Lulzim Basha, prej 13 qershorit flamurtar i destabilizimit…

4 Qershor 2021, 19:02Blog TEMA

Nga Pajtim Bello

Z.Basha në takimet me demokratët ka thënë me gojën plot:”….jo bashkëpunimin…., por rrëzimin një orë e më parë….”, “..ka vetëm një rrugë, ajo e mobilizimit masiv popullor”, “të mos lemë asnjë minutë paqe, asnjë minutë oksigjen për këtë regjim”.

Në këto shprehje sintetizohet premtimi dhe rruga që do të ndjeki Basha si Kryetar i PD, nëse Ai rikonfirmohet nga zgjedhjet fasadë në 13 Qershor.

Ai shfaqet pa maskë: kush është, në ç’formacion është rrjeshtuar, krah kujt lufton dhe kundër kujt lufton. Lulzim Basha konfirmoi se nga një fishek në vezmen e Sali Berishës deri sot, do të jetë Kryekomandant nesër e në vijim.

Premton vazhdimësi të vijës së ashpër te Sali Berishës deri në vdekje. Pas 13 Qershorit goja e PD-istëve në vend të artikulojë fjalë, do të bluajë gurë. PD në vend të arsyetimeve do të ofrojë bombat molotov. Partia Demokratike, duke refuzuar dorën e mazhorancës, të shtrirë për bashkëpunim, do të kthehet në acarin e dimrit të gjatë ‘demokrat’.

Si forcë politike nuk do të ofrojë asgjë të re. Tension e bllokim në Parlament. Dhunë e destabilizim në rrugë e në sheshe. Nën parrullën “Na i jepni fitoren, ani pse nuk na takon!..” demokratët do të rraskapiten nëpër sheshe e rrugë, herë qetësisht e më shumë dhunshëm, duke kërkuar zgjidhje të një ekuacioni pa rënjë!

Sakrificë e madhe për këta njerëz, do të enden pa orientim duke luftuar me mullinjtë e erës si edhe shumë herë të tjera!.. Me sa duket në PD ka një kontigjent të pandreqshëm që bën ligjin dhe e tërheq zvarrë antarësinë e PD në rrugët dishezë me pluhur e baltë.

Gjithë kjo sipërmarrje nuk bëhet kot së koti, e ka një qëllim; madje shumë djallëzor dhe antishqiptar: “Strategjia e situatës së tensionuar dhe destabilizuese bëhet për të treguar se zotër të Shqipërisë janë ata dhe vetëm ata. Në Shqipëri ka vend nderi për ata dhe për miqtë e tyre. Shqipëtarët e tjerë do të mbeten qytetarë të dorës së dytë, mbushës topi kur i thonë…

Nën mbretërimin e tyre Shqipëria do të mbetet jashtë dyerve të Europës dhe SHBA do t’iu kërkohet ti ‘mbajnë duart larg’ nga Shqipëria!..”

Në serialet që do të luhen pas 13 qershorit 2021 do të ketë një ndryshim esencial. Lulzim Basha do të ketë fituar besimin dhe do të ketë marrë bekimin e Kupolës për të qenë Prijsi i Ri i PD dhe turmave. Ai do të jetë falmurtari i destabilizimit të Shqipërisë. Si asnjëherë deri sot, Antarësia e PD ka në dorë shansin historik që të jo vetmë të shpëtojë PD nga kjo aventurë e rrezikshmë dhe e dhimbshme por edhe Shqipërisë e shqiptarëve t’jua ‘kursejë’ këto seriale mundimesh.

Mos ta votojë Lulzim Bashën për kryetar ose në mënyrë demostrative të bojkotojë zgjedhjet farsë të 13 Qershorit. Përndryshe PD do të hyjë më thellë në tunelin e mos kthimit, tunel ky që nuk ka as dalje dhe pashmangësisht të ofron përplasje fatale….

6 komente në “Lulzim Basha, prej 13 qershorit flamurtar i destabilizimit…”

  1. ?????? says:

    O thuj skemi gjykata ne si do burgun o legeni i sali berishesh o hale muti o hajdut i poshter. Nuk te vje njeri ty per mrapa se ti do te mbrojshe familjen mafjoze te berishes se edhe ti ke vjedhur me berishen je qelbur ti nuk shko dot ne amerike imagjinoje sa i korruptuar je i poshter…edi rama eshte i pa afte ata edim ne edhe hajdut eshte edim .por te pakten eshte shume larg ju hajdutat e kriminelat e sali kriminelit

  2. AGUSH says:

    Te Noc Rrokut e ka te sigurt si te ZGJIDHET si JO DAJ SAMI E KA BASTUNIN PER TJA FUTUR DHE SALIUT EDHE LULKES DHE ILIR MUTIT DHE KUJTDO QE DO BEJE NUMRA.
    LE TA PROVOJME SE PASTAJ EDHE SHQIPETAREVE DO JU VIJE ATY KU SMBAN ME E DO NGRIHEN KUNDER KELYSHEVE TE RUSISE E DO TI KALOJNE NE LITAR.

  3. Beje shaka says:

    Perdorim per interesat personale!
    Kerkon te .broj pasurite dhe mekatet e aktivitetin te tij.
    E di qe po te jete Kryetar qe eshte e veshtire ti japin non- grata, veshtire te arrestohet sepse quhet politike dhe .esa duket ka mardheniet shume te thelle dhe ndoshta te lista me S.B..
    Ky status eshte shume i rendesishem per Lulin. Prandaj nuk jep doreheqje para zgjedhjeve dhe po keshtu i duhet me patjeter rizgjedhja. Ftesa e A. Shejtan nga Amerikanet i ka djegur shume. Besoj se edhe sikur edhe 1 dite para te jap doreheqje rrezik i vjen letra per person non grata. Persa i perket sizes nuk besoj se do te shkoj .e ne Amerike. Nese demokratet do e perkrahin sigurishte Amerikanet qe kane akses ligjor nderkombetar do ta shpallin PD si organizers terroriste e tipit HAMAS.
    Amerikanet e kane paralajmerise njehere. Luli si dhe I’M duan stature te te denuareve politike per te mbrojtur pasurite.

  4. Fatosi-kosove says:

    Me te njejtin stil,thirrje e kercenime edhe millosheviqi mbante pushtetin ne kosove, i vetmi dallim ishte se millosheviqi me 2-3% te njerezve qe e votonin e mbante pushtetin,por ishte kohe tjeter dhe ai ishte okupimi,kurse basha qe sillet po ashtu si millosheviqi harron se shqiptaret nuk i japin pushtet me vote dhe fale zotit nuk e merr as me dhune sepse shqiperia nuk e mbeshtet pos nje grusht budallej e kriminel qe i japin edhe postin e kryetarit te dyt ne PD.

  5. teli says:

    Lulzimi do te thyej qafen per vehte se me keto bema do te shpallet Non Brata si Saliu. PD do kohe qe te ringrihet si Parti e djathte e verete. Teli

  6. Astriti dr says:

    Makina ne foto ben 230mije euro.
    Range rover vogue autobiografi e personalizuar.
    Na rrofte luli. Rrofte opozita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje