A ka garë në PD? Opozita e kapur nga krimi i organizuar dhe oligarkia

11 Qershor 2021, 13:06Blog TEMA

Nga Fatos Hoxha* 

Dita e madhe po vjen. Pasneser Luli rikonfirmohet kryetar në kompeticion me tre garues, por pa garë.

Opinioni publik e ka percjellë me shumë vëmendje fushatën e Bashës dhe konkurrentëve të tij edhe pse askush nuk pret qe te ndodhë çudia.

Gara po zhvillohet me të njejtin nxitim dhe me të njejtat modalitete si gara super e kontestuar e para katër vjetëve, po zhvillohet pa transparencë publike, pa lista zgjedhësish, pa të drejtë ankimimi për sfidantët, pa përfaqësim të tyre në administratën zgjedhore, garë qëpo drejtohet edhe këtë herë nga Jemin Gjana, me cilësinë që i ofron gjithmonë Jemini procesit.

Për rezultatin e kësaj gare nuk ka njeri që mund të verë bast.

Prandaj bëhet legjitime pyetja: kur të gjithë e dinë që në PD nuk ka garë, atëhere pse ka kaq shume vëmendje ndaj saj?

Unë besoj se ajo që presin njerëzit të shohin, është sinjali se PD po nis të ndryshojë, se një erë e re do nisë të fryjë korridoreve të SHQUP-it, sapo të fashitet entuziazmi i garës, se vlerat do rikthehen në piedestal dhe përbetimet do bëhen të vërteta dhe të besueshme.

1. Fajet e lidershipit të Berishës dhe të lidershipit të Bashës për katandisjen dëshpëruese të Partisë dhe refuzimin kokëfortë për t’u çliruar nga këto faje e për t’u distancuar nga fajtorët;

2. Kapjen e qeverisjes së PD-së, nga krimi i organizuar dhe nga oligarkia dhe distancimin e prerë të kandidatëve prej këtij skllavërimi;

3. Kapjen e opozitës nga Rama (marrëveshjen e 17 majit) dhe tradhëtinë fatale të opozitarizmit nga udhëheqësia opozitare;

4. Kapjen e opozitës nga krimi i organizuar dhe oligarkia dhe rrezikun që kjo i sjell shpresave demokrate për qeverisje dhe qeverisjes së ardhshme demokrate;

5. Korrupsionin makabër të lidershipit opozitar me çdo lëvizje, nisëm dhe proces opozitar;

6. Shitblerjen e patolerueshme të mandateve dhe kandidimeve në postet partiake dhe ato përfaqësuese, konvertimin e vlerave ideologjike në biznes fitimprurës familjar, shndërrimin e partisë në ndërmarrje ekonomike.

Në këto zgjedhje nuk ka garë konkurentësh, ndaj gara e ideve tërheq kaq shumë vëmendje.

Por ideja e vetme që po u serviret demokratëve është ideja e dashurisë dhe adhurimit pa kushte ndaj Saliut, Lilit, Argitës dhe Zenit, nga të gjithë kandidatët , në konkurrencë të fortë me njeri tjetrin.

Kjo dashuri po e lë edhe këtë herë PD-në pa garë.

Kush e ka kuptuar këtë dhe e pret ngjarjen pa shpresë, beson më shumë tek forca e twiterit dhe e urdhërit ekzekutiv, se sa tek forca rigjeneruese e demokracisë së brendshme.

Sfida e madhe e PD-së edhe këtë herë nuk do jetë beteja me kundërshtarin, por beteja për të çliruar vetveten nga pengjet dhe nga pengmarrësit.

E bëftë Zoti mbarë!

*Ish deputet i PD-së

10 komente në “A ka garë në PD? Opozita e kapur nga krimi i organizuar dhe oligarkia”

  1. ali says:

    Ky shkrim eshte nje kontribut i madh per ringritjen e PD, dhe merr vlera sepse eshte nje vleresim i sakte per situaten ne kete parti dhe aq me shume si nje analize nga nje anetar dhe ish deputet i kesaj partie.
    Te vjen keq qe asnje i larguar, edhe me dhune, nga PD nuk guxon (sepse kane frike) qe te vendosin gishtin ne plagen e vertete e cila eshte hapur ne kete parti dhe qe nuk lejohet te mbyllet nga Sali Berisha.
    Natyrisht qe kjo thirrje-analize ka nevoje te perkrahet nga sa me shume anetare te PD ne menyre qe PD te vije ne vijen e pare te konkureces politike per te kontribuar ne perparimin e vendit. Kjo edhe sepse ja ka borxh popullit shqiptar te cilin e zhyti disa here ne mjerim dhe gjak i cili fatkeqesisht vazhdon te rrjedhe edhe sot e kesaj dite.
    I takon demokrateve te vertete qe ta ngrejne Partine Demokratike lart ne majat qe e kerkon koha.

  2. Juristi says:

    Shkrimi me realist deri tani,perfshire te gjithe,politikane, analiste,gjitholloge etj

  3. Shpresoj says:

    I VETMI DERI SOT,QE DO ATDHEUN E VET…. nè PD!!!! Me keqardhje po e them!!!

  4. Nasi Dhimo says:

    Fatosi dikur ne shkollen e bashkuar, ishte nxenes shembullor dhe aktivist i flakte i rinise socialiste. Ngaqe ishte ekselent me vijen e Partise se Punes, kur vajti Enver Hoxha, Fatosin e kushin zgjedhur ne treshen qe ishte prane flamurit. Fotoja ku Enveri puth flamurin shqiptar, eshte ne internet dhe gjithkush mund te njohe kadetin ekselent te vijes se partise, Fatos Hoxhen.
    Fatosi eshte ne te majte te fotos, une jam ne te djathte te fotos.

    1. Revizori says:

      Nasi – e pse e paske problem kaq shume ti, qe Fatosi ka qene me rinine komuniste dikur. Ti ke liderin historik qe ka qene edhe sekretar edhe sigurims, edhe ka kontribuar ne denimin e disa kolegeve. Pse te beka kaq shume pershtypje Fatosi? Apo ju komunistet nuk rrini dot pa bere biografine e njerezve. Po nuk ke faj ti. Enver Hoxha ua futi ne gjak kete, dhe Saliu e mbajti gjalle keto 30 vjet. Prandaj edhe njerez si ju qe nuk mendojne dot me koken e tyre, flisni ose me gjuhen e Enverit, ose me te Saliut.

    2. trendafili Permetit says:

      Nasi Dhimo, e ç’te keqe ka kjo qe thua ti per Fatosin? Kjo tregon se ti je ose transparent shume ose shpirt katran per shoket. Megjithate kjo eshte çeshtje e karakterit tend dhe s’je vetem sot. Une shkrimin e Fatosit, as e njohe dhe as me duhet, e quaj nje shkrim shume objektiv dhe te vetmin deri me sot qe shprehet hapur dhe i sinqerte per ate qe ndodh. Per dijeni, une jo qe Sali Berishen e quaj vertete djale te Karaxhiçit edhe sikur te mos jete, po e quaj edhe njeriu qe shkaterroi nje Shqiperi te tere nga themelet, ndersa sot mbrohet akoma nga ju qe s’jeni teveqela, por ashtu si e keni barkun plot me m…., ashtu keni dhe mendjen dhe ndaj eshte kjo gjendja e Shqiperise me gjithe perparimin disi te saj, se Shqiperise i duhen te dy kembet te eci drejte edhe mazhoranca edhe opozita, ndryshe kthehemi atje ku ti na tregon ato qe i dime me mire se ti zoti Nasi. Behuni njerez objektiv jo si ca muter qe sot jane pleq te rrudhur dhe kane punuar prane Enver Hoxhes e sot na tregojne se paska permjerre shtrember; njerez te tille as i kane sherbyer dhe as i sherbejne kurre shoqerise ne çdo regjim apo sistem: ata jane krimbat qe e kane brejtur ne çdo moment ashtu si dhe ti qe na tregon per Fatos Hoxhen, pa na treguar se kush je vete.

    3. Drejtesia e munguar says:

      Kurse vete Saliu ishte sekretar partie dhe I lejohet te jete kryetar I PDse… une nuk besoj se njerezit ne PD kane ndonje cope tru ne koke.

  5. Nasi Dhimo says:

    Fatosi dikur ne shkollen e bashkuar, ishte nxenes shembullor dhe aktivist i flakte i rinise socialiste. Ngaqe ishte ekselent me vijen e Partise se Punes, kur vajti Enver Hoxha, Fatosin e kishin zgjedhur ne treshen qe ishte prane flamurit. Fotoja ku Enveri puth flamurin shqiptar, eshte ne internet dhe gjithkush mund te njohe kadetin ekselent te vijes se partise, Fatos Hoxhen.
    Fatosi eshte ne te majte te fotos, une jam ne te djathte te fotos.

    1. FAKTI says:

      E kuptoj qendrimin tend kosekuente ne vijen e partise; por thuhet se perseritja eshte mema e dijes, por dhe babai merzitjes !

  6. betixho says:

    Bravo Fatos.Optika Juaj instrumenti per operimin per shpetimin e Partise Demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje