“Lidhja e Artë” mes urdhërit të Biden dhe vendimit të Blinken për Berishën

9 Qershor 2021, 14:19Blog TEMA
“Lidhja e Artë” mes urdhërit të Biden dhe vendimit

Nga Ylli Pata

Nëse shikon Aktin e Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të luftuar korrupsionin global, shikon se në atë shkresë që ka fuqi të madhe ligjore gjen në mënyrë të qartë gjurmët e Sali Berishës, i cili pak kohë më parë u shpall “Non Grata” nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në shkresën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, theksohet se “Aktet e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri ”.

Ndërkaq, në Urdhërin Ekzekutiv të Presidentit Joe Biden theksohet se “E gjithë prona dhe interesat e kësaj prone që ndodhen në Shtetet e Bashkuara, janë të bllokuara dhe nuk mund të transferohen, paguhen, eksportohen, tërhiqen ose trajtohen ndryshe në: çdo person i përcaktuar nga Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit: janë përgjegjës ose bashkëpunëtor në akt, ose përfshihen drejtpërdrejt apo indirekt në veprime,  ose politika që minojnë proceset demokratike në institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Edhe pse akti i Presidentit nuk është nominal, natyrisht pasi ka karakter normativ, ai duket se ka një “lidhje të artë” me vendimin e Sekretarit të Shtetit për Sali Berishën.

Pas këtij urdhëri, Sali Berisha nuk do të mundet të bëjë më asnjë transaksion për të paguar një lobist, studio avokatore, një grup lobimi, apo edhe kongresmen apo senator, që të mundohet të mbrojë emrin apo figurën e tij. Pas këtij vendimi, asnjë shoqatë apo një grupim në SHA, nuk mund të bëjë asnjë transaksion lobimi apo reklame në dobi të Sali Berishës dhe familjes së tij, pasi do të sekuestrohen e bllokohet çdo transaksion.

Në SHBA, një organizatë dikur me emër të madh si Vatra është drejtuar prej ish-zëdhënësit të Sali berishës, që më pas ky i fundit e emëroi edhe konsull të Shqipërisë në Nju Jork.

Përfaqësues të kësaj organizate, më pas ishin edhe në fushatën zgjedhore të 25 prillit në Tiranë, gjoja se sillnin frymë nga SHBA. Por asistuan në veprime e akuza që aktorë politikë të opozitës u bënin SHBA-së dhe zyrtarëve të saj.

Që prej daljes së aktit të Presidentit Amerikan, Joe Biden, asnjë organizatë nuk mund të lobojë në emër të Sali Berishës, bashkëshortes së tij Liri, djalit Shkëlzen, vajzës Argita, e dhëndrit Jamarbër, që janë shpallur Non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Por urdhëri ekzekutiv i presidentit Biden shkon edhe më tej, heton në mënyrë të qartë çdo transaksion, aset, apo edhe pronë që nuk zotërohet nga personat që nga Departamenti i Shtetit janë shpallur Non Grata, por që sipas dokumenteve ka të dhëna që ka lidhje të këtyre aseteve me subjektet që janë pjesë e aktit antikorrupsion.

E akti i Presidentit Biden e thekson në mënyrë të qartë se në këtë rast Sekretari i Thesarit, konsultohet me Sekretarin e Shtetit për të marrë vendimin e ngrirjeve dhe bllokimin e aseteve dhe pronave të atyre që kanë lidhje me subjektet e cilësuara Non Grata.

Gjatë kohëve të fundit, në qarqet e mërgatë sonë në SHBA është folur shumë që në disa organizata atje janë përdorur para nga Shqipëria pikërisht për të mbrojtur Sali Berishën dhe Ilir Metën. E këtë debat e gjen në rrjete sociale thuajse çdo ditë. Madje, për këtë kanë folur edhe media me reputacion të shqiptarëve të Amerikës…

 

5 komente në ““Lidhja e Artë” mes urdhërit të Biden dhe vendimit të Blinken për Berishën”

  1. Iken paret per lesh ne Franc says:

    Ky akt sikur i thote Berishs qe mos i bier ne qaf Blinken se urdhri esht dhen nga me lart

  2. paradoxal says:

    Amerika duket qe po godet me ne fund qarqet pro-ruse ne Ballkan. Tani sapo u dha dhe vendimi me burgim te perjetshem per Mlladicin. Qarqet pro-sllave kane qene prej kohesh ne revansh sidomos ne Rep e Shqiperise me tentativat e tyre per destabilizim te Republikes me mollotov e zjarr.
    Mendimi im eshte se duket qe me ne fund edhe ceshtja e Kosoves po vjen drejt zgjidhjes.
    Goditja ndaj Berishes, dhenia e vizes per shkarkimin e Metes (qe me siguri, shpejt do ndjeke edhe ai fatin e te parit) eshte ne sinkroni me ngjarjet e tjera ne rrajon. Keshtu u prehen duart qarqeve per destabilizim tani qe po duket se ceshtja e Kosoves po merr prioritet.
    Per me teper, sic dihej, Shqiperise i mohohej hapja e bisedimeve per pranimin ne BE pa dhene prova te qarta te luftes ndaj korrupsionit (njesoj si edhe me Kroacine). E me kete rast, me nje gur vriten dy zogj: edhe korrupsioni e antishqiptarizmi marrin goditje, edhe Shqiperise i hapet rruga per ne BE.
    Me shume mundesi qe shume shpejt edhe Greket do dorezohen ndaj presionit te ShBA-se per njohjen e Kosoves.

  3. Tironsi NYC says:

    Jo vetem kaq: Sali Berisha, nepermjet veglave qorre te tij, eshte perpjekur te depozitoje ne sistemin bankar amerikan shifra te medha parash. Kjo ka ndodhur rreth 9 vite me pare. Si fillim 50 milion euro … e me pas sasi te tjera shume here me te medha. Kur dihet qe sistemi bankar amerikan eshte shume strike ne depozitat bankare dhe për disa mijera $ kerkohet burimi I vertetuar i tyre.
    Nuk e di si perfundoi kjo histori. Uroj qe te kene gjetur menyren per ti depozituar, se me kushtet e sotme nuk do I terhiqnin dot me.
    Drite ne fund te tunelit ?

  4. Lemja says:

    Vatranet e sotem jan disa koqe qe nuk jetojne me realitetin, ata kujtojne se deshirat e tyre jan dhe te shqiptareve, erdhen ne Shqiperi per te bere fushate per kalin e ngordhur te Saliut,pd-en,takuan Saliun me Meten dy njerezit me te urryer te politikes shqiptare, nuk po flase per Lulin, se nuk ja vlen te meresh me nje klloun cirku.

  5. Satër says:

    Amerika po do qé kjo haleja nê shqipëri mos tê qelbosi akoma té fillojé tê bllokojé pasurit dhe paret e krimit tê krerêve uzupatorê tê shoqatave shqiptare në shba tê cilêt kané 30 vite qé lobojnê finacojnê dhe mbulojné tê gjitha krimet dhe korrupsionin e klanit tê berishës,armikut tê shtetit ligjor dhe demokracisê .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje