Reflektim pas letrës së shqetësuar të një ambasadori

8 Qershor 2021, 10:21Blog TEMA

Nga Mira Kazhani

Sot lexova letrën publike të ambasadorit italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, drejtuar kryeredaktorit të gazetës “Dita”, Adrian Thano. Letra theksonte shqetësimin e diplomatit për krahasimin e përsëritur të Elbasanit me Palermon nga reporterët që mbulojnë kronikën e zezë. Shqetësimi është i drejtë, legjitim por edhe patriotik.

Në letër mbrohej nderi i Palermos dhe imazhi i kryeqytetit të Siçilisë, të cilin ne shqiptarët e njohim nga seriali “Oktapodi”, por edhe nga fundi tragjik i idealistëve si Falcone dhe Borsellino. Siçilia e viteve `90, ishte e tillë, gjakatare dhe peng i mafias!
“Sot gjërat kanë ndryshuar” -thotë ambasadori Bucci në letrën për Kryeredaktorin Thano.

Mafia atje nuk është se nuk ekziston më. Thjesht ka ndryshuar. Detyra e një njeriu që e do vendin e tij, aq më tepër e një diplomati që përfaqëson drejtpërdrejt interesat e atdheut të vet është mbrojtja ndaj çdo deklarate apo akti që ia cënon imazhin apo nuk ia njeh përpjekjet për ndryshim. Krahasojeni me ne. Ne që jemi kampion Par exellence për të bërë pis vendin tonë, një traditë e vjetër politike majtas, edhe djathtas.

Edhe gazetaria që kërkon krahasimet më të zeza, është “pattern” po i një shoqërie që nuk e ka për gjë ta telendis vendin e vet. E kemi të gjithë nga pak. Ankohemi sa herë dështojmë, ia vëmë fajin Tiranës, Vlorës, Elbasanit, Shqipërisë së vogël që s`na i përmbush ëndrrat.

S`bëhet ky vend, s`bëhemi ne. Besojmë tek ikja! Ik nga këtu. Dërgoji fëmijët jashtë. Ah të ishe ti me këtë talent në NY etj, etj. Në fakt nuk ikim nga vendi, ne ikim nga njëri-tjetri.

Ironike është që sharësit më të thekur janë ata që i kanë marrë më shumë këtij vendi. Janë pasuruar më shumë, kanë krijuar identitet dhe karriera, janë lodhur shumë herë më pak sesa homologët e tyre në NY, Romë, Berlin e Tokio për “suksesin”. Shqipëria është më e lehtë. Në mungesë të shtetit dhe jo vetëm të shtetit, nuk ka vetëm padrejtësi, por edhe avantazhe.

Pse nuk ia shohim dot Shqipërisë tonë të vogël anët e mira? Pse e kemi kaq të thjeshtë ta shesim? Të tjerë nuk e bëjnë. Shikoni serbët që kanë në ballë njollën e spatrimeve etnike dhe mbajnë ende era gjak. Gjermanët që u ngritën mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore, apo francezët që as anglisht s`të përshëndesin në dyqan.

Ky ishte reflektimi i parë që më çliroi letra e ambasadorit italian në Tiranë. Italia në Shqipëri ka dërguar një diplomat safi të mirë nga i cili duhet të mësojmë edhe ne. Sidomos si ta duam vendin, edhe pse gjërat nuk janë fjollë. As këtu, as në Palermon e ambasadorit.

Dy fjalë për Palermon, të cilën qëlloi që e kam vizituar dy vite më parë, në një javë pushimesh me kushërirën time që jeton në Itali. Me një “Fiat Punto” kemi shëtitur çdo ditë nga një destinacion. Qendrën e kishim në Catania. Location është perfekt nëse do të shkosh në vende të ndryshme të Siçilisë.

Ne zgjodhëm të qëndronim në një Airbnb dhe ishte gjëja më e mirë, sepse e gjithë rrugica ishte një histori, me gra që ende thërrisnin fëmijët nga ballkoni, siç tek ne në komunizëm.

Nuk kishin ajër të kondicionuar shumica dhe, ose rrinin me dritare hapur e freskuese të vogla, ose me ato freskueset e viteve ’90. Ngjitur kishim një galeri dhe që ditën e parë takuam profesorin e artit i cili na dha këshillat e duhura për të vizituar.

Nga Shqipëria më kishin sugjeruar sigurisht Taorminën, të cilën e vizituam një mëngjes, por ne ndoqëm guidën e profesorit të artit, shkuam në Notto, Valle dei Templi, Agrigento, Siracusa, Palermo.

Në Catania, na mësoi se nuk duhet të shkonim në disa zona natën se ishte ende rrezik. Qyteti, tha ai, s`e mori kurrë veten. Vitet `80 janë koha më e bukur e Catanias. Siçilia ishte një vend plot jetë. Pas `90 e tutje gjërat ndryshuan. Fillimisht lufta me mafian. Më pas dhjetra bërryla politike dhe ekonomike. Kërkesa për autonomi veç i përkeqësoi gjërat.

Korrupsion pas korrupsioni, kryebashkiakë që kontrollohen nga mafia ose ngrihen prej tyre. Të rinjtë iknin të gjithë. Plehrat ishin shenja kryesore siç më rrëfeu profesori italian i Catanias. Mbledhja dhe riciklimi i tyre kontrollohej prej mafias dhe rezultati ishte i qartë, me sy të lirë.

Në Palermo ishin kudo. E vetmja shenjë që më bëri të mendoj për mafian. Pjesa tjetër ishte një copë parajse. Nuk kisha parë kurrë një perëndim aq të portokalltë e të zjarrtë sa në Palermo. Morëm një paradite të tërë autobusin “Hop On Hop Off” dhe në kufje mësova pak nga historia e bukur e këtij vendi që artin e ka të gdhendur në pamjen e ndërtesave, në bistro ku muret e larta dhe pikturat të tregojnë se aty ka pasur një bibliotekë para 500 vjetësh.

Teatri i Operas dhe Baletit më i madhi në Europë ndodhet në Palermo. Njerëzit janë të dashur, mikpritës dhe si pa djallëzi. Mezi pranojnë një bakshish. Janë bujarë në ADN. Porosit një Aperol Spritz dhe ta mbushin tryezën me ullinj, fistiqe.

Nuk patëm asnjë ditë frikë dhe nuk kish vend për t`u trembur. Rrugët ishin shumë të mira dhe Siçilia ishte një tokë e bekuar më një ngjyrë si të kuqerremtë e me qiellin, që gjatë qëndrimit, nuk pamë një shtëllungë reje. Na shoqëroi me një kaltërsi konstante. U largova me dashuri e pa asnjë peng nga ajo javë pushimesh në Siçili, ku shpenzuam pak e morëm shumë.

Tani, që t’i ngjajë Elbasani Palermos është e pamundur, (qoftë ky krahasim i zi me përfytyrimin e mafias) sepse ata janë ata që janë dhe Italia me art e makarona ka çmendur botën.

Boll që edhe fqinjin e arbnb e gjen galeri arti.

E ndryshuar apo jo, në bukurinë e perëndimeve të saj, siç tha edhe profesori i artit, ende lulëzon mafia, por jo si njëherë e një kohë. “Kur kujtuam se e hodhëm në plehra, e gjetëm aty” më kujtohet që më tha ai.

9 komente në “Reflektim pas letrës së shqetësuar të një ambasadori”

  1. Ladi says:

    Shkrim shume i i mire.
    Shkrim i ndjere dhe i sinqerte dhe gjithçka ne te, e vertete..

  2. SON says:

    Kazhani kjo qe thua eshte relative…une me inteligjencen normake qe kam mendoj se ky vend eshte bere e me I mire nuk behet dot…..njerezit jane te lire …ata me mendesi perendimore largohen kuptohet kur I kane mundesite, mendesite orientate zoterojne dhe drejtoojne…shkurt Anadoll I shekullit 19

  3. Ilirjan says:

    Me pelqen si shkruan, shkurt sakte bukur!

  4. Tirana vs Roma says:

    Te pershendes Z Kazhani! Ne analizat “e perbera” je fantastike dhe konstante, pasi fut brenda tyre gjuhen e vertet & bukur shqipe, ngjyren “roze” dhe mbi te gjitha nivelin e bukur te nje femre shqiptare. Te tre keto elemente qe jane te rralle shume te ralle ne te perditshmen shqiptare.
    Ok madje dashuri me “shikim te pare”, do te kishte qene ky tekst, po te mos kisha “pare” plehrat aty. Nuk duhen ato, as ketij teks dhe askujt, me beso!
    Nuk mbrohet sado pak krahasimi Elbasan vs Palermo meqe ne palermo paska pakez plehera, aspak!!
    Por nenvleresimi qe ne shqiptaret i bejm ne pergjithesi italise vjen nga dy elemente: inati dhe afersia gjeografike, keto sikur i japin te drejte shqiptareve te perbuzin italine.
    Shume veshtire te gjesh nje shqiptare te thote: “ska lidhje fare Italia me Shqiperine”.
    Shkurtimisht “la bella italia” e “gjate” nja 1500 km eshte e unifikuar ne histori, gjuhe, zakone, njerez
    dhe shkurtimisht shqiperia ne kriz kritike vlerash njerezore prej te pakten 30 vjetesh.
    Se harrova t’iu bej nje korrigjim Z Kazhani: Sicilia ka statut te vecante qe nje vit perpara 2 qershorit te republikes se italise, dmth ne renditje vjen ARS pastaj Republika Italjane.

  5. Biometri says:

    Ambasadori mire ben.
    Kete duhej te benin edhe ambasadoret shqiptare ne bote, sa here nominohet shqiptari si kryekriminel dhe lryemafie, kur dihet qe ne jemi popull i vogel, sado lriminela te jemi, nuk krahasohemi me mafien kineze, ruse apo italiane

  6. ali says:

    Gazetarë provincialë që nuk njohin vëndin e tyre përderisa nuk kanë mundësi ti tregojnë se kush është Elbasani, një kryeqëndër e kulturës dhe arsimit shqiptar.
    Ti moj gazetaruce bashkë me Nazarkot duhet të dini që sa shkencëtarë (në fusha të ndryshme) ka nxjerrë Elbasani ju nuk keni artikuj apo fletrore të shkruara.
    Lajeni gojën para se të shkruani për këtë qytet dhe pastaj analizoni se përse ndodhin këto ngjarje kriminale që lidhen me paligjshmëritë e sistemit të drejtësisë dhe mos interesimit të qeverive, edhe kësaj aktuale.

  7. Pargali says:

    Shkrimi nuk eshte i keq vetem se mos i lepi shume bythen Italise se e dhjeve ne fund.

    Italia as nuk ka cmendur boten dhe Elbasani ka me shume histori sesa Palermo si qytet

    Kur Elbasani ishte qytet i qetesise dhe kultures, Palermo vlonte nga vrasjet

  8. Vjosa.al says:

    Njatjeta Kazhani,
    Ja ku u njohëm edhe me kujtimet dhe pershtypjet e tua, nga reportazhi yt, mbi Siçilinë dhe Palermon.
    Njëlloj, pak a shumë, siç na u bë me dije nga një letër e hapur në formë ndjese për referencën e Elbasanit ndaj Palermos të Nazarkos, drejtuar ambasadorit italian, se Nazarko na paskësh pasur një njohje personale me Senatorin e Perjetshem të Italisë, Onorevole Andreoti dhe na paskësh shkëmbyer këshilla se si dielli dhe plazhet e Mesdheut do të na paskëshin kursyer Mafjen në shoqëritë tona.
    Po ku është dobia e kësaj publiçistike për shqiptarët?
    Cfarë synohet të thuhet, përveç korteve për ambasadorin?
    Se, referuar mafias dhe krimit:
    – Elbasani nuk është si Palermo?
    -Apo se, Palermo nuk është aktualisht si Elbasani?
    -Se njëri është më i mirë, më pak mafioz se tjetri, apo snasjelltas?
    Nëse media jonë i referohet Elbasanit si Palermo, nuk e bën për të sterrosur Palermon, as Italinë.
    E bën si një paralajmërim për shqiptarët se janë në pragun e një rreziku të madh, të tmerrshëm, rrënqethës, si ai të cilin e përjetoi fqinji ynë dhe që, me gjasa vazhdon t’a ketë ende prezent në forma të reja, të kamufluara, edhe më të dëmshme se ato të parat.
    Këtij rrezikuj duhet t’i këndojnë edhe këmbankat e Nazarkove, edhe zilkat e Kazhanëve!
    Publiku ynë duhet të ndërgjegjësoher se është përpara një rreziku imediat, therrës dhe me pasoja afatgjata nëse nuk ndalohet!
    Publiku ynë duhet të ndërgjegjësohet se ai nuk e ka lluksin të jetë as indiferent dhe as duarjashtë përballjes me këtë kancer të shoqërisë, por në një front me çdo segment të tij dhe të shtetit, të jetë pjesë e kësaj beteje.
    Më mirë herët, se sa vonë!
    Më mirë sot, se sa nesër!
    Ndjesë ambasadorit që, gjithësesi, është në të drejtën e tij, të bëjë letra të hapura për të mbrojtur imazhin e vëndit që përfaqson.

  9. diana says:

    Kjo gazetare qe po i lepihet italianeve shkruan me servilizem.Ajo nuk e njeh ,a nuk do ta njohe Elbasanin e historine e vyer te qytetit tone .Kjo paska qene e shastitur vetem nga rruget e palermos…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje