Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia do të veprojë në përputhje me interesat e saj sa i takon zhvendosjes së ambasadës serbe nga Tel Avivi në Jerusalem të Izraelit.
Mirëpo, sipas Vuçiqit, interesat e Serbisë kanë ndryshuar pasi Izraeli njohu Kosovën.
Sot, më 1 korrik, skadon afati i përcaktuar për Serbinë që të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem.
Afati përcaktohet në bazë të Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin e raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020, nga presidenti Vuçiq dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti.
Dokumenti kishte 15 pika të njëjta që Serbia dhe Kosova nënshkruan me Shtetet e Bashkuara, por pika e fundit e dokumentit ishte e ndryshme.
Kosova nënshkroi për njohje të ndërsjellë me Izraelin, ndërsa Serbia se do të zhvendoste ambasadën në Jerusalem, deri më 1 korrik 2021.
Kosova e ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem.
Statusi i Jerusalemit është një nga pikat qëndrore të konfliktit të gjatë mes Izraelit dhe palestinezëve.
Palestinezët e pretendojnë Jerusalemin lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.
“Ne kishim marrëveshje dhe unë kam pasur një bisedë me kryeministrin izraelit dhe ia kam bërë të qartë se nuk kam nënshkruar dokument të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët, por vetëm me amerikanët, dhe kjo ka ndikuar edhe raportet e Izraelit ndaj nesh”, tha Vuçiq.
“Mos u shqetësoni për pozicionin e Serbisë. Ne do të qëndrojmë edhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por edhe me interesat e Serbisë dhe këto interesa kanë ndryshuar që kur Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës. Respektojmë miqësinë me Izraelin, por duke respektuar edhe veten. Ju nuk mund të na thoni – ne kemi njohur pavarësinë në një pjesë të territorit tuaj dhe tash ju urdhëroni”, tha Vuçiq.
Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt.
Më 30 qershor, Shtetet e Bashkuara thanë se presin që Kosova dhe Serbia t’iu përmbahen detyrimeve të marra në Uashington më 4 shtator 2020.
“Shpresojmë që partnerët tanë të veprojnë me mirëbesim dhe të vazhdojnë t’iu përmbahen detyrimeve të marra përsipër në Uashington”, thuhet në një përgjigje të Departamentit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.
“Zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit krijon një bazë për marrëveshjet e ardhshme dhe ofron mundësi për bashkëpunim më të gjerë midis palëve. Detyrimet e marra veçse sjellin përfitime për qytetarët e Serbisë dhe Kosovës dhe ne i inkurajojmë ata që të vazhdojnë me zbatimin e tyre”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit.
Administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump pranoi Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit më 2017 dhe në maj 2018, ambasada amerikane u zhvendos nga Tel Avivi në Jerusalem.
Bashkimi Evropian thotë se statusi i Jerusalemit nuk është i zgjidhur dhe kundërshton hapjen e ambasadave në atë qytet.
Serbia ben armike Izraelin!
Ditet historike te Serbise jane te numeruara …
Rrofte Izreli
Rrofte Shqiptaria
Serb te pa besë, izraeli e njeh shum mire pabesine e tyre (koha vonon por izraeli nuk harron)
Izraeli i merr te keqen si Serbise si Kosoves. Serbise asnje dem nuk i behet dot nga Izraeli. Por vazhdoni shqipo budallenj brohorisni per palestinezet dhe Izraelin se ju duan shume vellezerit dhe aleatet imagjinare. Kot nuk jane perdorur gjithmone si zara nga te huajt shqiptaret.
Sa klase shkolle ke ti Neron KATUNARI!
Une nuk e di ku e keni gjetur jy qe dokumenti i nenshkruar kishte 15 pika por pika e fundit ishte e ndryshme…
Ja se cthote Shoqata Amerikane e Ligjit Nderkombetar:
The Washington Agreement
The declarations submitted by Kosovo and Serbia are identical in wording and content, apart from their respective commitments regarding relations with Israel.[5] Kosovo and Serbia committed to the following…
Pra dokumenti ishte “identic ne fjale dhe ne permbajtje”, por abligimi per Serbine i pikes 15 ishte qe ajo do hapte Ambasaden ne Jeruzalem, ndersa per Kosoven ishte qe Izralei do njihte Kosoven dhe Kosova do hapte ambasaden e saj ne Jeruzalem….
Ky eshte nje moment shume I rendesishem te thuhet sepse tregon se si Amerika e “futi ne gracke Serbine. Vuciqi si idjot qe ishte dhe I papergatitur per keto dredhi te Amerikes nenshkroi kete dokument.
Ambasadori izralelit ne Serbi i pyetur se pse zraeli njohu Kosoven shkurt dhe shkoqur tha sepse Vuciqi pranoi qe Kosova te jete shtet i pavarur….
Fakti qe Vuciqi nuk e ranon me kete marreveshje, eshte pikerisht fakti qe ai “indirect” e pranoi pavaresine e Kosoves…Kurti nga ana tjeter fillimsht ishte kunder marreveshjes(pra ai shte kunder njohjes se pavaresise se Kosoves nga Serba), por fatlusisht ai tashme ka ndryshuar qendrim. Keto momente tregojne shume dhe eshte mire qe te jene korrekte….