notere, bashkshorte e opinionistit bixhosxhi bëhet gjyqtare se don Meta.
E çfar pret pastaj ?
Gjykatat shqiptare janë të specializuara vetëm të vjedhin qytetarët e vet. Të tjerat janë përgjegjësi e venecjas. Çna duhet ne .
Sa te jete Vitore Tusha, aleatja “deri ne vdekje” e Ilir Metes dhe Sali Berishes, ashtu si edhe dy a tre te tjera te zgjedhura nga Presidenti Meta, mos prisni kushtetueshmeri nga Gjykata Kushtetuese!
Goni
Te shkrihet gjykata kushtetuse dhe te paguaj Venecin. turp, ato aty duhen te jen profesionista, qenkan hale hale fare Venecia ka Folur per zgjedhjet. Jam e bindur se Venecia do ja kthej mbrapshe se eshte nje ceshtje e gjykuar,
Dy pyetje për një përgjigje. Venecias – Po kur presidenti dekreton një tjetër datë dhe në të nuk merr pjesë o-pordh-zita , si trajtohet ky ngërç? Një kjo e para . Dhe e dyta . Kur kemi tridhjetë vjete që përpiqemi të bëjmë shtet, ngremë gjykata dhe prokurori. I paguajmë sa frëngu pulën . Por nuk mjafton edhe kjo. Ata bëjnë ca punëra sa të vështira, aq edhe të lehta. Kuptohet për çfarë punësh bëhet fjalë. A nuk do ishte e udhës mos lidheshin fare me këto eksperimente . Por ti jepeshin çelësat e vendit , ( shtetit të bananes), një mbikëqyrësi ndërkombtar. Dhe këtu mbaron saga “Shqipëri të kam dhjerë, s’të kuptova asnjëherë”. Mua më vjen keq . Por duket mision i pa mundur. E kanë provuar edhe të tjerë para këtij brezi. Por Shqipëria s’ka bërë kurrë shtet të bazuar mbi ligjin. Përjashto deri diku periudhën e EH, e gjithë historia është dështim. Vendi pa gjykatë, opozita pengon, qeveria kërkon të marrë pushtetet, Saliu si Haxhi Qamili, presidenti si klloun, politikanë palaço, TV si viruse,… Po çfarë duhet më tepër për të kuptuar që është mision i pa mundur . E kuptoni që ky vend është i ngritur mbi krim? Krim zgjedhor, krim ndërtimor, krim politik (shtetëror), krim legalizimesh, krim mjedisor, krim ndaj lirive themelore të njeriut, etj. Këta s’po bëjnë një gjyq kundër krye kriminelit të tranzicionit, jo më të gjykojnë ligje kaq të qarta për çdo mendje normale.