Yuri Kim takohet me hetuesit e BKH: Ata do t’ia dalin, SHBA do t’i mbështesë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

1 Korrik 2021, 12:46Kronika TEMA

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, tha se është takuar këtë të enjte me hetuesit e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët po përfundojnë trajnimin.

“Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do t’ia dalin. Shqiptarët kanë shpresë tek ata, familjet e tyre janë krenarë për ta, Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkroi Kim në Twitter.

Grupi me 27 hetuesit e parë të BKH ka kryer edhe një trajnim në Itali së fundmi, para nisjes së trajnimit kryesor nga FBI.

Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka deklaruar më parë se ata do të jenë gati të nisin punën në muajin gusht, nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

4 komente në “Yuri Kim takohet me hetuesit e BKH: Ata do t’ia dalin, SHBA do t’i mbështesë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”

  1. Ab says:

    Keep going girl…

    1. Kalec Dega says:

      Kim Lu Lu ja lol…. qe fut hundet ne punet e brendshme te nje republike banane… lol

      ndryshe nga Lu Lu kjo e ka me peshqit e Karavastase…. lol

  2. 19 says:

    ??????rrofte USA dhe ambasadorja me kinge dhe me e mire qe ka pare vendi ynë. Bravo e madhe qe ky vend do mari fryme lirshëm nga kta politikane shkerdhata qe po e mbysin kte vend .ndyrësira te kombit .

  3. Faleminderit qe na keni mbeshtetur ne cdo kohe ,
    edhe pse nojher na e keni rrasur me thell se ne e mbajme ,por ja
    ne fund te fundit kjo eshte Politika .
    Mesiguri qe jan bere edhe gabime ne mbeshtetje ,por kryesore eshte qellimi .
    Nuk mendoj se keni vertet mjetin e duhur ne mbeshtetje te Bordellos Drejtesi ,(mendoj se bkh +spak)
    nuk do me gisht ,do Hurin pas ,qe ta ndjej vertete cdo te thote Lufte kunder Korruosionit ,
    sepse jane te gjithe Pjella te dala nga Korrupsioni ,qe ju sot me te drejte i mbeshtesni qe ta luftojne .
    Le te suprizohemi per te mire dhe mos t’i dhembe shume .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje