Si të ishim nën pushtim

24 Qershor 2021, 16:06Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Po të ishim të pushtuar, atëherë do ta dinim pse e ndryshonim sjelljen nga mëngjesi në mbrëmje:

Do t’i kishim prerë dasmat dhe fejesat; apo edhe përkujtimin e shenjtorëve nuk do ta kishim bërë me zë të lartë.

Me siguri do të kishim kufizuar nxënësit në shkollë dhe vajtjet në kishë. Miqtë e të afërmit do t’i mbanim ‘të ngrirë’, derisa të pushojë gjendja.

Po të ishim nën pushtim do t’i nxirrnim për në vende sekrete zahiretë e dimrit. Si në romanin ‘Kështjella’ të Ismail Kadaresë ku uji i stereve ruhej natë e ditë nga luftëtarët që të mos ndodhte helmimi nga mijtë e hedhur prej pushtuesit.

Nën një situatë të pushtuar do ta qetësonim mendjen se nuk mund të mblidhej pleqësia e fshatit, as bajraku, as kodet nuk mund të funksiononin krejtësisht, as familjet e mëdha nuk mund të ndaheshin.

Por ne nuk jemi të pushtuar; e as ia vlen të mendohet pushtimi në këtë epokë marrëveshjesh e paqeje. Atëherë pse na ndodh që shumë kode dhe ‘zahire’ të familjes i dërgojmë jashtë për t’i pasur më të siguruar?!

Kjo e bën çështjen një invers të ‘Kështjellës’ së Kadaresë, por përsëri ‘nën pushtim’. Në roman janë pushtuesit e huaj që rrezikojnë të helmojnë ujin e kështjellës, ndërsa në realitetin tonë janë pushtuesit ‘tanë’ që na detyrojnë t’i dërgojmë zahiretë jashtë ‘shtëpisë’.

Dje nisëm për në botë pakon e fundit: Gjykata Kushtetuese vendosi që të dërgojë në ‘Komisionin e Venecias’ çështjen gjyqësore të zgjedhjeve lokale të vitit 2019, 30 qershor. Atëherë u zhvilluan zgjedhjet rregullisht, por pa pjesëmarrjen e PD dhe LSI, të cilat nuk deshën të merrnin pjesë në zgjedhje.

Sapo u afrua dita e dekretuar nga presidenti (30 qershor), bash atëherë presidenti ndërroi mendje dhe tha se ‘anuloj dekretin’. Sipas kushtetutës, ai mund ta bënte këtë akt veç nëse vendi do të ishte nën ‘një krizë të rëndë, ose nën pushtim’.

Atëherë vendi nuk ishte nën pushtim dhe presidenti theu ligjin, ndërsa tani duket si të jetë gjendje pushtimi. A nuk e nxori jashtë juridiksionit Gjykata Kushtetuese ‘pasurinë’ e vet; njësoj si të largonte zahiretë nga helmimi i ‘tanëve’? Gjykata Kushtetuese, në kushte jo lufte,  i merr vendimet për çështje të Shqipërisë, jo dikush tjetër jashtë juridiksionit.

Kështu po na ndodh gjithë këto vitet e fundit:

Në vitin 2019 Parlamenti i shtetit shqiptar, pasi formuloi një raport për shkarkimin e Presidentit të Republikës, u tkurr dhe vendosi ta dërgojë vendimin e vet në ‘Komisionin e Venecias’ që në fakt është Komision i Evropës për Demokraci në vende me Demokraci të re.

Presidenti e shtoi vrullin e shkeljes së Kushtetutës dhe të ndezjes së urrejtjes mes njerëzve dhe palëve politike, por Parlamenti nuk mundi të bëjë asgjë. Presidenti mund ta kishte helmuar me minj gjithë ujin e kështjellës, por mbajtësit e sovranitetit të popullit nuk mund të kishin bërë asgjë.

Pa fjalën e Venecias nuk mund të ruante ‘steret e ujit’. Prapë në fillim të këtij muaji: Parlamenti ndërtoi një raport dhe vendim tjetër që kërkon shkarkimin e Presidentit. Por shumë zëra po thërrasin se ‘ta çojmë në Venecia’.

Ka të ngjarë që Gjykata Kushtetuese, që detyrohet të vendosë mbi vendimin e Parlamentit, prapë ta dërgojë çështjen në Venecia…

Çfarë po ndodh kështu? Shteti nuk po ecën me këmbët e veta. Deri më sot asnjë fajtor i madh nuk është kapur nga duart e shtetit tonë.

Pse po ndodh?

E para, sepse vërtet vendi ndodhet nën pushtimin e të vetëve. Që nga viti 1992 kur e emërtuam ‘demokraci’, Drejtësia u dominua nga ushtarët e padrejtësisë të zgjedhur me dorë nga presidenti Sali Berisha dhe rrethi i tij. U rekrutuan injorantë, jo- profesionistë, xhahilë… dhe i dhanë të drejtë të keqes, vjedhjes dhe krimit.

Tani ja ku jemi; megjithëse fuqi të mëdha si SHBA dhe BE kanë nisur betejën për Drejtësinë e re, prapë Drejtësia është e trembur nga ‘kuçedra’ që ndal ujin. Pra Gjykata Kushtetuese mendon se ‘më mirë të vendosë Venecia’; se kështu katalanët nuk mund të vrasin ‘Venecianët’. Njeriut këtu i ka hyrë frika dhe helmi në palcë; dhe po kështu shteti nuk është i fortë.

Çfarë po ndodh, vallë?…

Po ndodh ruajtja nga helmimi i ujit pikërisht për arsyen se ‘kështjella’ është helmuar. Kjo është një stinë e nxehtë e cila do të sjellë një vjeshtë ndryshe- me siguri. Fajtorët e mëdhenj janë pikasur me gisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po priten në derën e Drejtësisë.

Mirëpo këta, edhe pse të rrëzuar, kanë nisur luftën kundër Amerikës; këta kanë dëshmuar gjithnjë forcë dhe arrogancë, kanë përdorur armët dhe intrigën, vjedhjen dhe urinë, pa-ndëshkueshmërinë dhe pa-bindjen para Drejtësisë. Njerëzit (jo të gjithë) nuk janë të sigurt se cili do të fitojë mes palëve: Do të të fitojnë Berisha dhe Meta apo Amerika?- kjo është dilema…

Epo njerëzit nuk mund ta dinë të gjithë se fiton Amerika. Atëherë edhe gjykatësi, edhe gjykata, edhe deputeti, edhe Parlamenti vendosin: ‘Më mirë zahiretë jashtë vendit, se sa të na kapë rreziku këtu!’.

Në këtë klimë po jetojmë edhe pak.

14 komente në “Si të ishim nën pushtim”

  1. Lora says:

    Po kujt ja ben kete analize perfekte,atyre qe jane te mposhtur nga frika dhe te joshur nga paraja

  2. Lanabregesi says:

    Eshte e thjesht Frrok, ti e di po nuk e thua shqeto, une e kam ate mundesi. Gjykata kushtetuese eshte peng e grave te Alibeut dhe Andi Bejtjes,gjithashtu marionetes se Ilir Metes,Vitore Tushes.

  3. Haka Tekizoti says:

    Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ose të paaftë profesionalisht (në rastin që kanë në shqyrtim- e pamundur, sepse edhe idiotë po të jenë mjafton të dinë shkrim e këndim dhe të bënin kopi peist një vendim të mëparshëm të Venecjas, ku është shprehur qartë pikërisht për rastin që i kërkon mendim), ose ende jetojnë me tru të tredhur nga politika; e mundshme duket kjo e dyta dhe kjo është fatkeqësi. Këtyre u duhet bërë edhe njëherë vetingu.

  4. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    E ka thene dikur Bismarku qe turkoshaket nuk mund te vetqeverisen..
    Dhe po vertetohet nga dita ne dite,nga sistemi ne sistem…
    Nje tufe injorantesh frikacake servil sahanlepires te drejtesis dhe te politikes qe paguhen dhe vjedhin taksat tona,nuk shkojne as ne hale pa pyetur venecian e strasburgun apo BE e usa….
    Keta dallkauke qe komandohen nga sali komunisti e ilir hajduti,nuk duhet te qendrojne 24 ore ne ato detyra se e jane treguar veten ne keto 30 vjet

  5. Patrioti says:

    Gjykata kushtetuse do te ishte mire te pastronte ne fillim veten e saj pastaj te fillonte pune. Eshte e pamundur qe funksionimi e kesaj te jete normal e i pavarur duke pare se cfare antare ka. Plepat do te ishin lule po te krahasosh me grate e Alibeut dhe te Andit.

  6. Lanabregesi says:

    Nuk kemi ngrit gjykate kushtetuese, po ja kemi ngrehur Alibeut dhe Andi Bejtjes,si dhe po ja mbajm ngrehur Ilir Metes nepermjet Vitore Tushes.KAQ

  7. Skenderbegasi says:

    Pjella e s’forcuar e drejtesise e mbarsur nga I shkarkuari, eshte
    deshtakja supreme qe ushqehet majme nga populli fukara.
    Ne se s’gjeni mekanizma ligjor per kete deshtake antiligjore qe
    transferon problemet qe duhet tu
    tu japi zgjidhe vet, tek te tjeret,
    thirni popullin ne referendum.
    Pyetje e theshte:
    A duhet te jene grate e politikanve
    dhe persona pa kaluar vetingun ne
    gjykaten kushtetuse? PO APO JO
    Populli nuk mund te mbaj per nje periudhe kohore te gjate nje
    nje institucion supreme te pa besushem dhe ikopetent qe ne vendimet e para.
    Nje gjykat supreme pa veting, qe shtyne kohen e te shkarkuarit, nuk ka asnje vlere kombetare e
    ligjore, nuk ka ci duhet popullit.

  8. Arber iliri says:

    Paaftesi profesionale dhe mungese kurajo qytetare.Nese nuk e kuptojne ,.trishtim

  9. Artan says:

    Analize perfekte, i madh si perhere Frrok Çupi

  10. shqip says:

    Me që lajmi i ditës është ky . Me një logjikë të ftohtë dhe të thjeshtë. Po sikur gjykatat, prokuroritë, madje edhe policët ti merrnim nga jashtë ? Psh një tip Eulex-Alb . Kjo do ishte mrekullia e tetë e botës. Por unë e kam fjalën për diçka tjetër në fakt. Nëse të gjitha këto vende pune në sektorin e ligjit të ziheshin nga të huajt, a nuk do ishte një mrekulli nga zoti ti shikojë këta gjyqtarë të endeshin rrugëve të botës si emigrante ? Kush sistem do tu merrte në punë këta të pa aftë e të pa fytyrë? A nuk do ishte një e mirë e përgjithshme në terma ligjorë dhe ekonomikë zëvendësimi i këtyre sekserëve me profesionistë të huaj ? Për kaq pasuri sa kanë vënë këta leshkot tanë, ja vlen te paguash një mision Eulex-i, se të mbetesh vend numero per gjysmë shekulli.

  11. Nafia says:

    Mediokri nuk ka dinjitet dhe as personalitet,eshte vemje e nyt,keta jan kushtetuesit tan,jurist medioker.

  12. Trotski says:

    Duhet bere zgjedhja e antareve te GJ.Kushtetuesa nga Gjykata e Larte(Tre Antaret qe duhet te zgjidhen prej saj).Nuk ka pse te pritet ma .Duhet qe GJK te behet Normal Funksionale,larg Ndikimeve te Politikes.

  13. Zyko says:

    Diskreditim i vete ketyre palo gjyqtare por edhe I shtetit shqiptar. Harram pagat qe marrin nga taksat e popullit!

  14. asd says:

    Shqiptaret nuk kane nje mendim te unifikuar mbi te miren dhe te keqen. Kjo eshte aresyeja e crregullimit ne organet e drejtesise. Pyetja qe i ben vetes cdo punonjes i drejtesise eshte : A duhet te sakrifikoj nga vetja dhe te luftoj per drejtesine ne menyre qe ky popull te gjeje te verteten, apo keta (populli) jane dhen qe as e kuptojne dhe as e duan drejtesine dhe me mire shiko interesat e tua personale sic ben dhe vete populli cdo dite me jeten e tij. Ne kete rast me te miret e drejtesise korruptohen pak, disa te tjere pa piken e moralit zhyten ne llum deri mbi koke. Populli “bertet” duam drejtesi, por cdo individ eshte gati “te ushtroje” padrejtesi ne cdo moment sapo ti jepet rasti. Sa shqiptare jane gati qe kur djali/vajza i/e tij eshte arrestuar per nje aksident ne rrugete “nderhyjne” tek prokurori qe denimi te jete sa me i vogel? Sa shqiptare jane gati te nderhyjne ne Bashki qe te marrin te paret lejen e ndertimit, asistencen, ndihmen nga termeti edhe kur nuk u takon ? Sa shqiptare jane te gatshem te futen te paret ne rradhe pa respektuar te tjeret qe presin ? Sa jane te gatshem te paguajne per provimet ne shkolla e universitete ? Per nje vend pune ? Sa jane te paret, te paret, te paret per te perfituar cdo gje te mundur padrejtesisht? Justifikimi eshte gati. Te gjithe veprojme keshtu. Nese jeni dakort qe te gjithe VEPROJME KESHTU, mos prisni gjyqtare dhe prokurore heroj, sepse ky model do te zgjase shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje