Nga Dritan Hila
Edhe nëse i marrim për të vërteta listat dhe të saktë numërimin e Jemin Gjanës, Basha ka marrë vetëm 42% të votave të anëtarësisë së Partisë Demokratike. Domethënë vetëm 2 ndër 5 anëtarë e besojnë.
E megjithatë as kundërshtarët e tij nuk kanë pse gëzohen. Të gjithë bashkë ia kanë dalë të nxjerrin në votime vetëm gjysmën e anëtarëve të PD-së. Pra as Agron Shehaj, Edith Harxhi apo Fatbardh Kadilli nuk ia kanë dalë të frymëzojnë. Asnjeri prej tyre nuk ia ka dalë të ngacmojë nervin e demokratëve. Gjysma tjetër e forcës së dytë politike në vend ndjehet shpresëhumbur dhe të pamotivuar që të dalin në votime.
Ndërkohë Berisha premton rikthimin. A e ka bërë këtë për t’u treguar ndërkombëtarëve se ende është faktor që mund të destabilizojë vendin apo demokratëve se gjithmonë është aty si gur rezervë, kjo vështirë që të kuptohet nga mëndja e plakut. Vetëm se është e sigurt që prezenca e tij do të demotivonte shumë demokratë të tjerë, për mos thënë që në terma elektoralë do të ishte një shok për partinë e demokratëve. Mesa duket Berisha ende nuk e kupton që i ka ikur koha. E sigurt është që ardhja e tij në krye të PD-së jo vetëm do ta shndërronte këtë forcë politike në delen e zezë të ndërkombëtarëve, por në planin e brendshëm do të ishte një çetë nostalgjikësh, fanatikësh dhe hajdutësh të kohës kur mbretëroi, që nuk do të kalonte 10%.
Shifra e fitores së Bashës, ngado që ta shohësh është vajtuese. Përballë tij është një parti në pushtet që i bindet liderit të saj i cili në vetvete nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lëshim. Gjithë sa thotë për bashkëpunim janë vetëm narkozë që demokratët të mësohen me dhimbjen e humbjes. Nuk ka asnjë arsye që t’i falë pushtet një partie që e dërmoi në zgjedhjet e fundit dhe e cila po përjeton një krizë të thellë lidershipi dhe idesh sesi fitohet.
Ndërkohë krahu tjetër duhet të mësohet me idenë se humbi. Profkat për masakrën zgjedhore, një alibi e hamendësimit të tyre se i do populli që nuk e lënka Rama ta shfaqë, duhet të marrë fund. Kanë humbur pastër. Tani duhet të ndajnë mendjen sesi mund të bëhen rishtas faktor. Dhe për këtë ka dy mënyra.
E para do të ishte që Basha të ishte një udhëheqës i përkohshëm, një tip regjenti që do të identifikonte një talent i cili do të ishte në gjendje që të fitonte pas katër vjetësh. Por këtë nuk e bën dot.
E dyta do të ishte një hapje e partisë ndaj prurjeve të reja. Ku me të reja nuk nënkupton partiçkat e dala nga PD-ja, por mbi të gjitha të individëve që janë në gjendje t’i sjellin vlera PD-së. Dhe kjo arrihet duke afruar vlera reale dhe jo tipa që i bën të famshëm partia. E gjitha kjo për të sfumuar figurën e tij e cila tashmë është ajo e një humbësi. A do ia dalë? Kjo është një rrugë e vështirë ku së pari do t’i duhet të triumfojë mbi veten.
Ah dhe e fundit, por edhe më e rëndësishmja: Duhet t’i thotë Berishës “Ik mbushu se mjaft i kam tre humbje për shkakun tënd”. Po nuk e bëri këtë, kot që vazhdon. E në vazhdoftë, atëherë kemi të bëjmë me biznes në formë partie dhe jo me parti ideologjike që mund të trembë Edi Ramën.
Lulja Demokratike
Tek bahce pronarit vjeter
Sec u rrit nje “Lule” re
Shpresuan do bente kokerra
Qe te hanim edhe ne
Ajo bente vec nje kokerr
Qe e hante ish pronari
Demokratet duke pritur
Mbi varre do u mbi bari
Te rriti pronari
Sic te deshi vet
Ndaj nuk ben dot hajer
As per mot e jete
O Lul-ja demokratike
Peme qe kokerra s’rrite
Ai qe te beri yzmet
Ishte kuje e lanet
Sado “Lule”e bukur ishe
Fatin e keq e kishe
Te rastisi kujdestari
Qe kishte tru gomari
Ai ushqim qe te hodhi
Nuk te rriti po te mblodhi
Ai uje qe te vaditi
Nuk te celi,te fashiti
Lule e rritur nen hije
Si je sot nuk ishe dije
Nuk drejton dot ti
Po ik !,e “therja”ne shpi
Ate “bahce “halle plot
Lere e mos e lodh kot
As sot e as mot
Me ty nuk fitojne dot
Lule ti,e ferr Saliu
Ne dere humbja na mbiu
Ik or ik se nuk fiton
Edhe “Bufi”e kupton
Je si nuse me shpendrra
Fli e fli e shiko endrra
Lere PD-ne te shpetoje
Ik o u nxifshe me boje
Po degjove xha Saline
Qe te mos e lesh Seline
Mos e prish terezine
Do plakesh me Xhelal Mzine
Get Outlook for Android