Nga Skënder Minxhozi
Nëse doni një situatë perfekte kaosi dhe vetëvrasjeje kolektive brenda një partie të madhe politike, përfytyroni sa më poshtë: Kryetari sapo ka dalë humbës në zgjedhje për herë të katërt rresht, por nuk jep dorëheqjen. Ish-kryetari historik, me një influencë vendimtare mbi partinë, sapo është shpallur non grata nga vendi më i madh në botë dhe ka dalë në mes të garës për kreun, për të njoftuar se mund të rikthehet.
Për më tepër, ish-kryetari njofton se do të marrë mandatin e deputetit, duke e vënë partinë përballë detyrës së pamundur, që luftën e tij personale me Amerikën, ta imponojë si linjë zyrtare të partisë pas shtatorit. Më tej, kandidatët alternativë në garë deklarojnë se partia i tyre po i vjedh më keq se qeveria, se mijëra votues nuk janë lejuar në kutitë e votimit, ndërsa kryetari në detyrë nuk shkulet nga zyra.
Aleati kryesor në zgjedhje ka degjeneruar në një partiçkë që s’i gjendet më nami e nishani, kurse Presidenti, aleati kryesor, ndodhet në procedure shkarkimi me bekimin e heshtur të ndërkombëtarëve. Së fundi, pala tjetër vijon e pashqetësuar me mandatin e ri, por gjen gjithashtu kohën të miklojë kreun e opozitës për bashkëpunim dhe ndarje postesh. Sikur të mjaftonin të gjitha, joshja e qeverisë i jep dorën e fundit absurdit.
Kjo është PD e sotme, kur Lulzim Basha, politikani më humbës që ka shkelur ndonjëherë në derën e saj, bëhet gati të rikonfirmohet kryetar partie “në mes të qametit”. Një fitore më të keqe zor se do ta meritonte edhe vetë Pirro i Epirit, që është standarti historik i fitores që ka formën e humbjes.
Demokratët kanë vendosur të jetojnë edhe katër vjet të tjera duke mbajtur frymën e duke shtirë fall për atë që do t’i presë në zgjedhjet e ardhshme. Kanë zgjedhur të vuajnë idenë e humbjes, që ju rri mby krye si Shpata e Demokleut, e jo të nisin të ndërtojnë një projekt alternativ, i cili, krahasuar me kryesinë e Bashës, do të kishte të paktën alibinë që nuk ishte provuar si humbës!
PD e sotme ju dorëzua inercisë së humbësit dhe kotësisë së përgjithshme në të cilën ka rënë. Ju dha tundimit të mosndryshimit, si strehë për pak qetësi, megjithëse e di fort mirë në subkoshiencë se pas kësaj qetësie, ka ardhur gjithmonë një furtunë.
Qëndrimi i Lulzim Bashës në krye të partisë do t’i mbajë të ngrira të gjitha krizat që kanë shoqëruar PD që nga dita kur Berisha doli nga zyra. Më së pari, do të mbajë të pambyllur problemin më të nxehtë që po e mban PD të lidhur me zinxhirët e së shkuarës: fatin politik të ish-kryetarit. Dhe gjasat janë që me Lulin në zyrë, Berisha të vijojë të përdorë stemën e partisë për të gjitha betejat personale e familjare që i janë shfaqur në horizont.
Lidhja fatale e fatit të një partie me prijësin e saj historik, ka marrë të dielën një votëbesim me vota masive blu (të vjedhura a të blera, pak rëndësi ka). Hija e Berishës, e cila ka sabotuar projektin e Bashës, do të vijojë të mbetet e patrazuar pas këtij votimi, e ky dualizëm shkatërrimtar për fatin e Partisë Demokratike do të vazhdojë ta mpakë atë, siç ka ndodhur në tetë vitet e fundit.
Kjo e të dielës ishte fitorja më spektakolare e imagjinueshme e një projekti humbës. Ishte fitorja e inatit mbi arsyen, e emocionit mbi shpresën, e burokratëve anonimë e politikanëve servilë që duan mosndryshimin, mbi guximin për të provuar diçka të re pas fatkeqësisë.
Me Bashën në krye, demokratët do të duhet të durojnë edhe për katër vite shpotitë e palës tjetër për mandatin e katërt e të pestë të Ramës. Ashtu siç e sintetizonte dje dikush me humor të hollë “Rama takon Blinken, Basha takon Berishën”!
Partia Demokratike ka vendosur të vijojë endjen nëpër tokën e panjohur të lidershipit të dobët dhe pa ide, projekt e të ardhme. Është një mëkat dramatik të cilin nuk e meriton një parti që ka qeverisur vendin dhe që ka mbushur sheshet prej 30 vjetësh. Dikur historia do ta vendosë me logjikë të ftohtë notën e gjithë çfarë po ndodh, por PD nuk ka kohë të presë historinë. Ajo duhet të zgjidhë hallin e madh të momentit, qëndrimin e tejzgjatur në opozitë. Dhe të dielën u humb një rast madhor për ta filluar këtë rrugëtim.
Luli sapo fitoi mandatin e pare ne krye te Pd! Ti leh sa te te mbarojne parate e Rames!
Si e gjete, kete perfundim, o “Demokracia punon”??? – te falenderojn gjithe lexuesit, por një dicka sikur s’na del si llogari kshtu ashiqare– Ti thua Mandati i parë?!?!? i Lulit???? .. Po ai mandati i v.2013, i sati ishte?? i minus 2-shit, dhe pastaj ai i 2017, i minus 1-shit???? .. Na e “shpjego” pak te lutem, se ti ndoshta ke mbaruar per Mathematik te Aplikuar, e ne nuk dijm aq shume…
Gjykim perfekt.
Ti Minxho mos u budallalleps kaq shume vullnetarisht per hir te Pushtetit sa te shkruash budallalleqe te tilla –
“Pala fituese vijon e pa shqetesuar me mandatin e ri , por gjen kohen te mikloje kreun e opozites per bashkqeverisje dhe ndarje postesh…”
Minxho, pse kjo Pala fituese me 74 mandate + 3 mandate socialistesh te blera nga Tom Doshi i lutet per ndarje postesh kesaj opozites ?
Qeveria Rama eshte ne krize totale ne Ekonomi o Minxhoooo! Laku i kesaj Krize e detyron te kerkoje shpetim te bashkqeverisja.
Kaq gje besoj e di por nese luan rolin e budallait do budallallepsesh vertet o i shkrete. Tung, te fala andej nga kryeministria.
Taksidare ilacet plako shpejt se qeke keq fare
Ca te blera, alla alla. Lulka ka Gjanen qe rregullon provesverbalet tak-fak.
rama nuk do dhendure ne shtepi por i kane thene te huajt ti hedhe ndonje kocke, neodemokratet kujtojne se rama eshte ne veshtiresi dhe po ju lutet ta ndihmojne, e kush do ndihmoje luli me berishen e meten, njerez me keq se hitleri e miloshevici.
pastaj i ka fajet minxhozi, se keta qe bejne komente jane specialiste, pika pika moj marika.
O taksidari, Rama nuk ka kerkuar bashkeqeverisje me Bashen sic juve ju pelqen por mirekuptim qe eshte krejt ndryshe me cfare pretendni ju.
Dum baben dum baben!
Fitoj Haxhi Qamili.
Urra.
Forca PD drejt Europes!
Pa dashur t’ju ve ne siklet ju shoke militante – Bashkqeverisja eshte e vetmja barke shpetimi e qeverise Rama nga mbytja ne Krizen e plote ekonomike. Vrisni ca mendjen e do kuptoni ato Fletet e bardha “Kerko c’te duash” qe Rama i nis Bashes.
Zotni e ke gabim kur thua FITOJ HUMBJA por duhet te thuash me ne fund FITOJ I HUMBURI.
Nuk mund te ishte ndryshe.Partia SKPK -Berisha nuk mund te mbetet ne dore te njerezve jashte familjes.E njejta gje si me LSI-in.Kjo eshte kultura.
Jo po thoni pastaj që Luli vetem humb.
Kjo ishte fitorja e trete si kryetar i PD.