Nga Enxhi Hoxha
Një denoncim mediatik me pasqyrim rrënjësor nën bekimin e aurës së jetës trazoi aktualitetin social grek, që dha alarmin e masakrës malinje me metastaza në Shqipërinë fqinje, ku heshtja është opsion i pakompromistë.
Lajmi që zhyti në hipoteza labirinte e veshi me aludime shumëkënd për akuzën e autorësisë, ishte lajtmotiv i edicioneve informative në Greqi.
Krimi i paemër me viktimë Carolinën e pafajshme, me legjitimim absolut ngjall drithërimë e rrëqethje kolektive e “de juro” pllakos një plagë që rrjedh ende, për të cilën media e kreu “de facto” detyrën e ngarkuar moralisht.
Nata e errët e 11 Majit i rrëfeu brishtësisë së Carolinës, se miku i jetës mund të të bëhet arkitekt i banesës së fundit, pa hezitimin e dëshmisë okulare të së bijës, hiç më pak nga çfarë ndodhi.
E pa projektuar as në imagjinatën më të skajshme të Carolinës, por vënia në skenën që duhej të ishte fole dashurie e pistës diabolike të vrasjes ishte lemeri sociale, që ngarkesa emocionale do duhej të zgjonte ndërgjegje spastruese qytetare të analizës në media.
Jehona në ekranet greke ishte e madhe, madje e kujdesshme që mprehtësia e çështjes të përcillej në të njëjtën frekuencë jashtë kufijve, sërish ashtu ndodhi. Vdekja tragjike e 20-vjeçares britanike ishte vatër epiqendre komentesh e hetuesie në portalet shqiptare.
Ndërkohë që vrasja e Caroline ishte bujë e gjurmuar hap pas hapi, rasti si-motër i shqiptares Sonila Cani është heshtje që kumbon shurdhët.
E gjetur e vetëvrarë në banesën e saj në Torino të Italisë, por me dyshime të forta se mund të jetë ekzekutuar, vdekja misterioze e një bije shqiptare nuk është magnet mediatik për portalet e vendit tonë. Sonila, vetëm 2 vite diferencë me Carolinen, ishte njësoj!
Nënë e një djali, vajzë e dy prindërve të thjesht, e rritur mes sakrificash, e larguar për një standard më të lartë jetese në Itali, por që fati ia tradhtoi oportunitetin e jetës.
Një vrasje e ngritur mbi shumë pikëpyetje, një tragjedi sociale që indirekt të kodon mesazhin se mund të vritesh, plaçkitesh e atakohesh, por nuk përbën lajm, pasi siguria është kërkesë abuzuese për cektësinë e shoqërisë sonë. Sonila është mishërim i të urtëve që s’prodhojnë stuhi, sepse zhurma u takon dominuesve e pretenca e heshtur thjesht s’kalkulohet!
Kushdo lexon këto rreshta është koherent me rastin e Glyka Nera-s, por të dhënat e Sonila Canit me gjasë janë të panjohura, sepse skaleta e patriotëve nuk i konvenon medias.
Caroline ishte lajm hyrës i informacionit, ndërsa Sonila as mbyllës… Ky vend i bekuar prej Zotit, është i kursyer në ndjenjë nacionaliteti tek bijtë e tij, tjetërsoj jeta do të ishte e vërteta e reformuar…edhe për ne!
Pse shkruan gjepura?
Carolina Greke u manipulua si ceshtje per te sulmuar Shqiptaret dhe te huajt.
Ceshtja tregonte primitivizmin e shoqeris Greke qe eshte nje shoqeri raciste ne thelb.
Eshte e kot qe te justifikosh greqin me thenie sikur populli Grek eshte i mire i dashur por jane vetem disa segmente raciste.
Aq primitive eshte sa nuk pranojn krimin qe beri djali por po mundohen te justifikojn vrasjen.
Enxhi, kete mesazh nisja delegacionit EU dhe kryministrit, qe japin fonde per gjithe NGO-te e mundshme ne Shqiperi qe u rraskapiten per te drejtat e gruas. Kjo tregon se sa sinqerisht e ndjeni ju grate detyren per te ngritur zerin. Po nuk nxorret lek, nuk ndjehet asnje prej jush. Zero. Dhe jo vetem per keto raste, por as kur Erdogani doli nga traktati i mbrojtjes se grave. NUk e vuri ujin ne zjarr asnje grua. Ndaj ne vend qe te shkruash neper gazeta, shko kerko llogari delegacionit dhe kryeministrit se ku i cojne leket. Plus kesaj, mbaj edhe qendrimin tend konkret per rastin. Psh une jam per denim me vdekje per kete grekun. Po ti?
Dyshimet e para edhe per kete rast te Soniles bien mbi burrin e saj. Eshte detyre e shtetit italian te beje hetime.
Ne nuk zgjidhim dot gje me hamendesira. Familja e viktimes duhet te kerkoje hetim te ceshtjes.
Cfare me ra ne sy eshte se ne cfare kushte ekstreme jetojne shqiotaret jashte dhe kjo vlen jo vetem per Italine. Jetojne ne kushte edhe më te keqija se ne Shqiperi.
Per mesazhin e pergezoj zonjushen, ndersa per artikulimin do ta keshilloja te perpiqet te jete me e thjeshte, lineare, se komunikimi behet i lodhshem e i veshtire me te tjeret.
Carolinen e beri lajm hyres media greke. I takonte medias italiane ta bente lajm hyres. Ne ne Shqiperi bemë vetem komentet. Ishte fbi-ja greke qe u mor me kete ceshtje, ndersa si motra italiane as qe pordhi fare.
Sa i veshtire per t’u cuar deri ne fund leximi. Paragrafi i pare plot me terma ugurzeza ndersa me poshte ndertimi i fjalive eshte shume i ngateruar dhe duhet te lidhesh nervat me zinxhir per ta vazhduar.. E lexova deri ne fund jo per permbajtjen por thjesht kurioziteti a do te kishte ndonje fjali te rrjedhshme dhe te thjeshte per t’u kuptuar. E pamundur.