E ardhmja e Teatrit Kombëtar, u vendos më 25 prill

17 Qershor 2021, 12:17Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Gjykata Kushtetuese është duke gjykuar një padi të Presidentit të Republikës, zotit Ilir Meta, mbi çështjen e prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Mbi këtë çështje është e interesuar edhe një shoqatë e cila u vu në mbrojtje të godinës së vjetër që tashmë është shembur.

Nga njëra anë, qeveria e bashkia, kërkojnë të ndërtojnë aty një teatër të ri, me arkitekturë bashkëkohore, komod në të gjithë parametrat e brendshëm të tij si për aktorët ashtu dhe për spektatorin. Nga ana tjetër, presidenca dhe shoqata, kërkojnë që pronësia e godinës të rikthehet tek ministria e Kulturës dhe që teatri të ndërtohet njësoj siç ka qenë.

Nuk dua të ndërhyj në këtë mosdakordësi mes palëve, por një aspekt me shumë rëndësi nuk mund ta lë pa e trajtuar.

Çështja e Teatrit Kombëtar është zgjidhur përfundimisht më 25 prill 2021, kur u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Një nga spotet e rëndësishme elektorale të Partisë Socialiste ishte ai me një aktor të madh të skenës dhe ekranit, i cili fjalë për fjalë thoshte që vota për PS-së do të thotë që aktorëve t’u ndërtohet një Teatër Kombëtar i ri, më i fortë dhe më i bukur se i vjetri.

Me anë këtij spoti, praktikisht Partia Socialiste po i jepte një alternativë zgjedhësve për të vendosur indirekt pro ose kundër teatrit të ri.

Më 25 prill, populli si në rang kombëtar ashtu edhe në atë vendor për territorin e bashkisë Tiranë, i dha Partisë Socialiste shumicën e votave kundrejt koalicionit opozitar të PD-së plus LSI.

Pra, nga pikëpamja politike populli vendosi me votë për të ardhmen e Teatrit Kombëtar. Në këto kushte, këmbëngulja e presidencës dhe shoqatës kundër projektit të qeverisë dhe bashkisë, duket më shumë si një inat politik se përse qeveria “Rama” të marrë meritat e ndërtimit të një teatri të ri. Tashmë paditësit nuk mund të përfaqësojnë më zërin e shumicës së popullit, sepse sovrani foli qartë me votë më 25 prill.

8 komente në “E ardhmja e Teatrit Kombëtar, u vendos më 25 prill”

  1. roritota says:

    Pikërisht, populli ka votuar Shqipërinë europiane, me teatër europian, e jo me teatër të para luftës së dytë botërore. Ata duan merita, jo se u dhëmb shumë për kulturën, ata e kanë shkelur kulturën me këmbë me fjalorin e ulët dhe veprimet antishtet që kanë bërë. Kushtetuesja të mos përdridhet, por të lërë ata që duhet të bëjnë punën në të mirë të artdashësve. Të lumtë pena.

    1. Kalec Dega says:

      Mallkuar dora e atij qe firmosi dhe atij qe vuri shkelmin mbi historine shqiptare…
      =
      djajt komuniste ..dhe turqit lane nga mbrapa xhamite….

  2. nord.al says:

    Na cmendet me kete fjalen Teater Kombetar, E cfare kishte kombetare ai teater. Thjesht ishte teatri i Tiranes , nje karakatine qe qelbej.

  3. FAKTI says:

    Une nuk kuptoj se çfare te drejte ka gjykata kushtetuese qe te gjykojne shembjen e teatrit popullor! Pse eshte e shkruar ne kushtetute qe teatri popullor prishet vetem kur te ndryshohet kushtetuta?! O president mavria qe e le namin copa copa rrugeve te republikes, pse nuk ike vete po do te fusin ne halé; aq sa larte u ngrite, aq poshte ré. Populli thote: mendja ben, mendja peson. Ti ke mbaruar pune dhe je jashtetokesor ne presidence dhe publik bashke me ata bilushet e tua qe do ta pesojne rende sa te ikin andej.

  4. Ladi says:

    Sipas kesaj logjike jane mbyllur dhe te gjitha vjedhjet. O z. Ketro. Zbatimi i ligjit eshte pergjegjesi perdonale. Firorja ne zgjedhje num ben nuk shkeljrn e ligjit. O idiot. Atehere eshte mbyllur edhe Gerdeci, me zgjedhjet e 2009.

    1. Altin Ketro says:

      Përshendetje Ladi.
      Komentet mund t’i bësh edhe pa fyerje, sepse ato nuk janë argument. Por, për të të respektuar rreth asaj që shkruan për zgjedhjet e vitit 2009, unë po të përgjigjem me fakte:
      Zgjedhjet parlamentare 28 qershor 2009.
      Partia Socialiste: 620.586 vota ose 40,85%
      Partia Demokratike: 610,463 vota ose 40,18%
      Diferenca: 10.123 vota më shumë për Partinë Socialiste.
      LSI: 73.678 vota ose 4,85%. LSI në ato zgjedhje ishte kundërshtar i egër i PD-së dhe Berishës.
      Tani më thuaj, si votoi populli shqiptar në vitin 2009, pro apo kundër Gërdecit? Po flasim duke ballafaqur 2 partitë e mëdha veç e veç.

  5. Ylli says:

    Nje gazetar nuk i lejon vetes te tilla shkrime qe dhe Taulant Spiropali nuk do ja lejonte vetes.
    Zgjedhjet behen per pushtet politik dhe qeverises.
    Zgjedhjet nuk jane vendime gjyqesore .
    Cilido qytetar apo grup interesi mund te kallxoje Qeverine ne Gjykate Kushtetuese per diçka qe ata mendojne qe nuk eshte ne perputhje me ligjin .
    Cfare lidhje kane zgjedhjet me çeshtjet gjyqesore.
    Nese ishte zhvilluar referendum ,atehere shume ne rregull me rezultatet e referendumit ,qofte PO apo JO .Me kete llogjiken tuaj shoku gazetar ,rezultati i zgjedhjeve eshte justifikim per çdo abuzim qeverises.
    Tjetra qe kjo eshte iniciative politike ajo dihet…tani u zgjove ??
    Sa per sqarim….une jam per prishjen e asaj karakatine dhe per ndertimin e nje teatri modern.
    Ama jo nje teater dhe 10 kulla….kesaj i shmangesh bukur shoku gazetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje