Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ilir Metën dhe ndikimi në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar

10 Qershor 2021, 11:17Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Seanca plenare e datës 9 qershor 2021 për shkarkimin nga detyrat të presidentit Ilir Meta, do të futet në historinë e parlamentarizmit edhe të jetës politike shqiptare, si precedenti i parë që një president shkarkohet gjatë ushtrimit të mandatit të tij.

Vendimmarrja e Kuvendit të Shqipërisë ishte e pritshme përballë një presidenti që po e kërkonte me ndërgjegje të plotë shkarkimin. Shkeljet e përsëritura të tij, në kundërshtim me detyrimet që ligji kushtetues i njeh, kaluan çdo limit që ai të tolerohej më.

Përkundrazi, mos ndërmarrja e kësaj nisme nga Kuvendi për ta hetuar veprimtarinë e tij dhe më pas, për ta shkarkuar, do të krijonte precedentin e rëndë që nga një president që përfaqëson unitetin e popullit, ta ligjëronim si një president që merr anësi politike për njërën palë kundër tjetrës në garat elektorale.

Precedenti që po krijonte presidenti Meta, në rast se nuk do shkarkohej nga Kuvendi, do merrej si bazë mbështetje nga secili president pasardhës i cili shembullin e zotit Meta do ta pretendonte në rast se do vihej përballë akuzave të ngjashme. 

Gjithsesi, sipas procedurës kushtetuese, tashmë fjalën e fundit do ta japë Gjykata Kushtetuese. Pikërisht këtu janë sytë e të gjithë shqiptarëve, po edhe sytë e zotit Meta, i cili shpreson shumë tek ndonjë anëtar të kësaj gjykate. Mbase zoti Meta ka parasysh Lulzim Bashën që i është mirënjohës edhe sot Sali Berishës për karrierën e tij politike. Edhe zoti Meta, në këtë kontekst, mendon se ndonjë anëtar i gjykatës do t’i jetë atij mirënjohës që u përzgjodh prej tij në atë detyrë të lartë.

Në fakt, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen, ato vetëm zbatohen. Megjithatë, meqenëse jemi përpara shqyrtimit të çështjes prej saj, na lind e drejta të japim mendime për rëndësinë që ai vendim do ketë për shtetin tonë e jo vetëm.

Një nga argumentet që përmbante raporti i komisionit “Hyseni”, ishte se në mungesë të një precedenti shqiptar, duhet t’u referoheshim precedentëve të vendeve të tjera demokratike, të cilat kanë pasur raste të ngjashme me ne.

Rastet tashmë janë bërë publike dhe nuk po zgjatem t’i përmend, por me këtë rast dua të nënvizoj faktin shumë domethënës që Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, me vendimin e saj, do bëhet vetë një rast studimi dhe citimi për shtetet e tjera kur ato të kenë si çështje shkarkimin e presidentit.

Pra, ashtu siç Kuvendi i Shqipërisë iu referua vendimmarrjeve të parlamenteve të huaja apo të gjykatave të tyre kushtetuese, po ashtu edhe ato shtete që nuk kanë precedent, do t’i referohen, midis të tjerave, edhe rastit shqiptar.

Në këtë aspekt, përgjegjësia e Gjykatës sonë Kushtetuese në analizimin e të gjitha fakteve dhe provave që do t’i dërgojë Kuvendi dhe mënyrës se si do të bëjë interpretimin e tyre për të dalë me një vendim përfundimtar, do të jetë i një rëndësie që kalon kufijtë e Shqipërisë.

Sa i përket ndikimit të vendimit të gjykatës brenda kufijve tanë, nëse ajo nuk do t’i konsiderojë si shkelje të rënda ato që raporti i komisionit “Hyseni” ka përmendur, atëherë nuk është më çështja se “fiton” Ilir Meta. Ai mund të fitojë maksimumi një vit rrogë në detyrën që mban, por më pas e gjithë veprimtaria e tij e konsideruar si shkelje nga Komisioni Hetimor, do duhet t’i ligjërohet si një e drejtë.

Në këtë aspekt, kur të shkruhen detyrat e Presidentit të Republikës në ligjin organik, do i duhet t’i njihet si një e drejtë që ai duhet t’i ushtrojë:

-Të sulmojë njërën palë në zgjedhje dhe të bëhet idhujtar politik me palën tjetër. Por nëse sot presidenti është pro opozitës dhe kundër qeverisë, presidenti i nesërm mund të jetë pro qeverisë dhe kundër opozitës.

-Të bëjë thirrje për dhunë, për kryengritje popullore, për rrëzime të qeverisë me mjete jo demokratike, mos njohje të institucionit të Kuvendit, injorimi i pjesëmarrjes në Kuvend kur e thërrasin përfaqësuesit e popullit, etj.

-Të ndërlikojë marrëdhëniet me qeveritë mike e sidomos me partnerët strategjikë të Shqipërisë, duke krijuar një agjendë politike e diplomatike të ndryshme nga ajo e qeverisë.

-Të fitojë të drejtën që t’u kërkojë llogari institucioneve të drejtësisë përse kanë marrë një vendim kështu dhe jo ashtu siç mendon presidenti.

Nuk po e zgjas më tej, por në rast se Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkon përfundimisht presidentin Meta, atëherë Kuvendi i Shqipërisë duhet që automatikisht ato shkelje që i ka përmendur në raportin e shkarkimit, t’ia njohë presidentit si një detyrim ligjor që ai duhet t’i kryejë.

Besoj fort se anëtarët e Gjykatës  Kushtetuese, edhe ato që janë përzgjedhur në një mënyrë disi të njëanshme nga presidenti Meta, do të dinë që të ngrihen mbi çdo interes, qoftë ky politik, i mirënjohjes apo emocional, dhe si busull të kenë ligjin kushtetues. Bindja e tyre kur të votojnë pro ose kundër vendimit të Kuvendit për shkarkimin e presidentit Meta, duhet të fokusohet në dy drejtime:

Së pari, në aspektin e brendshëm kombëtar, se çfarë modeli presidenti do të kemi pasi Ilir Meta të mos e ushtrojë më detyrën që mban sot.

Së dyti, në aspektin e jashtëm ndërkombëtar, se çfarë produkti do t’u lëmë si referencë shteteve të tjera kur të na marrin si shembull.

Mjaftojnë vetëm këto dy aspekte që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë po aq historik sa dhe vendimi që mori Kuvendi i Shqipërisë. Të shpresojmë dhe besojmë se do të marrim më të mirën prej saj.

(TemA)

9 komente në “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ilir Metën dhe ndikimi në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar”

  1. Banori says:

    Une si njeri i thjeshte, pa pushtet,por jo pa shkolle them se : Nuk me intereson se sa e ka shkelur kushtetuten Presidenti Ilir Meta lehte apo rende. Eshte si ajo puna e fshatrit ,kur bleu dikur nje gramafon dhe pllaka dikush qe kishte haber nga muzika e pyti :
    _ C;fare muzike kane pllakat, te lehte apo klasike… – Une nuk di – upergjegj fshatari – te lehte apo te rende ,gomari e mban. Une dua te degjoi muzike qe t’me pelqej mua. Udhe une si qytetar nuk me duhet se e shkeli lehte ,apo rende presidenti Kushtetuten,sepse nuk ka peshore qe epeshon,por per mua nuk duhet te jete president, pasi e ka ulur veten tamam si nje njeri ordiner. Se pari : Presidenti nuk eshte polic dhe nga ata qe s’kane pare dynja me sy qe del e berrtet si i xhindosur ne mes te rruges, e duke shtyre policet … Jo,ky nuk eshte presidenti qe une dua. Se dyti: Kur beri thirrje ” Fshatar e punetore ,rrembeni ,kosa, cfurqe ,lopata e bjeruni, korrni e shini nga Shkodra ne Vlore ” Mos valle e beri thirrjen ndaj nje armiku,apo bejlereve ,ashtusi u beri thirrje Fanoli qe populli te ngrihej kundra bejlereve e cifligareve ? JO, Presidenti me beri thirrje mua ( populit te thjeshte) cohuni e vrisni ata qe votojne per Partine socialiste, sepse votat i duam ne PD-LSI. Se treti. A nuk eshte marrezi qe presidenti te therrase se do ti pres doren tek sheshi “Skenderbej ,kush shet eblen voten ? Pse nuk e zbatoi per kandidatin e LSI-se ? C’eshte ky , president ,apo feudal i mesjetes ,kur denoheshinme prerje gjymtyresh… Ata qe embrojne jane me idiot,apo bythelepires te tij. Ai duhet te mos dali ne shesh. Pse nuk eshte shkelje kushtetute kur ai mbron opoziten ? Psemor koke hudher ,Mark Marku ,apo ti koke ftua Artur Zhei ,mos na kujtoni per budallenj ne popullin se kur flet presidenti per qetesi, per rregull e votime te qeta ? Pse per qetesi eshte kurr therret per rrembim spatash, thikash e kosore ? C’do te thot presidenti ,kur kujton 22 Marsin ? Cilit ishin me 22 mars ne shesh,a nuk ishte PD dhe LSI ,ashtu si 4 muaj me radhe e sulmuan me molotov institucionet e shteit ? A i denoi presidenti ato vandalizma ? Gjykata kushtetute jo ta shkarkoi ,por edhe ta telendisin per veprimet qe ka bere ky president rruga, pianec, shok i Cim Pekes e gjin Portokallise nje humorist idiot ….

  2. Shqiperia e bukur says:

    Mos harroni dhe precedents Trump qe sulmoi kapitolin e nuk e shkarkuan….

  3. Jimi says:

    Neser, nese partizanet e Mutes ne gjykaten kushtetuse do ta sabotojne shkarkimin e tij, cfare qendrimi do te mbajne ata nese Daj Sami do ta ta avancoje “ndeshkimin” duke e shpallur edhe Muten “Person non gratta” ? Gringot e zene lepurin me qerre!

  4. Xha Sulua says:

    Bravo Altin. Keshtu mendojne 90% e shqiptareve.
    Xha Sulo

  5. Kalec Dega says:

    “Shqiperia e bukur”.
    Qenka futur ne shpelle e po seksohet me urithet.

  6. Kermat e Politikes u zhduken .
    Kjo eshte Fitore e madhe per Shqiperine .

  7. Qerim Vidohova says:

    Ketro !
    Gjithe sa shkruan jane arsyetime politike. Por ju duhet ta kuptoni, se nje gjykate, per vendimet qe jep, nuk merr per baze konsiderata politike, por ato ligjore. Kur merr persiper te analizosh nje vendim te pritshem te nje gjykate, duhet tu referohesh ligjeve dhe neneve te kushtetutes e jo konsideratave politike. Per kete arsye them, se artikulli jote eshte fund e krye i pavlere. Me menyren se si ke shkruar tregon hapur njohurite e tua mizerabel, zero, ne fushen e se drejtes ligjore. Ndaj do te ishte mire qe gazeta te kerkonte opinion nga specialiste te fushes dhe jo te propagandes partiake. Njerzit e arsyeshem qe enderrojne per nje shtet te se drejtes ne kete vend kane nevoje per gjykime shkencore te se drejtes dhe jo per tralalara politike te propagandes partiake.

  8. Nje mergimtar says:

    Eshte e dyta radhe qe organizohet komisjon hetmor per “Presidentin”.Shkeljet e tij ne fakt ishin lejuar nga kjo mazhorance pa u futur ne Presidence.Ne zgedhjet e 2017-tes ky person ka kryer te njejtat veprime.Atehere thane se akoma nuk e ka marre detyren.Po me te tilla mashtrime e shkelie beri edhe me zgjedhjet lokale,(u konsideruan “shkelie te leta”)Nuk jam jurist qe te them eshte e lete apo e rende shkelja.Shkelja e Kushtetutes ne mendimin tim eshte cenim i aktit themelor te shtetit.Keto cenime duhen ndeshkuar.Ne te gjitha rastet denohet akti.Vjedhesi denohet edhe kur perveteson shuma te vogla.Edhe ne qoftese nuk ka veper penale Ai nuk duhet te jete me persident i ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje