Erjon Braçe: Pse ndëshkohen kaq pak gangsterët dhe banditët? Kjo pavarësi duhet të marrë fund, ata s'kanë më frikë

30 Qershor 2021, 11:44Blog TEMA

Nga Erjon Braçe 

Mbajtja e armeve pa leje  e makine, motorr etj, ne ambjente publike apo  te hapura per publikun; denohet nga 5-7 vite burg! kur mbajtja e armeve pa leje eshte e perseritur; denohet nga 7-15 vite burg!

Tani, Pavaresia e drejtesise, prokurorise e gjykates eshte interes publik! pra #pavaresia e drejtesise, duhet ti sherbej publikut!

Pavaresia eshte nje suvenir ne rastin me te mire nese nuk permbush sherbimin ndaj publikut;

Perdorur gjeresisht per korrupsion individual e korporativ deri pak kohe me pare ne sistemin e Drejtesise.

Pavaresia nuk eshte mos bashkepunim ne permbushje te interesit publik;

Kemi nje problem kombetar prej vitit 1996-te e vijim:

Armembatjen pa leje!

Kemi ashpersuar ligjin, kemi ndermarre aksione, kemi bere amnisti etj etj, por te gjithe bashke nuk ja kemi dale!

Natyrisht, policia e ndjen fort kete problem, e ka element te cdo ngjarje kriminale, e ka edhe perballe kur shkon te godase;

Une mendoj qe edhe prokurori edhe gjykatesi duhet ta ndjeje ate qe ndjen qytetari por edhe polici.

Shiheni ligjin edhe nje here; Denimet nisin me minimumi 5 vite burg e arrijne ne 15!

Nje pyetje per prokurore e gjykates; I keni dhene kujt nder perserites 15 vite burg per armembajtje pa leje?!

Nje, te vetem! Afermendsh, qe cilido gangster, bandit, trafikant, rrugac qe e ka bere armen gjymtyre, nuk pranon 5 vite burg minimumi e jo me 15 te tille heren e dyte; ka frike! Por frika vjen nga veprimi, zhbehet nga korruptimi!

Nje gangster, bandit, trafikant, rrugac nuk do bente trimin me 5-15 vite burg, nese nuk do e kish nje polic qe nuk sheh ne vend ngjarje, nje OPGJ qe e mbeshtet, nje prokuror qe legjitimon te dhenat e rreme e nje gjyqtar qe i ve vulen!

Kjo pavaresi duhet te marre fund!

Ajo qe na vlen eshte pavaresia ligjore ne bashkepunim per te luftuar forte, qarte, ashper, ligjerisht e ne menyre te barabarte, armembajtjen pa leje!

Bashke dhe te pavarur!

Pershembull;

Pse gjyqet per armembajtje pa leje goditur ne kushte flagrance, behen ne 6,9,12 muaj?

Pra, banditi eshte kapur ne flagrance me arme pa leje ne makine, motorr, dyqan, lokal, bulevard etj; ligji thote 5-7 vite burg!

Pse gjyqi zgjat me muaj?

Pse denohet me pak se 5 vite?

8 komente në “Erjon Braçe: Pse ndëshkohen kaq pak gangsterët dhe banditët? Kjo pavarësi duhet të marrë fund, ata s’kanë më frikë”

  1. Niku says:

    “Pse…” Sepse e njejta gje ndodh ne Meksike, Kolumbi, Venezuele, Nikaragua etj. Bandat tek ne jane pak a shume njesoj..

  2. Jon says:

    Te njejten pyejte bej edhe une si qytetar i thjeshte i ketij vendi tash e 30 vjet o Braç dhe mendoja se do merrja ndonje pergjigje dhe zgjidhje nga ty. Edhe ti ske faj qe pyet xhanem, Kur me del ti ne shtyp, se cme kujton nje film boshnjak, ku nje tip llustroi kepucet me nje macok rruge te gjalle i cili mjaullinte i acaruar. Ti je kopje a atij macokut

  3. Detari says:

    Ky flet si e jema e zeqos ne maj te thanes. Z. Brace. Nje ushtarak iu ka denoncuar per grabitje masive te pronavevte ushtrise. Pse ia hoqet denoncimin nga Youtube? Pse e liruar nga ushtria? Kush fshihet mbas ketyre pronave? Mos trego perralla me mbret kot.

  4. E verteta says:

    O Brace po na cudit fare.Duket sikur nuk je ne qeveri per cfare nxjerr nga goja.Ne Shqiperi ka njerez me kerkesa ekstradimi te denuar jashte shtetit per vjedhje grabitje prostitucion trafik droge me 4-5-6-7-8-9-10 deri 15-16….20….25 e deri 40 vjet burg dhe bejne vetem 2 vjet burg ne Shqiperi ne qeverine tende.Pse nu i ekstradoni????Pse i mbron qeveria jote???

  5. Tironsi says:

    Po kur flet si gangster kokonja!
    aha ban pytje retorike njoni

  6. Dulla says:

    se kane “njohje” me politikane o Braçe ziu qe ben sikur sde gje.
    na hengsh mutin qe kujton se jemi budallenj te gjithe

  7. Bilbil says:

    Asnjë koment për rolin e drejtësisë. DUAM PUSHTET TË PËRQENDRUAR?!

  8. Llaman says:

    Brace nuk di se ku vihet pikepresja, jo te zgjidhe te tilla probleme. Si nje kre i pushtetit ekzekutiv , le ti shnderroje keto thirrje ne ligje ne ndihme te sherimit te pushtetit gjyqesor per te cilat leshon akuza te pergjitheshme, kur pas tyre fshihen emra konkrete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje