Pse rizgjedhja e Bashës kryetar i PD-së, është dhurata politike më e madhe për Edi Ramën

5 Qershor 2021, 10:36Blog TEMA

Nga Blendi Kajsiu

Rizgjedhja e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së më 13 qershor do ishte dhurata politike më e madhe për Edi Ramën. Nga të gjithë kandidatët për kryetar të PD-së sot, Basha është kandidati më lehtësisht i mundshëm nga Rama dhe PS-ja në zgjedhjet e radhës.

Mjafton të imagjinojmë për një moment zgjedhjet lokale pas dy vjetësh, në 2023. Që PD-ja të deklaronte fitore në këto zgjedhje, Basha ose do duhej të fitonte shumicën e bashkive kryesore të vendit, ose të paktën Bashkinë e Tiranës. Siç e ka shtjelluar me detaje Blendi Fevziu te gazeta “Panorama”, në Shqipëri kush fiton Tiranën, fiton zgjedhjet.

Po kush është ai shqiptar, qoftë edhe demokrat apo anti-Ramist, që sot beson se Basha është i aftë t’i marrë Bashkinë e Tiranës dyshes Veliaj – Rama, qoftë edhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme? Basha “e fitoi” Tiranën në vitin 2011 kur PD-ja ishte në pushtet me vetëm 81 vota, që në fakt ia dha KQZ-ja e Arben Ristanit. Ky i fundit u shpërblye më pas politikisht nga PDja në një nga aktet më publike të korrupsionit politik.

Aq mediokre ishte qeverisja e Bashës në Bashkinë e Tiranës, saqë as nuk u mundua të rikandidonte. Nën lidershipin e tij, PD-ja e humbi bindshëm këtë bashki në vitin 2015. Ndaj është e vështirë të imagjinosh sot se Basha mund të fitojë Bashkinë e Tiranës nesër.

Po nëse nuk është i aftë të fitojë Bashkinë e Tiranës ku krimi i organizuar, shitblerja e votës dhe klientelizmi janë në nivelet më të ulëta në vend, përse do fitojë bashki me peshë si Durrësi, Elbasani apo Vlora, ku sipas tij këto fenomene gëlojnë? Dhe nëse nuk fiton dot as Tiranën, as Durrësin apo Elbasanin, pa përmendur Fierin apo Vlorën, atëherë si do t’i fitojë zgjedhjet lokale? Dhe nëse nuk fiton dot zgjedhjet lokale të vitit 2023, si t’i do fitojë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025?

Natyrisht që edhe në vitin 2023 Basha do denoncojë masakrën elektorale të radhës. Problemi është që parulla “zgjedhjet m’i vodhën, nuk i humba!”, mund të shërbejë për të fituar partinë, por jo pushtetin. Në fakt, ky është specialiteti i Bashës dhe ndaj për Ramën ai është opozitari ideal.

Është e vetmja gjë që duket se ka mësuar nga Berisha, sepse ky fundit, përveç PDsë, kapte ndonjëherë edhe pushtetin. Ndërkohë, Basha është aq i zënë me kapjen e PD-së, saqë e ka të pamundur të merret me ardhjen në pushtet. Nëse kapja e partisë kërkon mbyllje ndaj shoqërisë, mungesë debati dhe luajalitet të verbër, ardhja në pushtet nënkupton të kundërtën.

Ndaj Basha jo vetëm që nuk synon ta transformojë PD-në në parti të parë, por as mendon që kjo është e mundur. Kështu, në zgjedhjet e 2021, në asnjë moment nuk deklaroi se PD-ja do merrte më shumë vota ose mandate se PS-ja, siç deklaronte përditë Rama. Hyri në garë për vendin e dytë duke pranuar në mënyrë të heshtur që PS-ja do ish parti e parë. Sot ankohet që pati një masakër elektorale që nxori PS-në parti të parë dhe PD-në parti të dytë.

Një meritë që gjithsesi i duhet njohur Bashës është sinqeriteti i tij me anëtarësinë e PD-së. Ai e ka cilësuar lidershipin e tij si lidership i sakrificës. Kuptohet, sakrifica nuk është e liderit, por e anëtarësisë, pasi Basha dhe familja e tij nuk e vuajnë të qenurit në opozitë. Përkundrazi është një pozicion që u jep si kapital ekonomik edhe politik, ndaj nuk e lëshojnë PD-në.

Sakrifica është e anëtarëve të thjeshtë të PD-së, për të cilët opozitarizmi nënkupton goditje si në statusin social, edhe në atë ekonomik. Ndaj është për t’u përshëndetur sinqeriteti i Bashës kur pranon para anëtarësisë që lidershipi i tij prodhon sakrificë dhe jo pushtet.

Ai nuk po premton fitore, por sakrificë si në zgjedhjet e vitit 2023 edhe në ato të vitit 2025. Dhe nuk ka dhuratë më të mirë politike për Edi Ramën dhe PS-në se një opozitë që preferon sakrificën dhe jo pushtetin.(Panorama)

7 komente në “Pse rizgjedhja e Bashës kryetar i PD-së, është dhurata politike më e madhe për Edi Ramën”

  1. nardi says:

    Nuk e kuptoj kete teorine e partive politike shqiptare,sidomos te PD-es,per militantet,qe emertohen,qendrestare,bejne sakrifica,te pa pune,kemi 8 vjet rrugeve etj.Kjo pasqyron ne rradhe te pare se Pd-ja,si parti politike,eshte e mbeshtetur te militanti jo me parime, programe, ideollogji etj,por vetem me kusht qe ti sajoi vende pune,drejtora etj.Kur do ta heqim ne kete mentalitet,se u bo banal fare.Nuk nderrohet administrata sa here nderrohet pozita.Me duket se kete qellim ka PD-ja si parti,te marre pushtetin dhe te fuse militantet te Ujsjellsi,Kesh etj,qe keta nastadinet te marrin ndonje lek.

    1. Kalec Dega says:

      Aha? Zgjedhje ne PD , zgjedhje ne PS!……cfare genjeshtre dhe mashtrim i madh per pellazget arnaute…qe jetojne dhe ushqehen jo me me bar por endra e iluzione per nje Shqiperi te suksesshme ne komunizem nen udheheqjen e PPSH(PD+PS+LSI).

  2. Www says:

    Zgjedhja e Bashës është dhuratë për Ramën????
    Moszgjedhja e Bashës, a nuk është po ashtu dhuratë për Ramën?
    Mblidhni mendjen o dritëshkurtër.
    Rama ka pas vetes partinë më të fuqishme.
    Me ose pa Bashën, PD ka prekur fundin. Deri sa ajo të riorganizohet, ose të krijohet një tjetër parti që do fitojë besim në popull PS dhe Rama do qeverisin të pashqetësuar.

  3. ci ka bo ramo ktij e grus ktij ke Vila mer yahoo njigjoheshin thirrjet qe larg
    ngope Rame ,je me i miri ,
    mua me pelqen kur ti je gjithmon lart e un posht sa u alarmu fhsati e done naten me fenere ju afrun Viles
    kulmi cfar prostituite hollandeze paska ken

  4. Loku says:

    Komedi e gallat: Basha flet budalliqe se ka fituar salla me militant duartroket.
    Çfar pret nga ky nivel! Asgje humbjen e rradhes.

  5. Ladi says:

    Shkrim krejtesisht jasht kohes dhe dhe kunder mentalitetit europian! – nje shkrim militantesk! Shume e turpeshme.
    Nuk gjej dot asnje argument qe te shpjegoje se anetaret e PD – se, po vuajne se nuk jane ne pushtet – ndersa anetaret e PS – s, rrojne te lumtur, pasi ata jane ne pushtet, (çudi e madhe kjo) – pa permendur ketu elektoratin gri, apo njerezit e zakonshem qe nuk duan t’ja dine se kush parti qeveris!!!??
    Nje arsyetim krejt i pa aresyeshem.

  6. Sokrati says:

    Rizgjedhja e lulzi bashiçit ne postin e kryetarit eshte shkaterrimi total dhe perfundimtar i PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje