Prej tani duhet të nisë ideja e një lëvizje të re politike

6 Qershor 2021, 18:48Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Zakonisht në muajt e fundit para zgjedhjeve ose vetëm pak vite më parë në Shqipëri është bërë zakon të lindë ndonjë subjekt i ri politik, që merr vëmendje, angazhohet dhe shikohet si alternativë për të mposhtur peshën e madhe të dy partive kryesore në vend. PS dhe PD vazhdojnë ende me sloganet e vjetra, ku anti-komunizmi, amerikanizmi, integrimi në Evropë etj., zënë peshën kryesore.

Për fat të keq, për mungesë të besimit që krijojnë në elektoratin shqiptar ato shuhen. “Libra”, Nisma, Aleanca “Kuqezi” e pak të tjera tashmë janë thjesht pjesë e studimeve të politologëve, por aspak forca të bindura për të vazhduar. Kjo i bën që të mbesin në histori dhe të duken më shumë si projekte sesa si parti. E njëjta gjë po duket dhe me partitë që ngritën dy ish-personalitete të PD-së, organizuar nga Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, veçmas të tjerave, që mëtonin ndryshime.

Tashmë ato duken krejt të bllokuar, ndërsa korit të ankesave të PD-së i janë bashkuar dhe ata, por në një drejtim tjetër: Mungesën e besimit nga populli, që është ende i papërgatitur. Edhe më shqetësues performanca e jashtëzakonshme e Aleancës që u mundua të mblidhte dhe kanalin nacionalist dhe formacioneve të tilla. Paçka premtimeve dhe besimit të kryetarit të saj Kreshnik Spahiu, rezultati i saj ishte më shumë se zhgënjyes.

Analizat e pakta nuk të japin mundësi të penetrosh në humbjet e tyre, por artikujt e ndryshëm të zhvilluara nga personalitete të analizës, të bëjnë të besosh se elektorati shqiptar është thjesht konservator i dy ideologjive mikse që përfaqësojnë PS dhe PD-në, pa ditur të bëjnë dot abstragimet e nevojshme për nevojën e një partie të re. LSI e humbi këtë mision me zvarritjen njëherë tek njëra dhe pastaj tek tjetra parti, duke u bërë njësoj e padashur te PS dhe PD, që duket se me zgjedhjet e fundit i kanë dhënë edhe një goditje afër knock down.

Ajo që të shqetëson është shuarja e menjëhershme e të gjithë alternativave dhe vetë angazhimi i njerëzve të këtyre partive për të vazhduar. Dorëheqjet e Patosit dhe Topallit më shumë duhen lexuar si lodhje ndaj këtij reagimi të munguar të publikut shqiptar sesa pjesë e asaj kulture që duhet të jetë në partitë shqiptare.

Por më keq akoma është se publiku nuk e lexon dot ndryshimin, ose njerëzit që janë përballë nuk dinë të frymëzojnë si duhet. Ky variabël duhet lexuar dhe me sa duket ajo vërejtja e OSBE-ODHIR-it për edukimin e publikut shqiptar është hallka kryesore. Që në momentin që vota ende blihet dhe paragjykohet duket se nuk ka ende vend për alternativa.

Kjo duhet t’i bëjë të mendojnë iniciatorët e formacioneve politike për një logjikë tjetër. Kryesore është që përpjekjet t’i fillojnë qysh në shtator dhe me piketa të qarta. Për ndryshimin. Për vendin. Pasi prej tani duhet të nisë ideja e një lëvizje të re politike. Është nevojë ulëritëse, paçka se në çfarë kahu.

7 komente në “Prej tani duhet të nisë ideja e një lëvizje të re politike”

  1. Bardha says:

    Ky ashte ben idioti, rrofte gazetaria shqiptare me kete karnival,duke filluar nga neser une do behem analist,Sandrin e kam shok dhe mediet e tij do me thrrasin per te dhene opione sic ftojne idiotin Nesho apo shkullakun,Anal bushatin ose zhulin emrin nuk ka them se e dini

    1. asd says:

      Ha ha ha; Shume mire!

    2. Këlyshët e Komunistit Sali humbén zgjedhjet says:

      Respekte, Bardha.
      I ke rënë në kokë. Ky nuk eshte as Mish as peshk. Normalisht gazetari shkruan per nje lloj audience, per nje shtrese te caktuar te popullsisë, ose edhe per tere popullin.
      Ky gomari shkruan per vete. Por kur shkruan per vete, nuk ke pse e boton ne gazetë. Shko skruaje dhe lexoje vetë ne WC.
      Keta analistet pa shtylle kurrizore, ne vend qe te ngrejne nivelin e elektoratit te djathte duke ju shpjeguar se zgjedhjet u humbën, nuk u vodhen, vazhdojne me teorira idiote. Zgjedhjet u humbën nga:
      – mediokriteti dhe vasaliteti i Bashës
      – Prania e gogolëve Berisha dhe Meta, te cilet populli nuk insheh dot me at
      – Fakti qe Nuk Noka, Kryemadhi, Mediu, Dulja, dhe Mziu mund te ishin ne qeveri trembi shume votues
      Pra zgjedhjet u humbën. Do filloi analiza keshtu, PD reformohet, dhe merr pushtetin ne 2025.
      Çdo lloj politike tjetër, mban Ramën dhe PS ne qeveri deri ne 2029.
      Deri atehere, besoj se debilët qe shkojne mbrapa Saliut dhe Bashes besoj do kenë zënë mend, por ku i dihet. Populli thote qe “Nena e budallenjve eshte gjithmone shtatzanë”.

  2. Haka Tekizoti says:

    Zoti Andoni! Partitë e reja kanë dështuar sepse janë krijuar nga personazhe problematikë, të dalë nga partitë e vjetra. Publiku ka të drejtë të mos u besojë pasi partitë i krijojnë jo se kanë qenë kundër sjelljes, programeve apo qeverisjeve të partive nga kanë dalë, porse edhe pse kanë qenë dakord apo të përfshirë me pasion nē gabimet e tyre, janë shkëputur për qejfmbetje e jo për çështje parimore apo devijime ideologjike. Deri tani nuk ka dalë ndonjë idealist, dmth edhe i panjollosur. Dhe deri sa të dalë një apo disa të tillë kështu do të vazhdojë. Mos u lodhni duke i ardhur anash problemit.

  3. dritani says:

    Faktor tjeter dhe i rendesishem per krijimin e fraksioneve te reja eshte sepse te gjith ata individe qe shkeputen nga partite e tyre krijojne nga nje parti me vete dhe nuk bashkohen sepse duan qe te jene te gjith kryetar sepse mendojne per kariken e tyre.

  4. Fize says:

    Aaamooon mo Ben, te pakten mos u beni kaq hipokrit; spo te kerkon njeri te permendesh LRE e Arian Galdinin se te shpallin non-grata ne Albakistan por te pakten mos thuaj te gjitha alternativat e reja u shuan pas zgjedhjeve.

  5. Alma says:

    Ne zgjedhje mori pjese nje parti vertete e re ,LEVIZJA E RE, LRE me numrin 8 dhe asnje nga ju te medias se shkruar e televizive nuk e permendet
    LRE me Arian Galdini eshte partia e re qe vazhdon te ekzistoj e pranoni apo nuk e pranoni ju.
    LRE do bej histori ne transformimin e Shqiperise e ne clirimin e saj nga plackaxhinjte PS, PD, LSI, dhe pjellat e tyre.
    Keshtu shikoni e shkruani te verteten qe partia e re re e ndryshimit ka lindur dhe eshte LRE, LEVIZJA e RE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje