Nga Artan Fuga
Ishte anës rrugës. Një tendë prej kashte. Në disa banaqe disi të sajuara ishin shtrirë fruta, perime nga më të ndryshmet.
Frenoj butë dhe futem të parkoj në të djathtë të rrugës, në një hapësirë disi përtej xhadesë.
– I ke tuat zotëri?
– Të gjitha. – më tha burri rreth të shtatëdhjetë e pesave.
Ka pamje të besueshme. Duhet të ketë qenë i pashëm kur ka qenë i ri. Ka veshur një palë shapka të mëdha prej plastiku. Zbathur. Flokët e paqethura, por i rruar mirë. Ka trup të gjatë ndryshe nga një pjesë e burrave të zonës para sesa të arrish te kthesa e kodrave të buta që shtrihen mbi detin para Plepave në Durrës. Jemi në rrugën e Ndroqit. Nuk dihet pse quhet kështu. Duhet të ketë qenë i rëndësishëm Ndroqi në ato kohë.
Zotëria e ka lëshuar këmishën mbi pantallona. Lëvizjet e duarve i ka pak të ngadalta.
Fiq më kanë mbetur këto shtatë kokrra. Edhe manat në tepsi sikurse i sheh po mbarohen. I grrijnë udhëtarët në makina që kalojnë këtej.
Shoh pjeshka, pjepra, shalqi, bishtaja, patate, patëllxhana, speca, domate, të gjitha të freskëta.
– Paske goxha ekonomi! – i them ndërsa ai peshonte specat.
Pas ishte ara e tij dhe më tutje një shtëpi goxha e madhe dykatëshe.
– Bereqatversën – më thotë pa më parë në sy dhe vendosi hurdhat në qese! Shyqyr arrita deritani ta mbaja djalin e vogël të mos më ikte në Itali. Dy çunat e tjerë dhe goca janë andej përgjithmonë.
Të të të rrojnë – i them. Po kilja e shalqinit? Nuk mbaj mend sa më tha.
– Mos kisha arrit me e mbajt me sherr e shamatà kët të voglin – aha këtu nuk do të kishte asgja!
– A hoqe shumë me e mbajt?
– Po shumë derisa e binda!
Në obor ishte një benz i zi. Zotnia nisi të bënte llogaritë mbi një copë letër. Numuronte ngadalë dhe diçka shkruante. Nëntëmbëdhjet mijë lekë – tha.
– Për atë Zot, shalqinin e ke të mirë, ta jap me provë!
– C’e dua provën mor burrë – i përgjigjem. Po çunin si e mbajte?
– Rroftë zakoni që prindët nuk lihen vetëm. Njeri do të rrinte. Ky mendjen andej e ka por hëpërhë e kam këtu. Unë e tërheq këtej, ke specat, domatet, shalqini, kurse shembulli i vëllezërve dhe i motrës e tërheq andej! Të shohim kush do ja dali! Por po iku edhe ky!!! Nuk ka me mbet gjë më ke unë. Ja sa të jem gjallë unë.
Mblodhi qepët në qese dhe m’i zgjati.
Mirëupafshim – i them.
– Poqese shalqini do të dali i mirë do të qendroj prapë rrugës tjetër, ndryshe nuk më sheh më!
– Mirëardhsh – më tha. Nga faqet e rruara i vinte një aromë e mirë solucioni pas rroje!
Vajta përsëri sot atje anash rrugës të Ndroqit për të blerë fruta dhe zarzavate. Rrugës e kisha. Bëj edhe një çikë muhabet.
Bleva zerdeli, shalqi, patjetër, domate zemër kau, dhe qershi. Dhjetëmijë e pesëqind – tha zotëria te tenda. Ai pra që kishte mbajt çunin për të mos ik në Itali.
Nxorra njëmbëdhjetmijë dhe ja thashë!
Jo, jo më tha, dhjetëmijë do të më japësh dhe ma ktheu njëmijë lekshen metalike.
Ja ktheva dorën. Ai shty unë shty! Jo mor burrë – i thashë – aq sa të bëjnë.
Pije një kafe ! – më tha.
Shty unë, shty ai paranë metalike. Unë fjalëve nuk u besoj kurrë. Devijim profesional imi. Fjala është bërë për të rrejt. Por, histori tjetër kjo! E them njëherë tjetër.
Por gjuhën e trupit e kuptoj menjëherë. Kur ai shtynte monedhën metalike, dora e tij nuk kishte dridhje. E kuptova që e kishte me sinqeritet.
Hera e parë në jetën time që kam pranuar bakshish. Shitësi i kishte dhënë bakshish klientit.
Pse e pranova? Për t’i bërë qejfin atij mo! Ai që jep bakshish tregon superioritet ndaj atij që merr bakshish. Desha ta gëzoja egon e atij njeriu të mirë.
Pastaj do t’i jem dukur si gjynafqar! Mua kjo më bëri qejfin! Ai mendonte se kisha nevojë për t’u trajtuar pak financiarisht! Ndofta vetura ime e shekullit të kaluar i ka ndjellur mëshirë në zemër. Banorët e asaj zone janë shumë të ndjeshëm ndaj varfërisë të tjetrit!
Mora ç’kisha për të marrë dhe hipa në veturë. Me atë njëmijëlekshin do të qethem sot! Do shtoj ndonjë gjë edhe vetë dhe bëhet tamam për t’i lënë bakshish berberit!
Uaaaaa, bota përmbys – mendoja rrugës kur vozisja. Nuk e kisha mendjen te timoni fare. Makina ecte vetë për në shtëpi si gomari i një kushuririt të gjyshit tim që e gjente vetë rrugën e shtëpisë të të zotit. Këtë e zinte gjumi mbi gomar!
Shitësi i jep bakshish blerësit. Imagjinoni shkojmë në një zyrë shteti dhe nëpunësi pasi na shërben nuk na merr bakshish, por edhe na jep ndonjë pesëmijëlekshe për bakshish: Na merri profesor qethu sot! Ose blej brisqe për t’u rruar!
Mirëpo aty te Plepat mendja m’u kthjellua! Ai tregtari rural poshtë xhadesë kishte në fakt të drejtë sipas filozofisë të parasë. Kur unë blej diçka dhe tjetri më jep një mall, veç barazisë të dy vlerave ka edhe një komunikim tjetër që ndodh.
Unë i blej mallin dhe e humbas lirinë time që atë mall ta këmbej me gjë tjetër. Nuk mund të shkoj te berberi dhe t’i them sa kushton një e qethme? Një shalqi a kushton? Berberi ma fut me hanxhar pas qafe po të bëj këtë pyetje. Kurse ai që merr lekët ai fiton liri sepse me ato lekë mund të qethet, mund të blejë çdo gjë që i do zemra! Ai fiton liri unë humbas. Dhe prandaj zotëria anash xhadesë si filozofi gjerman Zimmel, në shekullin e kaluar, mendonte se ai duhej ta kompensonte me diçka faktin që ai morri liri kurse unë e humba lirinë në atë transaksion financiar aty në diell, anash arës me perime.
Të shohim kur të kaloj nesër çfarë do të më ndodhi në po atë vend. Ai zotëria më dhuroi dhe një mësim filozofie mbi logjikën e shkëmbimeve tregtare që unë e dija, por e kisha harruar.
Sa budalla je o profesor.Nuk te zhgenjen kurre.
??????
Ha ha ha .Jo budalla,loqe thuaj.
Tano !!
Nuk quhet bakshish….. Bakshishi i jepet atij qe te sherben !!!! dmth portierit e atij te valixheve ne hotel, kamarierit, berberit e tjere.
Ajo eshte nje ulje per qejf ose pse bere xhiro te madhe…
Ca palle shkrim
Lexim i kendshem..
O zot….
Akademiket e Demokracise !!!!
Kshu fillon me nje dhjece tek rruga Ndroqit,me nje qindshe tek rruga Durresit,me nje mijeshe tek bulevardi.
U dhjeve edhe ti filozof.
Ky mbeti RRK komplet….
Po skondrine fiscale te dha , apo harrove te pyesesh o profesor.
Nuk eshte gje tjeter vec miresia e njeriut te ndershem e punetor qe kerkon te shese vec djersen e tij.
Cfare mund te presesh nga nje mesues marksizmi, vetem mediokritet dhe idiotesira…. fuga, kerkon vemendje dhe deri sa i publikojne idiotesirat qe shkruan e qe as vete nuk jua di kuptmin ja arrin qellimeve qe ka. Deliranti fuga kalon ne orgazem kur idiotet e klasifikojn si profesor. Sa mjerim dhe trishtim eshte kur njerezit delirant si fuga, erion kristo konsiderohen profesora…. Turp.
Profesor kesaj here ke shkruar dicka mee te vertet interesante. E ke shkruar shume bukur – ke kapur je aspekt dhe e ke trajtuar filozofikisht.
Ky shkrim nxjerr ne pah edhe nje ane tjeter. Shqiptaret nuk largohen se uk kane ( kuptohet jo te gjithe), shqiptaret e lene shqiperine sepse e ka lene nje i aferm e ka lene nje komshi e kane lene shume. Dhe ata qe e kane lene per fat te keq genjejne se sa mire ekalojne atje ku kane shkuar.
Te shkosh ne Greqi prej 30 vjetesh dhe te mos kesh nje pune stabel atje por te kerkosh pune per dite dhe te jesh i lumtur cdo dite kur gjen nje pune dhe i merzitur kur nuk gjen dhe pastaj te thuash e kaloj me mir ene Greqi se ne Shqiperi. Eshte fenomen shqiptar apo jo?
Ke pa tina cere budalli o ky na?
Po kur bo ene si shakaxhi ky rrota e qerres
Pordhi Fuga ne dere te hanit.
O profesor, ti je një i ditur i çoroditur, komplet i çoroditur. Bën mirë të dukesh sa më pak, në gazeta dhe ekrane. Je rob koti.
Sa me shume vjeterohesh aq me shume sfumohesh o profesor. Te ka filluar pjerdhje e trurit para kohe! Apo keshtu ke qene dhe nuk e dinim?
Eh moj Ana, e shijojne apo e gjykojne dot te gjithe mendimin filozofik? Do ca tru, madje jo prej peshku, se nuk i thone kot o tru peshk.
Tano, po perse qeke fiksu me te qethmen miko?
Shume bukur profesor kari
10 me yll per hartimin e bukur
Zoti Fuga,
E para, ai xhaja i rruges se Ndroqit, nuk te la ndoje bakshish.
Ai eshte nje tregtar privat qe ja vendos vete cmimin mallit qe e prodhon vete dhe e shet po vete.
E vendos cmimin sipas ligjit kerkese – oferte, sipas gjendjes se mallit qe ka stoke, dmth ne fushe, sie dhe sipas mundesive qe ka per ta ruajtur te pa kalbur, te pa prishur.
Pra, ato perime qe ai t’i ofroi per 9500 leke te vjetra, dikujt para teje, me heret, mund t’ja kete shitur per 12 mije leke dhe dikujt tjeter qe mund te kete ardhur pas teje, ne perendim te dites, mund tua kete dhene edhe per 5 mije leke e madje-madje, edhe falas per ndonje qe ka kaluar aty kur xhaja po mblidhte tezgat.
Pra xhaja nuk te ka dhene bakshish.
Thjesht, te ka bere nje skonto, nje zbritje, ndofta edhe si nje miresi per per dike qe ja paskesh ngene te degjoje hallet e jetes qe e kane zene xhajen tone te rruges se Ndroqit.
Sterhollimet e spjegimet e tua mbi lekun / parane se per sa kohe ti e zoteron kete para, ajo te ben te lire se mund te kembehet me cdo mall, liri te cilen ti e humbet sapo blen dicka dhe ja jep parate shitesit, per te mos thene spekullimet e tua mbi domethenjent e ketij transaksioni te vjeter sa bota, kur paraja gjithashtu ishte e pranishme jo ne kartmonedha, por ne forma natyrore, ( si kripe, drithe, dele e lope, etjere), pra keto spekullime nuk te shpijen asgjekundi, nuk i spjegojne pasojat e plageve te emigracionit qe portretizojne plakun shites; dhe as i ben me empathike qarravitjet e tua te shtira, kinse ja, nje xhaje nga rruga e Ndroqit u ndje i keqardhur nga varferia e profesorit, varferi qe do te nenkuptohej acik qofte edhe nga vetura e vjeter e tij, dhe i fali dicka nga cmimi i mallrave qe bleu, i beri nje zbritje ketij varfanjaku.
Perkundrazi, i ben keto qaravitje te neveritshme.
Gjithesesi, profesor, kjo zbritje nuk ishte nje bakshish.
Nese nuk ka qene thjesht nje allishverish i xhajes se regjur me tregeti, kjo zbritje eshte thjesht nje lemoshe e dhene nga plaku dhe e pranuar nga profesori.
Nuk e di nese eshte hera e pare per ty, qe pranon lemoshe, bakshish apo edhe nje mitmarrje (bribe).
Me shume gjasa, nuk eshte e para here ne jeten tende.
Por ajo qe me intrigon eshte se, kujt po i kerkon “lemosha” duke publikuar kete shkrim?
Qeverise, institucioneve te ndihmes sociale, shoqatave bamirese dhe OJQ-ve apo bordeve universitare per nje rritje rroge?
Nisur nga niveli akademik qe pretendon dhe nga titujt profesionale qe mban, sugjerimi me i thjeshte qe do te beja per ty, eshte ai se nese meton trajtime te temave sociale dhe plageve te tranzicionit, perjashto veten dhe problemet e tua personale nga keto trajtime dhe perpiqu te ruash njefare dinjiteti profesional ne raport me publikun.
Komenti I Vjosa.al duhet te ishte artikulli, ndersa artikulli I Fuges mund te ishte koment.
Keta akademike duhet te dalin ne pension te plote she te kene gazeten “Akademiku ne pension”., Shitesi nga Ndroqi I ka dhene sadaka, lemoshe akademikut.
Prandaj shqiperia eshte aty ku eshte se ka profesora te tyll si ky budallai