Nga Artan Xh. Duka
Pavarësisht non-gratës së SHBA, mendohet që zgjedhjet për drejtues në PD të konfirmojnë statukuonë dhe ky nuk përbën lajm.
Lajm do të ishte nëse ndërkohë dikush apo akoma më mirë disa, duke marrë shkas edhe nga non-grata amerikane, do të mund të artikulonin ca të vërteta që më pas PD duhet t’i pranojë gjërësisht nëse e ka seriozisht ambicjen për pushtet. Zëra, ndryshe nga më parë, po dëgjohen që tani aty dhe mbetet për t’u parë nëse do të shndërrohen në kor sepse një reflektim e reformim rrënjësor është vërtet jetik për PD.
Ndonse parti e dytë në vend dhe ikonë e lindjes së pluralizmit politik, PD ka kohë që është në “tako” dhe herët a vonë, një fytyrë e re, frymë e re dhe një raport korrekt me të vërtetën janë e vetmja mundësi për të për të bërë më tej. Të gjithë do të dëshironim që distancimi nga e keqja e tranzicionit të ishte edhe zhbërje e e dëmit kolosal të tij por, më mirë vonë se kurrë, për demokracinë dhe PD në rradhë të parë. Pa këtë distancim, e humbura e madhe do të ishte PD-ja që do të kalçifikohej në opozitë deri në fosilizim politik pakthim. Ndaj dhe e ardhur në kohë, non-grata amerikane po ia jep një dorë dhe po ia bën më të lehtë këtë mision PD. Boll sy e veshë.
Tre të vërteta përballë PD E vërteta e parë që PD duhet të pranojë e reflektojë është fakti se ajo humbi zgjedhjet dhe se ajo realisht nuk ka patur e nuk e ka mbështetjen e shumicës në elektorat. 92 ishte ndërrim sistemi, 96 mbushje kutish, 2005 hapi portën PS e kaluan ylberin agrarët, 2009 u mbyllën kutitë dhe iu gjet LSI! Retorika e “masakrës” zgjedhore për vota që nuk ua dha kush, thjesht e kompromenton më tej imazhin e saj.
Ka një arsye përse PD është parti në minorancë e kjo ka të bëjë me zgjedhjen e saj në vitet 90. Antikomunizmi pa fre revanshist i PD futi gjithshka në një thes dhe kjo nuk u prit e përjetua mirë dhe nuk harrohet nga shumica e shoqërisë e lidhur ngushtë me LANÇ dhe punën për rindërtimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar. Në vitet 90, PD humbi shansin historik të vinte në vënd padrejtësitë historike pa krijuar të tjera ndërkohë.
Si parti e trumbetuar e lirisë, PD humbi shansin të përfaqësonte të gjithë dhe të vërtetën pa dallim, të vlerësonte disidencën antikomuniste por dhe të distancohej nga çdo “antikomunizëm” ordiner, rënie nga “fiku”, antishqiptar apo kolaboracionist, të denonconte dramën e luftës klasore por edhe të vlerësonte pa komplekse sakrificën mbarëpopullore e protagonizmin gjatë LANÇ dhe shtet-ndërtimit më pas.
Po ta bënte, do kishte edhe shumicën pas. Ndonse me etiketë “demokratike”, PD nuk u bë zëdhënëse e mbarë shoqërisë por ia ngushtoi hapësirat vetvetes me obsesionin antikomunist duke degraduar në revanshizëm me pozicionimin e saj në ekstremin e djathtë politik sikur të kishte përballë jo një PS që po reformohej dhe po reflektonte me shpejtësi drejt një të majte europiane por vetë PPSH e dikurshme!
E vërteta e dytë që PD duhet të pranojë e reflektojë është se ajo dogji shanse pas shansesh për t’u bërë një forcë e besueshme në qeveri. Qeverisjet e saj lanë pas gjithnjë “litarë” e drama pafund dhe në opozitë radikalizimin ajo e kishte natyrë të dytë duke shpërdoruar disa mundësi për t’a patur shumicën pas. Ndaj dhe nuk është çudi që Rama fiton 3 herë rrjesht.
E vërteta e tretë dhe e vulosur së fundi edhe nga non-grata e SHBA, është se PD është e marrë peng dhe kjo kërkon reflektim urgjent. Ndryshe, nëse PD etiketohet si parti që i bën karshillëk partnerit më të madh historik të popullit shqiptar, ajo bie në “abis” politik pakthim sepse shqiptarët, të majtë e të djathtë, çmojnë lart njësoj miqësinë me SHBA dhe nuk do ngurrojnë të shpallin “non-grata” me votë këdo që i bën karshillëk asaj.
PD-së i trokiti fati në derë Non-grata amerikane nuk është ngërç por fat për PD. Një shans për të thënë e bërë të paimagjinueshmen deri tani. Dhe distancimi nga trashëgimia problematike nuk e lë PD pa histori. Historia e tejkalon individin dhe e nesërmja është fletë e bardhë për t’u mbushur sërisht.
Ndërkohë, distancimi real në vetvete do të ishte histori. Çlirimi prej kultit të personit, braktisja e trashëgimisë që nuk përbën aset por litar nëpër këmbë për të ardhmen e PD dhe demokratizimi pakthim në parti është histori me të cilën mund të krenohet çdo demokrat më pas dhe kjo padyshim do të vlerësohet edhe nga elektorati dhe partnerët tanë.
Një distancim i tillë do të ishte një rikthim në vitet 90 për PD, shans i dytë për t’a filluar me këmbën e mbarë dhe krijuar një raport të ri me të vërtetën e shumicën në vënd. Një PD e re do të shihej ndryshe nga shumica nëse synon “gol” në fushën e PS duke vlerësuar objektivisht të kaluarën, LANÇ dhe ndërtimin e vëndit më pas. Fundja, antikomunizmi, respekti ndaj disidencës dhe vlerësimi në tërësi objektiv dhe jo bardhë e zi i së shkuarës nuk kanë pse të jenë “eskluzive” të asnjë partie me ndikim e avantazhe elektorale më pas.
Vetë PS ka kohë që i ka hyrë në “hise” PD-së. Nga profili i kryetarit, ceremonitë e debatueshme përkujtimore, vëmëndja ndaj shtresave të persekutuara etj. Është koha PD të bëjë të sajën duke filluar me së pari me njohjen e 29 nëntorit si datë e çlirimit të Shqipërisë etj. PS e PD si dy parti demokratike nuk bën të dallohen nga qasja ndaj lirisë së individit e pronës, solidaritetit social, respektit ndaj ligjit e shtetit ligjor, respektimit të disidencës, vlerësimit objektiv të së shkuarës apo luajalitetit me partnerin historik SHBA.
Vëndi nuk i duhet polarizimi politik e shesh-beteja kryesore zgjedhore mes partive duhet të jetë qëndra e politikës ku dallimi mes tyre duhet të jetë qasja social-ekonomike që partitë përzgjedhin për të garantuar sipërmarrje të suksesshme dhe mirëqënie për të gjithë, qofshin të majtë apo të djathtë.
Dhe nëse gara zgjedhore mbërrin deri këtu, boll që PD të shënojë “gol” në fushën e saj për të bërë edhe shumicën për vete më pas. Por, demokratizimi PD-së dhe ngjitja e “malores” drejt pushtetit fillon me çlirimin nga pengmarrja e gjatë brënda vetes. Non-grata e SHBA po ia bën më të lehtë atë. Me të, PD-së dhe mbarë shoqërisë, i ka trokitur fati në derë.
Nje shkrim me mend.
PD sa ne qeveri apo opozite sistematikisht uje te zi I ka nxjerre ketij vendi, mjerim qe 1 ne 3 veta e votojne akoma, mbi te gjitha beri dhe marreveshjen e detit me greqiren, plus roli kundra luftes ne Kosove e flitrimi me serbolen, pra ka njolla dhe antikombetarizmi per te mos llogaritur 21 janar, gerdeci, piramida, 97, pafund. Te pakten tani SHBA po I ndihmon si PD te clirohen nga sala e trashegimia e tij, nje Kadill po deshmon deri diku dinjitet te tjeret tender kush e do me shume salen! Nongrata eshte nje shans qe nuk duhet humbur, keto zgjedhje I merr Basha se me mire origjinali se fotokopjet kur vjen puna kush e do me shume salen por te pakten Kadilli po del si emer dinjitoz e heret a vone ai apo dikush tjeter si ai do e clirojne PD nga pengmarrja se per turp PD I hoqi opoziten demokracise
Ne parim, shqetesimi qe autori shpreh ne kete shkrim, eshte teresisht i drejte dhe i vertete.
Personalisht mendoj qe PD tashme eshte nje grup interesi, gati gati nje sekt okult, ne sherbim te Berishes,
Ne kete situate; kjo parti qe lindi si parti e shpreses – sot eshte nje parti pa shprese ..
Po po
pooooooooo
pooooooooooooooo
poooooooooooooooooooo
hahahahahaahahahahahah rreac gamorsh stani