Kreu demokrat Basha ka përfshirë në narativën e tij fushatore brenda PD, në garën për t’u rizgjedhur, paralelen mes së sotmes politike dhe asaj të vitit ‘91.
Është një përpjekje e sforcuar për rishpikur një PD që nuk ekziston.
Asgjë sot nuk është si atëherë dhe kjo jo thjesht nga diferenca kohore, por nga zhvillime aq të vrullshme politike sa kanë përmbysur shumëçka dhe gati çdo gjë nga perceptimet dhe gjykimet e e atyre viteve. Më kryesorja, PD e atyre viteve ishte krejt tjetërçka, sa në brum njerëzor e sa në ndjesi popullore.
Ai realitet është kthyer me kokë kokëposhtë dhe, me atë çfarë vuan sot PD, katandisjen e saj në minorancë elektorale prej më shumë se 20 vitesh përballë PS-së, si dhe me trendin që vijon të shesë politikë, e pareformuar dhe e rrënuar në shumë pjesë të praktikave, mendimit dhe ligjërimit politik, vështirë se do kthehet ndonjëherë në lavdinë e dikurshme. Kjo, sepse sot PD-së i mungon qoftë dhe një Dritëro Agoll, qoftë dhe një Fatos Nano.
Po, ka një paralele mes së sotmes dhe të djeshmes dhe ajo është gjendja e PD-së sot si e PP-së ato vite, ku u desh kurajoja e Dritëro Agollit, me fjalimin e tij historik që shkundi partinë e tij dhe i hapi rrugë një reformimi që vite më pas do korrte frute të dukshme politike, mjaft të thuhet duke u shndërruar në mazhorancë politike. Patriarku u pasua zinxhir nga nuhatja dhe aftësia e Nanos për ta hapur dhe zhdërvjelltësuar PS-së, ku sigurisht, askush nuk llogariste se aty do vijonte të ishte më prezent Ramiz Alia apo emra simbol të Byrosë Politike apo regjimit të saporënë. Ndaj, thirrjet e viteve të para për reformimin e PP-së, erdhën duke u fashitur jo vetëm nga fakti i ndryshimit të një gërme në ankronim. Në pak vite, nuk ekzistonte me një debat i tillë. PS ishte thjesht PS.
Ndërsa sot PD nuk dihet se çfarë është, ndërkohë që “Sekretarin e Parë” Sali Berisha vijon ta ketë mbi krye, diktues mbi çdo zhvillim aty. Kjo sepse aty nuk ekziston asnjë Dritëro Agoll, asnjë Fatos Nano, pra asnjë personalitet imponues dhe me talent e vizion reformues.
Shikoni ligjërimin; të gjithë kanë të njëjtin fjalor, me të njëjtat fjalë, në numër dhe lloj, ku askush s’bën diferencën, qoftë dhe intelektuale. Aty të gjithë janë njëlloj në mendësi: të tredhur nga Berisha, të dënuar për të qenë si ai. Vetëm emrat, cilësitë fizike dhe gjeneralitetet u ndryshojnë. (tesheshi)
ラブドール 貧 乳 あなたの崇拝人形を扱う方法を知っているのは信じられないほどの方法ですか?
ダッチワイフ 男性 2018年のダッチワイフの感謝祭の手配の翌日
Po eshte e vertete qe Driteroi foli kunder diktatures por mbasi diktatori kishte nderruar jete.
Ndersa tek PD edhe mund te kete ndonje si trim si Driteroi por mos harroni qe diktatori i tyre eshte gjalle.
Keshtu mos kerkoni dicka qe ato nuk mund ta bejne. Jane te detyruar te terhiqen zvarre pasi nuk dihet se cfare i pret nga shefi madh.
Por kjo nuk do i justifikoje ne te ardhmen dhe do te kujtohen si frikacake qe para personalitetit te tyre pranuan rolin e sahan lepirasve.
Driteroi kishte bagazh dhe aftesi te kuptonte ndryshimin. Ne PD e sotme nuk ka te tille. Kush do beje ndryshimin Jemin Gjana,edi Paloka apo Xhelel Mziu. Mos beni krakhasime pa sens.
ali, –Driteroi foli kur shoqeria shqiptare kerkoi ndryshim sistemi dhe kembenguli deri ne asgjesim. Te lutem , Mero, ky shkrim ka permbajtje sikur te mbledhesh 30 vjetet bashke; vendose edhe nje here videon ku Dritero Agolli perplaset ne kongres dhe nuk luan nga fjala e tij edhe me kercenimet qe i behen, vendose se ky milet as shikon, as degjon, dhe i ka humbur kujtesa fare, ose jane pjelle e Sali Berishes te gjithe. Fjala e Drietroit ne ate kongres, do te jete nje hymn per tere jeten ne qoftese egziston jeta. Une e kam quajtur ate fjale nje mal mbi Himalaje; e pa besueshme. Partia demokratike duhet nxjerre njerez te perafert se atje ne maje tek Driteroi s’ka burre te ngjitet. Nuk e kuptoj sot se si nuk del njeri ti thote Sali Berishes ato qe i thote shumica e shqipaterve dhe Amerika! Dhe i thone vetes Parti Demokratike dhe demokrate: e pa vertete s’jane as Parti demokratike e as demokrate. shikoni Lulezimin dhe ashtu jane te gjithe, ama dikush duhet te dale pa frike, me kurajo dhe i sinqerte te denoncoje te keqen e tyre dhe te ecin perpara jo te rrotullohen ne breket e Saliut akoma. Te lumte mendja dhe pena ti qe ke bere shkrimin, eshte thirje per ta shpetuar nje parti shqiptare qe eshte kalbur.
Per Sozialistet e vertete:
Driteroi foli pasi hengri e me shume piu, e instruktoi dhe i dha leje ramizi.
Keto i haroi i ndrituri Dritero:
Shqiperia e ENVER HOXHES
Great Heroic Albanian History
Great great diplomatic act:
Shqiperia futi Kinen ne OKB 1971.
Akti u quajt Albanian Resolution.
https://m.youtube.com/watch?v=WoD_ZHxWQgs
Ne videon e mesiperme eshte intervista qe ju be Georg Bush Senior, ate kohe ambasador i US ne OKB.
Mbas ketij akti deri ne ditet e sotme USA ndjek politiken: marredhenie vetem me nje Kine, ate te Republikes Popullore te Kines, kjo e ashtuquajtur “One China Policy”
Taiwani i quajtur Republika e Kines ne baze te “Albanian Resolution” u detyrua te lere vendin ne OKB te cilin e zur RPK.
https://history.state.gov/historicaldocuments/frus1969-76v17/d167#:~:text=On%20September%2017%2C%201969%2C%20the,introduced%20a%20resolution%20reaffirming%20the
Per kete Aktion e ndihme te paimagjinueshme, Kina e ndihmoi Shqiperine ekonomikisht ne vitet ne vazhdim.
Kesaj i them histori.
Si thote Bushi ne interviste, nuk ka mundesi te pranohet sepse behet precedence.
Nuk i dini keto se kane frike ti tregojne se dalin te vegjel e pashkelqim
Dhe u be nje akt i paprecedente.
Long Live Albania and the Albanian People.