Nga Mira Kazhani
Nuk e publikuam videon e plotë në Tiranapost, atë ku shihej qartë se si një polic me uniformë vret Klodian Rashën, pa pasur asnjë rezistencë prej të riut. Ai qëndron thjesht i ulur në tokë, duke marrë frymë me vështirësi, pasi ka vrapuar shumë për t’i ikur policisë.
Në këto raste mendoj se etika nuk duhet të ketë rëndësi sa e vërteta dhe jeta e një të riu sa shkaqet e një polici, një polic sa vetë policia. Një krim apo një fenomen? Varfëri apo korrupsion? Këto duhen folur sot.
Nuk e postuam videon gjithsesi, se klikime të tilla i refuzoj.
Por disa gjëra duhen thënë, më saktë ulëritur!
Klodian Rasha nuk jeton më. Ajo video mund të kthehet mbrapsht dhjetëra herë, por jeta e tij as edhe një herë më!
Klodian Rasha është shpallur hero, por ai s’ishte në luftë dhe s’kish pse binte dëshmor. Ishte një djalë i ri, rrugëve të qytetit të tij, ku maksimumi theu orën policore (në kushte pandemie). Por sa prej nesh mund ta kenë thyer?!
Vrapoi se nuk deshi që ta kapnin policët? Vrapoi se mund të kishte diçka për të fshehur? Edhe sikur të jenë të vërteta të gjitha këto, vlejnë sa një gjobë, sa një ndëshkim sipas ligjit.
Videoja e vrasjes së Klodian Rashës është njolla më e madhe për Policinë e Shtetit. Në të vërtetë policia ka dhënë shpesh shembuj se si ne si qytetarët s’duhet të kemi besim tek ajo.
Në fushatën elektorale për 25 prillin ne pamë një polici në dy krahët. Një polici që nuk ishte në nivelin e duhur në ngjarjen e Elbasanit, njëjtë siç ishte edhe policia që refuzonte të zbatonte urdhër-ndalimet e Ina Ramës për 21 Janarin.
Do guxoja të rikthehesha edhe në rastin mister të zhdukjes se Erjeta Avdylit, në vitin 2000, punonjëses së Unicef, dhe dritëhijeve të bashkëshortit të saj polic.
Ka shumë kohë që policia është njollë. Me ndonjë përjashtim të disa përpjekjeve të Tahirit me policinë rrugore, pjesa tjetër ka qenë një kruajtje fyti. Në përgjithësi një vend pune i prapambetur dhe një vend i inkriminuar.
Ne nuk besojmë tek policia dhe bëjmë mirë! Kështu u ruhemi vetë telasheve, por ne nuk mund të bëjmë çap nga shtëpia pa të. Të paktën kur flasim për policimin në komunitet, pa llogaritur këtu edhe përballjen me operacione të sofistikuara.
Policët nuk janë të gjithë vrasës se mund të jetë një koleg i tyre i tillë. Do ishte e padrejtë t’i futnim të gjithë në një thes. Ka nga ata që e kanë vokacion dhe nder mbrojtjen e qytetarëve të tyre dhe ka shumë, absolutisht. Por as të mirët nuk e bëjnë dot të besueshme policinë. S’e bën dot asnjë individ, as të mirë e as të keqe, në fakt. Problemi nuk është tek polici por tek policia, jo tek një patrullë por tek patrullimi.
Policia duhet parë në kompleksin e saj dhe pa emocione. Duhet parë drejt e tek shkaku i vërtetë që quhet korrupsion.
Korrupsioni është shkaktari për nivelin dhe përformancën e dobët të policisë dhe në disa raste edhe për dualitetin e saj.
Korrupsionin s’ka nevojë që ta kërkojmë e ta gjejmë patjetër të dokumentuar, të zbulojmë tendera apo prova të tjera që të bindim skeptikët.
Ai shihet me sy të lirë, që nga veshjet dhe makinat që ngasin policët shqiptarë.
Policët shqiptarë duhet të jenë të sigurt dhe dinjitozë. Të mos veshin uniforma të sajuara, pantallonat nga Italia e xhupin nga Turqia. Të mos ngasin makina të dobëta. Në Kosovë patrullojnë me “Toyota” , tanët lëvizin me makina “Hyundai”. Bëhet dallimi vetë.
Në Shqipëri ka diku tek 5 ose 6 radarë për policinë rrugore, ndërsa në Kosovë ka 200 radarë për këtë shërbim. Prej “Unmik” apo ndërkombëtarëve, që pas luftës atje sapo kalon kufirin e kupton që Kosova për nga policia është përpara. Boll t’u shohësh uniformat dhe qëndrimin dinjitoz. Policët duhet të jenë të trajnuar dhe të edukuar por edhe të vëzhguar. Nuk mund të jenë ata një bandë me uniformën e shtetit. Ata duhet të jenë të paguar mirë, të veshur mirë, të trajnuar mirë.
Policia dhe policët tanë janë të varfër, por, nga ana tjetër, ka shefa dhe ish-shefa policie që kanë pasuri e cila kërcet po aq sa ajo e gjyqtarëve apo e prokurorëve.
Një kontrast tjetër ky, që do shkundur.
Të gjithë këta faktorë nuk janë çështje dështimi, por mosdashjeje. Me pak dëshirë shumëçka mund të ndryshojë. Sikundër edhe një superpolici mund të ketë brenda një farë të keqe, mund të prodhojë një ngjarje të rëndë, si vrasja e të riut Rasha, por policia serioze duket nga mënyra se si përballet me një skandal në gjirin e saj.
Si në rastin e videos/vrasjes së Klodianit, ku duhet çuar në fund drejtësia dhe morali për këtë histori.
Zinxhiri i largimeve duhet të kish vazhduar dhe nuk është asnjëherë vonë.
Rikthimi i kësaj videoje s’duhet të shërbejë sa për t’u hapur plagën familjarëve të viktimës apo për të xhiruar në rrjet duke u harruar me dhimbjen e radhës. Duhet të nisë një debat i madh, serioz e i ndershëm me finale marrje të përgjegjësisë dhe ndërtimin e një policimi të ri.
Shqipëria është shumë e vogël për të mos u kontrolluar. Nuk është Amerika dhe India, as Kina.
Shqipëria nuk ia del dot vetëm me bukuri.
Ajo duhet fillimisht të rrezatojë siguri dhe polici. Kjo nis veç me luftën ndaj korrupsionit dhe investimin e ndershëm tek aorta kryesore e një shteti, policia!
Je sorollatur sa ke humbur ne opinionet personale. Policia eshte shume me e gjere se sjellja e nje polici. Me rastin po meret drejtesia ndersa me fenomenin duhet te merret gjithe policia. Sa raste te tilla, tejkalim i se drejtes, jane shfaqur ne polici? E pra, ne vend te shkarkosh opinionin personal shko e mblidh te dhena, nderto nje statistike dhe fol me fakte. Gazetari nga divani shtepise mund ta beje kushdo.
Ceshtja qe shtrohet eshte KORRUPSIONI ne Polici dhe ai ekziston, duam s’duam ne!
Ke bere hartim per maturante.
Polici abuzoi me detyren padyshim dhe vrasja e te riut nuk ka justifikim per Policine.
Sidoqofte i riu kishte shkelur ligjet dhe policia nuk e ndoqi me kot. Ai duhej arrestuar por jo vrare.
Polici qe e qelloi duhet denuar.
Por problemi i artikull-shkrueses qendron tek oergjithesimi i nje ngjarjeje fatkeqe, e cila ndodh rendom gjithashtu per fat te keq ne ccdo vend, por jo ne Shqiperi.
Ky rast eshte i vecante dhe nuk duhet pergjithesuar.
Problemi i fundit eshte se ka dale nje mode e cuditshme ne Shqiperi ne politike dhe gazetari: preferohen te promovohen femrat e bukura dhe jo femrat e zgjuara. Te jete valle nje degradim mediatik dhe politik?
O Kazhan, pse a mund te lidhet vrasja e Rashes me korrupsionin a me uniformat e radaret? Apo nuk mund ta lidhje dot artikullin me argumenta. Doni te beni dicka te mire dhe e menderosni fare, keni ndonhe ide diku ne ndonje cep te trurit dhe s’mblidhni dot argumenta per ta ilustruar.
Ke plotesisht te drejte, ne shumicen e problemeve qe shtron, e nderuar GAZETARE!
Po ke harruar nje gje fare “te voge”, nderhyrjen e politikes ne emerimin e Drejtorit te Pergjithshem te Policise, pavaresisht nese ai mban emrin Burgaj, Veliu apo soj e sorrollop i tyre! E jemi qe jemi, po ju bej disa pyetje, e jo vetem ju si Gazetare, por gjithe kolegeve tuaj:
A pyetet ndonjehere, sa grada ka marre, kur i ka marre e si i ka merre Drejtori aktual i policise?
A pyetet ndonjehere MInistrin qe e propozoi, se e keni shpallur edhe kampion te ligjshmerise, pse priti tre muaj, derisa Veliu perfundoj me “sukses” kursin per fitimin e grades, qe do ti mundesonte futjen ne rrethin e punonjesve prej nga Ministri do te pergjidhte emrin e Drejtorit, ndonese grada jashte rradhe si kishte zene akoma vend ne spaleta!!!???
A pyetet pse Ministri nuk e ushtroj perzgjedhjen dhe propozimin nga rradhet e punonjesve te policise qe prlotesonin kriterin per te zgjedhur Drejtor i Pergjithshem, sepse ligji thote nga radhet e punonjesve qe mbajne graden X, e nuk kerkon plotesimin 100% te gradave e pastaj perzgjedhje!?
A e pyetet Ministrin pse asnje nga punonjesit qe plotesonin kriteret per Drejtor, nuk u perzgjodhen? Pra nese askush prej tyre s’ka qene i denje per te mbajtur gradat qe kishin, atehere pse i mbajti akoma ne ate funksion!?
Nese do te analizonin cdo rast emerimi te Drejtoreve te pergjithshem, do ta vinit gishtin ne plagen e veretete te gjendjes se administrates ne Shqiperi, e Policise se Shtetit ne veçanti, pamundesise per te bere karriere normale, sipas ligjit, pa fshire me bythe korridoret e selive te partive, e mbi te gjitha me pune e ndershmeri!
Sot Policia e Shtetit, ne lufte me krimin e organizuar, drejtohen nga nje punonjes policie i cili NUK KA NJE DOKUMENT PROCEDURIAL, te vetem tw perpiluar gjate gjithe karrieres se tij “brilante”!
Gianni De Gennaro, ne vitin 2000, i zgjedhur si Drejtor i Policise italiane, ishte i pari ne radhen e drejtuesve te policise, qe vinin nga balli fronit te luftes kunder kirminalitete te organizuar, kur Italia filloi luften kunder krimit te organizuar, ndersa ky yni vjen nga rendi, pikerisht nga patrulla qe i referoheni ju, e nga qarkullimi “gjobevenesve me uniforme”!!!!!
Pikerisht zgjedhja e ketij mediokri, e detyroi KM, te rikthente ne kryer te policise funksionaret e “Grupit Çiftelia”!!!!!!!!!
Shpresoj ta lexoni, e ti verifikoni problematikat, e mbase ju lexojme ne nje tjeter shkrim, kesaj rradhe POLEMIK e jo melankolik e nderuar Gazetare!!!!
Nese Mira nuk beson te policia, kjo nuk do te thote se te tjeret nuk besojne.
Jam dakort me të gjitha çfarë shkruhet por ka edhe anen tjetër të medaljes kjo ngjarje! Kjo ngjarje ka edhe masakramin e policve nga një tufe rrugacesh në mes të Tiranes, ka edhe ulerimat e historine e një shteti e shoqerie kundrejt një polici që e pranoi fajin e denimin e merituar! Edhe boll me banalitete që personi u vra se shkeli orën policore, se këtu jetojme..ketu nuk pyet e nuk ka njeri frikë as nga shteti e as nga polici! Në këtë vend ndodhin vrasje makabre në mes të ditës e nuk ka nje proteste kundrejt kriminelve, duhet te ishin djegur 10 here Tirana, Shkodra, Vlora e Elbasani me kete standart ! Si gjithmon vazhdoni e bëni të fortin me të dobtin, qe në këtë rast është policia.. Kjo tregon se çfarë shoqërie jemi e çfarë shteti e police kemi!
Raste te tilla nuk eshte mire por ndodhin dhe ne vendet me demokratike ne bote por analiza e kesaj prostitute eshte e ndyre. Fjalet me te keqia dalin per policine dhe mjekesine por te gjith kur kane nje problem ne keto institucjone falen…
Sigurisht qe ne cdo cep prefeksion nuk ka por nuk mund te hedhesh balte te tille moj baxhelle se ne keto 30 vite ” demokraci ” jane vrare mbi 250 polic bije nenash dhe nje rast i tille nuk e ereson punen e policise pa i hyre ketu se kishte apo jo pistolete viketima apo po shkonte te pinte kafe ne 2 te nates ishte apo jo nga trute ne regull viketima, te gjitha keto nuk e ligjitimojne vrasjen nga nje polic i ri ne detyre. E pa falsme eshte rasti i Elbasanit qe nje efektiv i forcave speciale te vrase ne ate menyre.
Mira Kazani je kazan i cepuuar, mbetje e ndyre e komunizmit.