Nga Edlira Gjoni
Ndodhi në Levan-Vlorë, por gjëmë ndodhi edhe në mes të Tiranës nga një 20 vjeçar tjetër i përkëdhelur, pak javë më parë. Nuk di si e ku të ruhesh!
Prej vitesh nuk kaloj më nga autostrada e Durrësit për në Vlorë, prej presionit psikologjik që më bëjnë me drita e me bori makinat që pas meje vijnë me shpejtësi skëterrë. Nuk ngas si breshkë, po as limitin nuk e kaloj.
Ama shpesh më ka ndodhur, (sa shpesh), që pasi më kanë kaluar makinat zig-zag me shpejtësinë ferr, makina që është ndalur nga policia, ka qenë imja!
10 km mbi shpejtësinë të jem unë, shfaqet polici. Sikundër mbin nga dheu nëse parkoj gabim apo kur ndez dritat e kuadrit për ndonjë “urgjencë”.
Ma bëjnë mirë, se asnjë rregull nuk duhet shkelur. ASNJË!
Ama, nga askush! Veçanërisht nga makinat luksoze, me xhama të errët, me shpejtësi vetëtime e me presion aq të lartë ndaj makinave, shoferëve e udhëtarëve të tjerë, sa shkaktojnë panik, aksidente e tragjedi vrasjeje!
Por ja që ndalesat, gjobat, frenimet, janë selektive, edhe kur bëhet fjalë për jetën!
Shokimi ynë i sotëm kolektiv është ulëritës. U vra në rrugë një familje e tërë, nga një njeri i rrezikshëm për njerinë (emërtim që ia dha vetes në më të zezën formë).
Ne jemi çdo mëngjes një famije e vogël, e kërcënuar, e përbuzur, e shpërfillur, e gjymtuar, e vrarë!
Nga vrasës që pinë hashash e drogë poshtë pallateve. Që duan pasuri nga divani, luks nga prindi e shfrenim nga shoqëria e markave, silikonit, falsitetit.
Mendoja se nuk kishim vlera.
Po ne nuk paskemi më as kuptim!
Asnjë kuptim!
Asnjë qindarkë vlerë. Asnjë grimë kuptim jeta që vritet në rrugë, pabesisht, pas krahëve, nga rrënimi total ku gjendemi prej vitesh.
Nuk janë aksidente! Janë vrasje! E nuk e kanë burimin vetëm në një shtëpi, por në një model, që ndiqet kaskadë e me arrogancë nga çdo vrasës që në burg nuk është!
Shqipërinë e kanë vrarë!
Nuk të duket kështu edhe ty?
Derisa shtetin ta udheheqin mafjozet,,do tè jete edhe shekuj te tjere e nient’altro gje,,shqiperia e shpellarebe
Rrealitet arab,nuk ka sesi te jet ndrishe,keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj, pune arabesh……..
A u kujtohen arabet ne rradhat e gjata te vajgurit,mishit,djathit etj ne kohen e sumqir Laverit!?
Ata futeshin pa rradhe,rrifnin ose edhe perdhosnin cilin do qe hapte goje.
A u kujtohen arabet shqipfoles kriminele ne ’97 ne akset nacionale,duke grabitur mjeranet e ndershem qe udhetonin per te nxjerre buken e gojes!?Sa u vrane,perdhunuan,grabiten keto 30 vjt dhe jo vetem!? Shume.
Autoret,vec nje identitet:Turkoshqipfoles
Ti qënke super arab. Me kafkën e mbushur me tallash e qeliza gomari.
Nuk të heq asnjë presje!
Ke te drejte! Edhe gjobat per foristradat lluksoze kurre nuk vihen! Ne celular lexojne emrin e pronarit/shoferit dhe e fusin bllokun e gjobave ne cante! Nuk ju a mban!
I drejte shqetesimi juaj. Eshte e vertete qe policia ndalon vetem ato qe zbatojne rregullat. Po nuk behet si ne Europe qe po kalove shpejtesine qe ta mate autovelox edhe pa qene policia dhe gjoba te arrin ne shtepi dhe po nuk e paguajte sekuestro pasurite e burg se shqiptaret nuk marrin vesh ndryshe, nuk dilet nga kjo situate. Jetoj ne itali prej me shume se 25 vite. Punoj me kamion dhe dridhem frike kur kaloj ne autovelox qe mos te kaloj shpejtesine dhe mos te me vije semafori i verdhe. Kam marre edhe une gjoba per shpejtesi, kuptohet 5- 6 km me shume se limiti dhe kam zene mend se ndryshe duhet me punu per gjoba. Edhe mu me duket ashtu sic thua ti.
Ashtu është moj motër dhe nuk e luan as topi , po pse ?
Sepse që nga të parët Presidenta , Kryeministra , ministra e deputetë e pushtetarë të të gjithë kategorive nuk i ka ra e nuk i bjen në mend se KUSHTETUTA i ven për detyrë me mbrojt jetën e shtetasve , pronën e shtetasve , dinjitetin e integritetin e shtetasve dhe të krejt shtetit .
Këta kanë pa vetëm punët e xhepit dhe e gjithë veprimtaria e tyre vetëm këtij kriteri i nënshtrohet .
Goce .
Jena bo me shku deri në Sharrë e me fillu me këndu :
Çohu ENVER e dil prej vorri ,
Se këtë vend e ka mbyt horri .
Një punonjës arriti të blejë një Passat 2500 Euro me mujt me i plotësu disa kërkesa për lëvizje familjes e fëmijëve , por për dreq xhami prapa tek bagazhi ishte pak ma i errësuar . Nuk kanë lënë llafe , akuza e presion pa i bo policia , se pse e kishte a thu se ishte kriminel , kur ai i tha po e heq , por kështu ishte kur e bleva . Xhamat para si veture ishin akull transparent . A nuk i shef . Psed e trajto si kriminel atë që s’ka faj .
Hajde gjeje sot . I kanë errësu xhamat e makinave kush të mund e sa të mund , sikur po bojnë gara kush e kush me i errësu ma shumë , sepse , me mbush xhepat , sajuan lejimin dhe Licensa të këtij marifeti , si në të gjitha fushat .
Furistradat e makinat nga ma luksozet janë errësu në atë farë niveli , sa nuk shef mo as nga xhami i përparëm se kush dhe sa janë brenda .
Gjeje vetë se kush qarkullon dhe çfarë qarkullohet me to . Policia as që i afrohet .
Policat e Policisë Rrugore në Tiranë kanë mbet kot fare , pa pikë objekti veprimtarie dhe kompetence , dhe prej kësaj , dalin e tundin tabelat rrugëve .
Me çfarë merren ?
Njoni polic e bon çorap trafikun tek një kryqëzim duke shpërfill semaforin e duke i leju e nxit makinat të ecin edhe me të kuqe . JAM UNE SEMAFORI . NUK PYES , ani se duan edhe krahët e tjerë me shku për hall e për punë e i ngrehen nervat nga këto maskarada policësh .
Dy të tjerë, tek kryqëzimi tjetër , 30-40 metra pas semaforit, rrijnë e veç ruajnë se mos kapin ndonjë, që pa mundësisht me ndalu, e ka kap 2-3 sekonda në lëvizje drita e verdhë .
Shpirtin i marrin , lloj lloj presionesh , jo kaq eshte gjoba , jo komisioni , e jo dreqi e jo i biri . Hajde jepi kon . Njoni të mbyt për 2 sekonda e tjetri e degjeneron sermaforin .
Pastaj dalin veç për gjoba gjithë ditën . Me i krah këta e me i krah bashkiakët .
A kanë rregullu e përmirësu gjë ? Aspak . Përditë e më keq .
Pse ?
Sepse nuk duan , përveç që edhe nuk dijnë .
Mjerë ne, mjer ne . Po na mbyt krimineli madh gjithandej , ngado që të rrotullohemi .
Habere vdekjesh e vrasjesh do ndigjojme përditë e më shumë .
Po, ne kete vend te vrasin. Po vrasesit jane te moshes tende. Jane produkt i kohes dhen rremujave qe kemi jetuar. Por dhe i urise se te rinjve per leke e luks pa punuar. Ndryshoni veten dhe drejtouni punes. Perndryshe do vazhdoni te vrisni veten dhe njeri tjetrin.
Ne jemi shoqeri e kalbur complet.Shikoni kush promovohet ne tv.Kurvat,drogaxhit,si te besh pare me Instagram,pa punuar sigurisht,femnat kush nxjerr shalen me fort,lere pastaj kur nxjerrin edhe gjoja kengetare,si i kaluan pushimet,weekendet etj.Keto promovohen ne shoqerine tone.Puna eshte tmerr,studente te mire nuk njihen fare.Ketu media eshte fajtore e madhe se çfare paraqet,nivel zero.
Verte Ver Hoxha i bojte zap kafshet , ja maste kaptinen me spango t’gjith derrave .Ca na bone Vero cana bone qi sna e le at shejton formule me e meledh ket xhibiliz milet .Po mir ket , po e rre menia ene Ameriken se po i bi m’ islla .Maini dollaret e boni qef ene mos harxhoni koh kot me i bo rob halabaket , nigjo xhajen
Vertete keshtu eshte dhe kjo gjendje mund te ndryshoje vetem po te ndryshohen ata qe na drejtojne, e sidomos policine. Shembulli me i thjeshte eshte rritja galpante e krimit, perfshire edhe ate rrugor me ndryshoimin e ministrit te brendshem. Nqs vete ministri deklaron se nuk do te merret me policine, pra deklaron, si mund te veproje ai ne fakt. Dhe rezultati duket ashiqari. Nuk e kuptoj perse qeveria, km nuk marrin masa ekstreme per keriminelet e rrugeve, masa te cilat i kane ne dore vetem ata, qe nga heqja e te drejtes per te drejtuar nje mjet pergjithmone, e deri tek masat drastike per shkelje te vogla te rregullores se qarkullimit. Me lla fe nuk behet kjo pune de po vazhduam keshtu, lere se ne si qytetare te thjeshte do na gjejne ne ndonje kanal te hedhur si qen, por edhe vete km, apo presidenti do te rrezikohen. KM fole nje llaf, eshte detyra kryesore e jotja mbrojtja e jetes se qytetareve, mos harro para dy ditesh u shua nje familje prej 4 pjestaresh.
Ti thua:- “Shqipërinë e kanë vrarë” Po kush e ka vrarë???? Më lejo të ta them.
E kanë vrarë opinionist, si puna jote. Bojaxhi të bojës së zezë, si puna jote. Nuk lini rast pa zezuar çdo gjë… Nuk kam të drejtë????
Ja fjalët që zezojnë, (më të dukshme), në këtë shkrimin tënd:- “ne jemi…. një fëmijë e vogël, e kërcënuar, e përbuzur, e shpërfillur, e gjymtuar, e vrarë!” Ose “ vrasës që pinë hashash e drogë poshtë pallateve”( po a ka banorë të ndershëm në këto pallate? Ku janë ata në shkarashkrimin tënd????) ose “ Mendoja se kishim vlera…. Asnjë qindarkë vlerë. Asnjë grimë kuptim jeta që vritet në rrugë, pabesisht, pas krahëve, nga rrënimi total ku gjendemi prej vitesh.” “… shkaktojnë panik, aksidente e tragjedi e vrasje!”
Ose:-“ Shqipërinë e kanë vrarë!”
Më zi nuk ka si bëhet!
Zonjë( nuk më bën goja të të them “e nderuar” ), ngulite në atë kokën tënde që pjell vetëm të zeza:- Asnjë komb nuk është prosperuar duke evidentuar të keqen që ka për momentin. Popujt prosperojnë duke ngritur në piedestal të mirën e tyre. Duke shumuar të mirën, pakson të keqen. Ti po bën të kundërtën, po shumon të keqen duke mbytur shtazërisht të mirën.
Rilindasit, moj ( nuk të them dot zonjë, sepse nuk e meriton ) , për të ngritur në këmbe Shqipërinë, nuk folën për veset, por për vyrtytët.
Nuk mund të kundërshtohet që kemi gjëra që nuk shkojnë, që na bëjnë me turp. Por ( të kam ndjekur në banakët televiziv ) nuk thua,veç të këqijave, asnjë fjalë të mirë. Një femër, edhe kur është spërkatur tinëzisht nga balta e njerëzve të zinj, një gur smeraldi në varsen e qafës, ja ndrit nurin. Pse kërkon t’ja nxish vetes.