Shembulli nga një "burrë" i vërtetë!

28 Qershor 2021, 11:36Blog TEMA

Nga Ilir Metaj

Ky është Daniele De Rossi,ish-kapiten dhe kampion bote me kombëtaren italiane.

Për një kampion të këtillë, do ishte e mirëkuptueshme edhe mungesa e modestisë.

Por jo për një burrë si Daniele De Rossi!

Tek e fundit nuk mund të jesh një kampion i madh, pa qenë një burrë i madh.

Në këto ditë të nxehta vere, ai mund të ishte duke dhënë intervista të paguara, duke shitur imazh,apo duke shijuar famën e tij.

Por Daniele De Rossi zgjedh të jetë pjesë e stafit të kombëtares italiane, jo si drejtues, trajnier apo dikush me post të lartë, jo.

Kombëtarja e tij ka nevojë për të dhe ai është aty qoftë edhe për të mbajtur në kurriz çantën e topave me te cilët stërviten futbollistët.

Një kampion i famshëm si ai, u mban topat e stërvizjes futbollistëve të rinj pa e patur për turp apo ofendim.

Një burrë si ai!

Sepse a nuk është ky një prej “rregullave” të jetës në këtë botë? A mundet dikush të jetë profesionist, politikan, drejtues, kampion i madh, pa qenë më parë “burrë”?

Sigurisht që me “burrë” nuk e kam fjalën për kuptimin fizik të fjalës, por për konotacionin popullor të saj.

Për atë konotacion me të cilin populli thotë “Ai është burrë”.

Madje populli e përdor këtë konotacion edhe për një grua të madhe duke e quajtur “burrnesh”.

Dhe i referohet për këtë edhe një invalidi nëse ai ka treguar forcë shpirtërore, lartësi mendore, zemër të madhe, vullnet për sakrificë,ndershmëri, mbajtje fjale.

Të gjitha këto cilësi që të bëjnë burrë, populli i ka përmbledhur nën një fjalë të vetme : Nder.

Nder dhe lavdi për ty Daniele De Rossi!

7 komente në “Shembulli nga një “burrë” i vërtetë!”

  1. Cimi says:

    ???? Shkrim debil.Shembull pa lidhje.

    1. Enton Deda says:

      Debili je ti qe nuk kupton as kaq ?

    2. Axi ArBNOR says:

      Madhështia është trëndafil i modestisë, për ata që e kuptojnë filosofinë e të qenurit njeri.
      Për ty nocioni i madhështisë lidhet me banditët që fryhen e fryhen, tip RAMA yt – i sigurtë 100%.

  2. Eridian says:

    Reapeke edhe per de rosin edhe per ty ilir.

  3. Soni Kuçioti says:

    Thuaja si tja duash Lelit nuke eshte nga keta burra ai o Ilir. Prandaje do haroet shpejt. Bile eahte haruar qe tani ai legen i koruptuare.

  4. Juve qè Sulmoni Dritan Lelin , jeni GRA të LIGA ! says:

    Daniele De Rosi èshtè BURRÈ , NJÈLLOJ si Dritan Leli i Nderuar , kurse juve KONET e Edi Ramès që SULMONI DRITAN LELIN e NDERUAR pèr ti PLOTÈSUAR QEJFET dhe DËSHIRAT e BIZNESIT , jeni FUNDËRRINA dhe FEKALE të PARICIKLUESHME !!! TË IKI DRITAN LELI nga VLORA që e ka VOTUAR POPULLI i VLORËS dhe të VIJ Afrim Qëndro nga FSHATRAT e Tepelenës , JO JO KEQ se S’DINI JUVE QENTË e Edvinit ! !

  5. top futbolli says:

    Shkrim pa lidhje, gjete shembull per burrerine dhe nderin! Pastaj nuk ka vajt te mbaj topat jo, ka vajtur si pjese e stafit te ekipit te italise. Eshte nje hap drejt fillimit te karieres se trajnerit, ashtu si po ben Henry me belgjiken. Lexo burimet para se tja futesh kot. Pse nuk merr “burrat” e bashkise se vlores per shembull nderi si gjika dhe Leli.
    https://www.firstpost.com/sports/former-italy-international-daniele-de-rossi-to-join-national-teams-coaching-set-up-until-end-of-euro-2021-9435351.html#:~:text=Milan%3A%20Former%20Italy%20midfielder%20Daniele,11%20July%2C%20the%20FIGC%20said.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje