Lukashenko: Celula terroriste të lidhura me Perëndimin po përpiqen të organizojnë grusht shteti

2 Korrik 2021, 19:31Bota TEMA

Qelizat terroriste të fjetura, të drejtuara nga Gjermania, Ukraina, Shtetet e Bashkuara, Polonia dhe Lituania, janë zbuluar në Bjellorusi. Këtë e deklaroi presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, gjatë një pritjeje në ditën e pavarësisë.

“Sot, qelizat terroriste të fjetura, të ashtuquajturat njësi të vetëmbrojtjes, janë ekspozuar. Qëllimi i këtyre qelizave është të organizojnë një grusht shteti të dhunshëm në ditën X. Ata ende nuk e dinë se kur do të mbërrijë kjo ditë X. Populli ynë duhet të jetë i përgatitur për të”, është shprehur presidenti Lukashenko për agjencinë BelTA, raportuar nga Tass.

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko tha se të ashtuquajturat “njësi të vetëmbrojtjes”, sipas tij të drejtuara nga Perëndimi, u përpoqën të hedhin në erë qendrën e komunikimit të Marinës Ruse në Vileika.

1 komente në “Lukashenko: Celula terroriste të lidhura me Perëndimin po përpiqen të organizojnë grusht shteti”

  1. Arber Iliri says:

    Hahaha terroristi Lukashenko.Hajduti bertet :kapeni hajdutin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje