Prokurori u arrestua për 2 mijë euro: Negocioi përmes shoferit për të lehtësuar një të ri që u kap me cigare hashashi

1 Korrik 2021, 20:02Kronika TEMA

Bisedat intensive në telefon të të afërmve të një të riu që u kap me një cigare hashash, por që rezultuan se ishin nën përgjim i kanë kushtuar karrierën dhe lirinë prokurorit Edmond Karriqi, i cili është njeriu i tretë i drejtësisë që për pak kohë bie në prangat e SPAK, mbas gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe Sali Hasa, dhe ata nën hetim nga SPAK.

Përgjimet tregojnë se si Edmond Karriqi, katër muaj mbasi u caktua nga KLP në detyrën e kryeprokurorit të Kukësit, nisi negociatat dhe bisedat përmes shoferit të tij, Isuf Gega, po ashtu nën hetim dhe nën gjendje arresti dhe nën ndërmjetësimin e të afërmve rezulton se u pagua me 2 mijë euro.

Përgjimet tregojnë se e gjitha kjo ndodhi dhjetorin e 2019 teksa SPAK ishte nën gjurmim te një çështjeje tjetër, po ashtu nën hetim sekret.

Hetimet tregojnë se prokurori u pagua në shtëpinë e tij, që e ka në qytetin e Kavajës, ndërkohë të afërmit shfaqen të gëzuar në telefon e thonë se paguam, e ku parashikojnë se së shpejti ai do dalë për të afërmin e tyre, që rezulton se qëndroi në paraburgim vetëm 15 ditë dhe më pas fitoi lirinë nga Gjykata e Kukësit.

Për këtë çështje janë në kërkim edhe dy persona të tjerë, për të cilët SPAK ka publikuar vetëm inicialet e tyre. Ndërkohë që, të premten shoferi dhe Prokurori do dalin para Gjykatës së Posaçme si të dyshuar për çështje korrupsioni.

3 komente në “Prokurori u arrestua për 2 mijë euro: Negocioi përmes shoferit për të lehtësuar një të ri që u kap me cigare hashashi”

  1. Dorian says:

    Nuk eshte thejsht cigarja, ky ish-prokuror ka hesape te vjetra

  2. Rrumpalle shqiptare says:

    Ketyre nuk u mjafton rroga. Rraseni. Ti dalen prej hundesh eurot.

  3. Luli says:

    Si puna e ketij prokurori ka shume te tjere qe bejne keto marifete, dhe te gjithe fajin per cdo krim,vjedhje,mashtrim dhe te tjera si keto ja ngarkojne policis se shteti
    Duke i bere vete te
    gjitha keto maskaralleqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje