Nga Eduard Zaloshnja
Në raportin që Arben Shehu, kryetari i KLSH-së, i paraqiti Kuvendit të Shqipërisë (ky i fundit e emëroi vjet me votat e PS-së), dy shifra janë alarmuese: 22 milionë dollarë dëm i drejtpërdrejtë financiar dhe 860 milionë dollarë dëm i tërthortë ekonomik gjatë vitit të shkuar – në total, 882 milionë dollarë!!! Kjo shifër është disi më e ulët se shifrat që raportonte më parë ish-kryetari Bujar Leskaj (që ishte emëruar nga Kuvendi me votat e PD-së dhe LSI-së). Sidoqoftë, është një shifër alarmante për nga magnituda, si dhe për faktin se raportohet nga një i emëruar me votat e partisë në pushtet.
22 milionë dollarët e dëmit të drejtpërdrejtë financiar janë shkaktuar nga shkelje e abuzime në vjeljen e të ardhurave dhe kryerjen e shpenzimeve buxhetore. Ndërsa 745 milionë dollarë dëm ekonomik janë shkaktuar nga shpenzime të kryera pa efektivitet ose/ dhe pa ligjshmërinë e pa kontrollin e duhur në fushën e prokurimeve dhe investimeve publike. Rreth 11.5 milionë dollarë ka qenë dëmi i tërthortë ekonomik në fushën e të ardhurave buxhetore.
Për ta kuptuar magnitudën e dëmit ekonomik e financiar që ka konstatuar KLSH-ja vjet, mjafton të përmendim se 882 milionë dollarë janë sa 1/5 e të ardhurave buxhetore të 2020-ës. Ose mjafton të përmendet që me 882 milionë dollarë mund të ndërtohen 700 shkolla të reja nga themeli. Ose mjafton të përmendet se mund të plotësohet me 4 korsi të pandërprera një autostradë Tiranë-Elbasan-Korçë-Kapshticë.
Dhe ky dëm, me këtë magnitudë, ka qenë i përvitshëm…
Për ata që nuk paguajnë drejtpërdrejt tatime mbi të ardhurat/fitimet apo taksa të tjera të drejtpërdrejta, duket se dëmi që evidenton KLSH-ja çdo vit është një shifër abstrakte, që nuk ka lidhje me kuletën e tyre personale. Por, në fakt, ai ka shumë!
Rreth 1/6 e çmimit të çdo malli apo shërbimi përbëhet nga TVSH-ja (Tatimi i Vlerës së Shtuar). Ata që shesin mallra apo shërbime, TVSH-në që ua marrin qytetarëve (kur këta paguajnë për mallrat/shërbimet), e derdhin në Thesarin e Shtetit.
Dhe të ardhurat nga TVSH-ja përbëjnë rreth 2/3 e të ardhurave buxhetore. Me pak fjalë, pensionistë e të papunë, nxënës e studentë, fshatarë e qytetarë, të pasur e të varfër, kontribuojnë për të mbushur 2/3 e arkës së shtetit, sa herë që paguajnë për një mall apo shërbim. Dhe njerëzit që mbahen me rrogat nga arka e shtetit u sjellin atyre një dëm ekonomik-financiar vjetor sa 1/5 e të ardhurave buxhetore…
Fatkeqësisht, deri më sot shumë pak përgjegjës të këtij dëmi të përvitshëm janë ndëshkuar politikisht, administrativisht, e aq më pak penalisht…
Une personalisht vjet ne Behar erdha ne Shqiperi per pushime dhe vajta nje jave ne shtepine time ne Tirane dhe nje jave tjeter vajta ne korce per tu shplodhur per 15 dite qe isha ne Shqiperi harxhova 1500 euro afersisht ne korce paguaja 50 mije lek ne dite vetem shtepine kishte 3dhoma dhe nje sallon ishte vile 3 kateshe per te ngrene hanim me shume perjashte shkuam 4 here ne pogradec per tu lare ne liqen dhe per te ngrene ju betohem qe ne asnje vend nuk me dhane kupon tatimore as ne shtepine qe paguaja 50 mije lek ne dite.harxhova nje hale me lek dhe nuk me dhane asnje kupon tatimor vetem tek lokali i teto ollges pagova 50 mije lek per te ngrene as atje nuk me dha kupon tatimor. Tashti beni nje llogari sa vine ne Shqiperi per pushime dhe sa shpenzojne dhe nuk u japin kuponin tatimor e merni me mend cfare demi bejne tregetaret ne Shqiperi. Dy here u zura ne korce per kuponin tatimor tek nje dyqan sufllaqesh siper ketI dyqani ishte konsullata greke se me vinte inat qe sma jepnin sepse cmimi qe paguaja per sherbimin qe merja ishte bashke me taksen e shtetit. Prandaj leket qe ju mungojne I kane mare tregetaret o te fjetur beni kontrolle dhe do shikoni si vjedhin taksen e kuponit tatimor maskarenjte .
dhe per kete analize asnje koment nga asnje lexues -duke mare si te mireqene qe tema i boton te gjitha komentet e lexuesve. I thone kush hesht pranon. Praktikisht shqiptaret hajdutllekun nuk duan ta denojne apo ta heqin nga jeta si shoqeri. per ata eshte normale te vjedhesh e te te vjedhin..Popull me te cuditshem nuk ka ne kete bote…Zoti na kthefte mendjen se qelbem boten me kete lloj te jetuari e do na shuajne te tjeret ..ne fakte drejt asaj rruge jemi nisur vete po ata e sigurte qe po mundohen qe te ndodhi sa me shpejt..