SHBA nuk mund të humbi përballë “listës së zezë”!

7 Qershor 2021, 21:35Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Adriatik Llalla zbuloi pa dashje publikisht, mënyrën sesi jo vetëm ai por edhe Sali Berisha, dëshirojnë që shqiptarët ta lexojnë vendimin që SHBA ka ndërmarrë përmes Departamentit të Shtetit për ti shpallur “non grata”. Të gjithën këtë nuk duan ta shohin si një masë “in extremis”, pas një procesi skrupuloz të grumbullimit të provave dhe fakteve të pakundërshtueshme, por thjeshtë si një akt aksidental. Si një keqkuptim të madh. Si një ngatërresë. Si diçka “fake”.

Përmes propogandës dhe mediave pranë tyre, po kërkohet të krijohet ideja se futja e tyre në listën e zezë të SHBA, është pasojë e një konspiracioni të madh. Është pjellë e një manipulimi të koordinuar mes armiqve të tyre të brendshëm me ata të jashtëm, që kanë mundësi të venë në lëvizje fijet e duhura deri në Washington, për të arritur qëllimin e tyre ndaj armiqve personalë në Tiranë. Sepse ata vetë janë të kulluar. Janë të pastër. Janë shenjtorë. Nuk kanë anjë mëkat. Nuk kanë asgjë për të kritikuar. Asgjë për tu akuzuar. E për rrjedhojë, asgjë për tu hetuar.

Në këtë linjë është edhe qëndrimi publik i Sali Berishës, pasi ai dhe familja e tij, u shpallën “non grata” nga sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken. Në të gjitha daljet e deritanishme publike, ai ka ruajtur të njëjtën linjë, duke deklaruar prerë se akuzat ndaj tij janë thjeshtë politike dhe krejt të pavërteta. Duke shtuar më pas se fton qeverinë e SHBA, për ti bërë publike të gjitha faktet që ka në adresë të tij, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë politikë.

Kuptohet që Sali Berisha është një lojtar i një klasi tjetër në raport me Adriatik Llallën, të cilin e përdori thjeshtë sa për ti shtrydhur publikisht edhe pikën e fundit para flakjes përfundimtare tutje, ndaj edhe strategjia për ta zhbërë këtë çështje është shumë herë më e sofistikuar. Edhe informacionet që sëfundi kongresmeni Lee Zeldin i kërkoi sekretarit të Shtetit rreth vendimit të firmosur prej tij për Sali Berishën, për ti bërë publike në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, e dëshmojnë këtë.

Sali Berisha e ka shpallur Edi Ramën si armik të brendshëm, për akuzat që SHBA ka ngritur ndaj tij, për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë”. Ndërsa si armik të jashtëm, nuk ishte shumë e vështirë, që të shpallte Xhorxh Sorosin. Ashtu siç Bill Gates është i akuzuari i të gjithë konspiracionistëve rreth pandemisë globale, edhe autokratët politikë të planetit kanë kohë që janë bashkuar rreth emrit të filantropit të shoqërisë së hapur, për ta shënjuar si armikun e tyre sa herë që ua lyp nevoja për hallet e ditës dhe mbijetesën politike!

Pasi ka emëruar armiqtë e tij, Sali Berisha e ka shumë të qartë, se çfarë duhet të bëjë ndërkohë. Ai duhet ta shfryjë sa më parë publikisht çështjen e tij, ende sa pa u mbledhur Parlamenti i ri në shtator, në mënyrë që të nisë ta zhbëjë atë. Lulzim Bashës po i bëhet presion në rritje për të zbatuar standardin që PD kërkoi për rastin e Tom Doshit, pasi u shpall nga SHBA “non grata” si Sali Berisha, e ai hoqi dorë vullnetarisht pas 25 prillit nga mandati i deputetit. Pas 13 qershorit, kur të rikonfirmohet në krye të partisë, pritet që presioni ndaj tij të shohet akoma edhe më shumë.

Sali Berisha e ndjen që për të ka nisur numërimi mbrapsht i kohës, ndaj i duhet që të bëhen sa më parë publike çështjet për të cilat e akuzon SHBA, në mënyrë që makina e propogandës opozitare të nisë e ti banalizojë. Duke filluar ndërkohë edhe presionin, ndaj atyre që mund të jenë marë me to, në mënyrë që institucionet e drejtësisë së re ta kenë gjithmonë e më të vështirë që të vihen në lëvizje.

Si një njeri me shumë përvojë politike, Sali Berisha e di që informacioni për të në Departamentin Amerikan të Shtetit, ekziston. Sikundër logjikisht ai e di fort mirë, se dosja e tij nuk është e mbushur as me gënjeshtra, as me thashetheme dhe as me opinione, por me shkresa e prova konkrete juridike. Të cilat do ti vihen në dispoizicion, institucioneve të shtetit shqiptar kur ato tia kërkojnë SHBA, vetëm në rrugë zyrtare.

Kjo praktikë u ndoq edhe për Adriatik Llallën, e ajo do të ndiqet në të ardhmen, për këdo që do të jetë në listën e Departamentit të Shtetit si edhe Sali Berisha. Ndaj të përpiqesh që ta zhbësh këtë realitet, përmes gjyqeve që do hapë gjoja në Francë apo përmes pyetjeve të ndonjë kongresmeni, është që ta bësh SHBA të dështojë. Praktika na ka mësuar se në këtë botë çdo gjë mund të ndodhë, por që SHBA të humbi përballë listës së saj të zezë, kjo as ka ndodhur dhe as nuk besohet se mund të ndodhë kurrë!

6 komente në “SHBA nuk mund të humbi përballë “listës së zezë”!”

  1. Arber iliri says:

    Sali Berisha po I ben akoma dem interesit te kombit shqiptar.E ka barazuar Enver Hoxhen e po ja kalon.Enveri e deklaronte qe ishte antiamerikan I better.Ky genjen dhe vetem se demton interesting kombetar per bythen e vet dhe familjareve te tij.Vetem pas pak kohesh do te kujtohet edhe per qendrimin e tij pas vendimit non grata si antishqiptar dhe egoist.

  2. linguist says:

    Si zakonisht korrekt Peza ne analizen politike. Por nuk mund te mos veme re se ai shperfill rregullat gramatikore; psh a mund te thuhet “nuk mund te humbi”, dmth veta e trete njejes? Eshte lemeritese se si crregullimi gramatikor eshte bere norme edhe ne te foluren ne kanale si te Pezes ashtu dhe mjaft panelisteve dhe politikaneve. Psh ne te folmen e tyre ndeshesh shpesh me pyetje te tilla “kush eshte shkaku…” ne vend qe e thuhet “cili eshte shkaku..”. Kurse veta e trete shumes nuk njihet dhe nga shumica e artikujve si tek Tema ashtu dhe gjekte.
    Nje gjobe simbolike duhet per te penguar sado pak masakren gjuhesore qe shpaloset ne gazetari.

  3. Kume Peza says:

    Mos harro ti dhurosh romanin që ke në proces. Përseri me të njëjtin motivim. “Ai plas nga inati se nuk mund të shkruaje vetë një të tillë.

  4. Taulant says:

    Gjate vitit 2020, Antoni Blinken, eshte pare shume here ne Tirane, si nje “turist” amerikan qe ka ardhur te vizitoje Shqiperine, pasi ka perfituar nga nje oferte turistike e prestgjozes “Global Travel”, me seli ne Tirane.
    Levizjet e tij te dyshimta gjate dites, i kryente kryesisht ne zonen e Vores ne afersi te Gerdecit, dhe me pas, ne mbremje, shkonte e darkonte me mish keci ne Surrel.
    Here here shkonte diku andej nga ish Parku dhe vinte rrotull pallateve te ndertuare nga gjigandi i ndertimit ne Shqiperi, kompania “Magnet”.
    Gojet e liga thone qe ai donte te blente nje apartament, nje dyqan si dhe nje garazh, por nuk kish dakortesi per çmimin.
    Pastaj vinte rrotull andej nga Garda e Republikes, afer nje zyre modeste noteriale, ku kerkonte qe kjo zyre te behej garant per nje lokal qe do te blente tek pallati i Flamur Nokes, ( Zeni Berishes ), tek Liqeni Artificial i Tiranes.
    Te gjitha keto levizje te tij, jane te filmuara nga kamerat e lokaleve dhe te rrugeve ku ai ka shkelur, por e keqja qendron se serverin e tyre e ka riformatuar duke fshire te gjitha imazhet, ish sefi i IT i ish kryeministrit Berisha.
    Kur u pyet rreth ketij incidenti, inxhinieri nobelist i IT, u pergjigj se dikush me keqdashje, ketyre imazheve, u kish vene titullin: “Filmime nga Dritan Prifti”, dhe “Vrasje ne bulevard nga horrat dhe laviret e bulevardit” ne Janar 2011, keshtu qe ai, duke menduar se keto imazhe do te felliqnin figurat historike te Sali Ram Berishes dhe Ilir Rexhep Metes, me shume devotshmeri i fshiu.
    Tani, qe keto filmime i duhen shume, Saliut per te pastruar imazhin dhe per te faktuar qellimin e mbrapshte te Edvin Kristaq Rames, realizuar nepermjet armikut te ish presidentit Trump, “rrumpalles” George Soros, ky bandill i ka fshire.
    Nuk thone kot: “kur te vijne terslleqet, mbyllu deren me çdo mjet”
    “Perpara” – Zoti dhe e drejta “vonojne, por nuk harrojne”

  5. tonia says:

    Alfred!Ke deficite ne drejteshkrimin e shqipes edhe ne shkrime te tjere.Ju shkruani propogande (jo vetem nje here)ndersa fjala ne shqip eshte propagande.Nuk eshte ndonje “mekat” i madh por kur ke vendosur te shkruash,mos shperfill gjuhen ne te cilen shkruan se me te edukohen te gjithe ata qe flasin shqip.

  6. Tepelena says:

    . REPLIKE — Z.Taulant. Gjuha shqipe eshte si nje zonje e vjeter dhe e rende per tu njohur ,pak shqiptare e kane zoteruar gjuhen shqiptare te bukur dhe te lashte , e cila eshte edhe nene e gjuhesise boterore . Ne ditet tona qe te gjithe Shqiptaret pa perjashtim nuk munden te flasin nje gjuhe te paster dialektike me rrjedhshmeri ne dy njesite gramatikore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje