Letër e hapur, për ambasadorin italian

7 Qershor 2021, 22:05Blog TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

I nderuar Shkëlqesi, Fabrizio Buzzi!

E lexova letrën Tuaj, drejtuar shtypit shqiptar, në lidhje me krahasimin e Elbasanit me Palermon. Ndihem edhe vetë në faj për këtë lloj krahasimi, pasi jo pak herë, duke shkruar për Elbasanin, jo vetëm në portalin “Konica“ që drejtoj, por dhe në medie të ndryshme të shkruara, apo vizive, kam përdorur jo pak herë, termat që ju përmendni.

Në princip, përdorimi nuk ka qënë i tipit shabllon, apo i huazuar nga pjesë të shtypit tonë.

Kohë më parë, për shkak të një relacioni të mirë që kisha me Senatorin e përjetshëm, Xhulio Andreotti, të cilin, pastaj e ftova dhe në vendin tim, për një jubile të gazetës që drejtoja atëherë, ai më tha në një bisedë të gjatë, diçka për Palermon, që po e perifrazoj në një formë të thjeshtë.

“Kur isha i ri dhe deputet në Palermo, u fola njerëzve të zonës, që kishin vendosur që të investoheshin për një fabrikë të madhe elektronike, e cila vinte nga një vend i fuqishëm perëndimor. U thashë ta linin këtë histori, pasi të huajt do të shfrytëzonin periudhën pa taksa dhe pastaj, do ta merrnin fabrikën dhe do shkonin diku tjetër.” Çka dhe ngjau realisht, duke e lënë Palermon, për një kohë të gjatë, të pazhvilluar dhe duke e bërë ndoshta edhe bartëse të fenomeneve që, me siguri, tashmë i përkasin së kaluarës, siç thoni edhe Ju, në letrën Tuaj.

U thashë – vazhdoi, Senatori – që ta linin këtë histori dhe të shfrytëzonin Diellin, detin ullinjtë dhe klimën e mrekullueshmë të zonës. Vetëm kjo, mund t’i prosperonte realisht. Nuk më dëgjuan – psherëtiu ai – dhe ndoshta, paguam për një kohë të gjatë.

Tani, kjo është histori e kaluar, siç thoni Ju, në letrën Tuaj dhe me të drejtë. Kryeredaktori i Konicës, pati vetë rastin ta shikonte këtë përparim kolosal, duke folur parvjet me Kryetarin e Bashkisë aty, e që për koincidiencë ishte nga Raca ime e vjetër, siç më thoshte Senatori i përjetshëm, kur më fliste tërë nderim për një gjeni të kësaj race, siç ishte bankieri i madh Enriko Kuça, për të cilin, kur vdiq, e tërë klasa e madhe, e Juaj, e politikës – majtas e djathtas – e quajti një nga arkitektët e mëdhenj të Italisë moderne të pasluftës.

Unë e kam përmendur për analogji, Elbasanin me Palermon, referuar fakteve të dikurshme, por jo me një konotacion keqdashës. Elbasani, ky qytet tipik tregtar prej mijëra vjetësh, i vendosur në kërthizë të Shqipërisë dhe përgjatë asaj rruge që, dikur me Apian tuaj, bashkë me Egnatian tonë, ishte rruga më e rëndësishme e botës, sepse veç të tjerash, lidhte dy perandoritë më të mëdha të kohës, sot është në mjerim të plotë. Pra, e kam përmendur Elbasanin, nisur dhe nga biseda dhe këshilla e Senatorit…

I jam lutur klasës politike time, për tridhjetë vjet rresht, ta rivitalizojë këtë rrugë, që ndryshe quhet Korridori i 8-të. Është detyrim ndoshta absolut edhe sepse Elbasani, është jo vetëm në qendër të Shqipërisë. Por, do të ishte edhe në udhën që lidhte dy portet e mëdha të Shqipërisë me Qafë-Thanën, si distanca më e shkurtër, për të hyrë e dalë nga vendi. Nuk u bë dhe rruga më e keqe edhe pas tridhjetë vjetësh, e Shqipërisë, ëshë ajo nga Rrogozhina në Qafë-Thanë. E kam përmendur Elbasanin, siç thashë më sipër, nisur nga këshilla e Senatorit të Përjetshëm që, për mua, për nga aq sa kuptoja e kuptoj, është ndoshta nga politikanët më të hollë, që bota njohu në shekullin e kaluar.

Këtu e vite më parë, po të vizitoje Barin Tuaj, shihje afër stacionit të trenit, me qindra metra të mbushur me fotografi dhe pllakata që flisnin për këtë Korridor, si shpresë e madhe zhvillimi për Italinë e Jugut e Shqipërinë. Ndoshta sot edhe aty, nuk e do më njeri një gjë të tillë. Nuk e kam kuptuar asnjëherë edhe sot, arsyen dhe urrejtjen që ekziston për mosbërjen e kësaj rruge…

Ishte Hoxha dikur, që në Elbasan, ndërtoi metalurgjinë duke e dyfishuar popullsinë, që sot është ndoshta, trefishuar. Si një rreth i vogël tipik, edhe tregtar, siç ju thashë, ai nuk mund ta mbante këtë popullsi të shtuar. E cila, mbeti përgjithsisht, pa pronë dhe pa arsim. Në thelb, Elbasanin, si kërthizë e Shqipërisë, e shfrytëzojnë në analogji, vetëm ata tipa të ngjashëm që bënin rrëmujë dikur, në Palermon Tuaj.

Natyrisht që duhej dëgjuar këshilla e Senatorit të përjetshëm dhe në Elbasan… Po nuk ndodhi dhe situata, është vërtet e tmerrshme aty. Hoxha, që kopjoi ekonominë sovjetike, në mënyrë po analoge, bëri siç bënë fillimisht, në Palermo.

E përfytyroja Elbasanin, siç thashë më lart… Qendër gjeografike e Shqipërisë. Qendër që duhet të ishte zemra, jo vetëm e Korridorit të 8-të. Vendi ynë, që eksportet i ka të tilla që kërkojnë vetëm porte dhe hekurudha, e ka detyrim absolut këtë gjë dhe jo vetëm se është rruga më e shkurtër, nga ku hyn del prej tij, për t’u lidhur me të tjerët.  Pika ku bashkoheshin rrugët, nga dy portet e jo vetëm si dispeceri qendrore e vendit. E mbushur me shkolla të gjithfarë profilesh etj., ajo do të kalonte me kohë fenomenet që, ndonjëherë, bëjnë dhe gazetarë të tjerë, të bëjnë analogjira me Palermon, por që i takojnë të kaluarës së largme.

Gjithsesi, i ndjerë dhe unë në faj, nga letra Juaj, gjej rastin t’ju kërkoj falje, duke pasur përunjësinë t’ju  lutem që ndoshta, t’ia përmendni jo vetëm gazetarëve, por dhe klasës politike, si dilet nga këto situata duke shfrytëzuar pozicionin e shkëlqyer të Elbasanit, ashtu si të Palermos, për të cilin më fliste dikur Senatori i Përjetshëm. Lutje kjo, para së gjithash, për një vend që gjithnjë ka dashur pa ekuivok, mbrothësinë absolute të vendit tim.

Edhe njëherë, duke Ju kërkuar falje dhe me respekt!

20 komente në “Letër e hapur, për ambasadorin italian”

  1. Kot edhe Luli e vuri kandidaturen ne Elbasan says:

    Elbasani u palermizua pas 90-es. Ka shum te vajtur problematik. Ishin militantet demokrat te veshur me pushtet ata qe krijuan bandat pas 90es.

  2. Arber Iliri says:

    Nazarko ti je vertet burre I mencur,me dije dhe qe ve arsyen ne pune por une ndjej nje molekule fshati ne shkrimin tend.Ne e kena te gjithe prej shoqerise ku kemi lindur e rritur por duhet me u perpjek me e zvogelu kete pjese tones.
    Respekte.

  3. Lani says:

    Ke shprehur mirësjellje dhe kulturë leximi si dhe njohje deri profesionale te arsyeve pse eshte ne kete gjendje dhe si mund te dale prej saj Elbasani.

  4. Anna says:

    Qenka rende Nazarko.

    1. Nje qytetar says:

      Ana , mos je gje ne menopauzë ti ? Bej pak pushim , mos u merr me te tjeret .

  5. Nuk krahasohet Elbasoni me Palermon Dita me naten says:

    Shum i paska djeg ktij Nazarkos. po ambasadori e kishte ne pergjitjesi.

  6. Mesim says:

    Nazafko eshte kokrra e injorantit persa i perket historise. Derdellit kot per Elbasan mijera vjeçare kur ate qytet e themeluan turqit. E kur u themelua, rruga Egnatia kishte cofur me kohe, pasi askush nuk bente prej shekujsh.mirembajtjen e saj. Leri pastaj pallavrat se bashkonte dy perandorite me te medha te kohes. Pasi, ndryshr nga gjepurat qe llomotisin trutharet tane, Egnatia nuk ishte kurre ne zone kufiri.. po i ka perkitur gjitjhmone pjeses Lindore ose Bizantit. Historikisht ka qend pjese e provinces romake te Maqedonise dhe pastaj e Epirit te ri kur u be reforma e Dioklecianit. Po lu merr vesh Nazarko nga Historia. Ei vetem td shkruaje storet e veta di.

  7. bekim says:

    Nji shkrim me vlera dhe nji vezhgim prej specialisti ke bere zoti Nazarko per Elbasanin . Qyteti ne zemer te Shqiperise me nji pozicion shume te rendesishem per zhvillimin e vendit e qe sot nuk ka investime ..Deri tani nuk ka shkruar keshtu me kaq kurajo e guxim asnji gazetare e specialist.apo politikan e drejtues i pushtetit.(vec vetelevdata dhe eufori) Frika indiferentizmi e servilizmi po demton ecurine ne kete qytet te vjeter.ku do te kaloje koridori 8 .

  8. demokrati says:

    Perse eshte fyer ambasadori Italian?Mos valle ndonje nga ata dhjetra familjare qe mbyten pepinot ne Otranto i doli perpara dhe i tha si Plaka Nice ato fjale qe meritonte marina e saj vrastare qe vrau gra e femije?italianet nuk i lajne dot gjynahet me kete komb, ishte agresioni i tyre imoral i 39 nje tjeter atentat ndaj te ardhmes se Shqiperise.Nje ndryshim i detyruar kursi historike qe sherbeu si shkendije per nje murtaje ideologjike.Ky diplomat a beri nje mea culpa ne ne Prill ne emer te shtetit te tij agresor? Na u fyeka diplomati i holle me paralelizmin ku femijet shkriheshin ne vaska acidi, atje ku Andreoti gungaci politik i DC puthej ne buze me Toto Rinen.Pernga ligesia pafytyresia dhe mungesa e karakterit klasa politike italiane nuk ka te dyte por ky diplomat paska edhe probleme me kujtesen.Tani nuk na ngelet te mesojme si te luftojme Mafian dhe korrupsionin nder politikane nga italianet, si te respektojme besimet fetare nga serbet dhe si te trajtojme minoritetet nga greket.

    1. ................ says:

      ik ore i cofun.
      Agresioni imoral italian i 39 nuk ishte atentat por bekim.
      informohu gamor

  9. shpatari says:

    Ai senatori i perjetshem dhe partia e tij Demokracia Kristiane ishin mbrojtesit politik te mafias dhe shkaktaret kryesore te periudhes se tmerrshme qe kaloi Palermo dhe Sicilia.

  10. Ore Johnos ,
    po c’ke qe i trazon shqiptaret at’qifsha udht .
    Ata punen e tyre po bejne . Sekur ti je burr me i mire .
    Po rri o lamash ,se ju njohim ne juve mire u bere edhe ti e ? Pse s’te njohim ne ty car kurvari je ?
    Rri rehat aty , se po te pervishet nazarko e te beri lanet te ber , legena .
    Mos e krruani shume me ne moret vesh ?
    Y??

  11. altin isufi says:

    Shqiperia ka ngelur peng e keq qeverisjes ne te gjitha etapat e formimit te vet. Kjo ka te beje me mentalitetin provincial e te pazhvilluar te shqiptarit. Jemi populli me i lashte ne rajon,dhe nuk kemi patur asnjehere shtet.Jemi udhehequr nga fiset. E si mund te jete ndryshe e ardhmja e kombit tone????? Jemi popull i destinuar te mbetemi tevarfer, te frustruar ,te vjedhur, te vrare. Asnjehere nuk kemi pere te bere perpara. Kemi ne mentalitet cubllikun .Mjafton te shikosh sjelljen e politikaneve tane .

  12. E èma e Zeqos says:

    Letèr e hapur.

    Tè na rruajè partia shoku Nazarov, tè na rruajè edhe gjithçka qè na ka mbetur e ngulitur nè tru nga edukimi i masave dhe formèn e komunikimit tè na rruajnè edhe ata shkèlqesitè e inferioritetit tuaj fshataresk.
    Ikni o derman se na hapèt barkun me letra qè mbetkan hapur, me zèrin e zvarranikut qè urren vetveten dhe qè “shkèlqeson” atè pèrballè.
    Bota ku duam tè bèhemi pjesè more Nazarov, nuk njeh letra tè hapura apo paçavure MÈ THE TÈ THASHÈ,,ato shkèlqimtarèt pastaj qè bredhin varavingo nè trurin tuaj, nuk i kuptojnè fare.
    Fakte Nazarov, fakte, hulumtim dhe jo shumè e pèr lum, boll tè them diçka.
    Kjo nuk èshtè gazetari. Kjo èshtè bisedè karrocierèsh tek kafja e fshatit.

  13. K says:

    Shqipëria eshte vendi me i prapambetur dhe degraduar në evrope dhe çdo fenomen mbart edhe këtë difekt gjenetik në format si shfaqet.

  14. PJESHKA says:

    Leter te hapur Ambasadorit Italian.
    Zoti Ambasador, i nderuar nuk kam perse te te them sepse ne kujtesen time nuk ke bere ndonje nder per vendin tim dhe nqs do e perdorja fjalen “i nderuar” sic e perdori Z. Nazarko, thjesht do tallesha, por le te vazhtojme me gjera me konkrete.
    Sic e dini dhe ju, ne ne Shqiperi nuk kemi pasur as drogra, te c’do lloji, as prostituta, as hajdut xhepash, as manipulues tregu e as vrases me pagese.
    Keto e shume e shume te tjera, na i mesuat ju dhe jo vetem na i mesuat por jeni ende inportuesi me i madh i drograve “tona” dhe kete e kini arritur me shume pune sic duket.
    Ndaj Zoti Ambasador, ne jemi te ofenduar qe na krahasojne me palermon apo me italianet, por pervec shqiptarve, njesoj te ofenduar ndiheshin edhe amerikanet nga vrasjet cnjerzore e mostruoze qe benin bashkekombasit e tu jo me karg se der ne vitet 2.000.E kote te permend qe vriteshin grate shtatzena dhe femijet e vegjel sepse realiteti ka qene akoma me keq.
    Zoti Ambasador, me vjen shume keq qe u katandisem si ju italianet, por ja qe ndodhin keto.
    Shpresoj qe ju te mos kini ardhur ne vendin tim me mentalitetin qe egziston ne vendin tuaj, ku policia detyrohet tu beje thirrje qytetareve qe te mos mbajne canta ne duar pasi rrezikijne jeten e tyre e te kini ardhur me mentalitetin qe qytetaret jane te mbrojtur nga policia e jo nga mafia.
    Nuk eshte se pres shume nga mentaliteti juaj me thene te verteten, ashtu sic jeni katandisur(lypsaret e europes), por mos na dikto sesi hajduti thote kapni hajdutin.
    Faleminderit.
    (une i rashe shume shkurt pasi sic e kuptoni po flasim per gjera kriminale dhe ne shqiptaret nuk eshte se jemi te mesuar kaq shume vite, me fal, dy shekuj pothuajse, sa jeni mesuar ju ne itali)

  15. yyyyyyyyyyyyyyysh er druq ku ju con mushka .
    jan rrrebelu gamor e mushka tu hudh vickla se nigjun zerin e Njeriut ne stan !

  16. 1- miza e kalit ?
    2- mizat e kazanit ?
    3 – Apo zani i Italianit ?
    (per fituesin e trofeut – afrohet nji Gamor rrace Peqini me gjith hallatet ,qe vet mundet t’ja prekni e klloqeni?)

  17. Lakja says:

    Po edhe fshatari u vetedenoncua qe te tregoje se ka miq te medhenj! Pika per karakterin qe kane keto palo gazetare!

  18. ne sulm te tere ,ta hedhim Italianin ne dete
    e tregojme se kush jemi .
    Jemi bijt e selam musallarit qe vetem nji teke raki piu dhe e mberthej Topin na Grika
    dhe e tundi aq forte ,sa ja shkuli nga rrotat .
    pastaj shokt e selamit i vodhen rrotat i shqien copa copa me dhembe (jo se s’keshen bicake uuuuuuu por nga inati )
    dhe me to bene Opinga qe thua ti ???
    dhe te shikonje italianin ti ?
    na pordhet .
    u hodh ne dete e iku me note deri ne bari a brindisi , s’me intereson ku dolli pun e tija .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje