FOTOT: Vendi në luftë, ushtaret bëjnë paradë me këpucë me taka

3 Korrik 2021, 20:35Lifestyle TEMA
FOTOT: Vendi në luftë, ushtaret bëjnë paradë me

Ministria ukrainase e Mbrojtjes është vënë në qendër të kritikave pasi publikoi të premten foto të ushtareve femra duke bërë prova me këpucë me taka për një paradë që do të mbahet së shpejti.

Në fotot e publikuara, kadetet shihen me veshje ushtarake dhe këpucë të zeza me taka, të cilat edhe vetë ato i kanë quajtur jo praktike.

Fotot shkaktuan debate dhe irritim edhe në parlament. Deputetja Inna Souvsoun e quajti nismën si “ide idiote”, duke thënë se kjo përforconte stereotipin që gruaja është vetëm një kukull e bukur.

Ndërsa nënkryetarja e parlamentit, Olena Kondratiouk, u kërkoi autoriteteve ushtarake që të kërkojnë falje publike për poshtërimin e grave që “po mbrojnë pavarësinë e vendit tonë me armë në duar”.

Parada në fjalë do të zhvillohet më 24 gusht, për të përkujtuar 30-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik. Në ushtrinë ukrainase shërbejnë mbi 30 mijë gra, mbi 13500 janë përfshirë në konfliktin me Rusinë në lindje të vendit.

4 komente në “FOTOT: Vendi në luftë, ushtaret bëjnë paradë me këpucë me taka”

  1. asd says:

    Imazh i nje vendi te prapambetur!

    1. Tipi says:

      Parada ushtarake bejne edhe vendet me te zhvilluara perendimore. Nuk e kuptoj ku qendron kritika ketu, dhe pse e quan vend te prapambetur pse ben ceremoni te tilla. Ato po bejne “prova” dhe jane veshur me taka, pasi diten kur do zhvillohet parada, do vishen me uniforme ceremoniale, me taka.
      Kush ka marre pjese ne parada (duke perfshire veten time) e di mire se sa sh prova behen.

      Klm!

    2. nje banor i Tiranes says:

      Kush eshte vend i prapambetur , more bylmez , Ukraina ? Mos e ngaterron mendonje vend islamin ?

  2. Tan_Tironci says:

    Fshati digjet, kurva krihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje