FOTOT: Jo tamam si në përralla, adoleshentja tregon anët "negative" të jetesës në kështjellë

4 Korrik 2021, 14:27Lifestyle TEMA
FOTOT: Jo tamam si në përralla, adoleshentja tregon anët

Një vajzë e re italiane, familja e së cilës jeton në një kështjellë të vjetër në Itali, është bërë e famshme në TikTok duke postuar video ku tregon se si është të jetosh në të vërtetë në kështjellë.

19-vjeçarja Ludovica Sannazzaro është rritur në Kështjellën Sannazzaro, që daton në shekullin XXII, pranë Monferratos, në rajonin e Piemontes. E reja, e cila studion arte në Nju Jork, është detyruar që të kthehet në shtëpinë e saj gjatë karantinës dhe nisi të bënte video për TikTok, ku tregonte përditshmërinë në kështjellën 900-vjeçare, ku kanë banuar 28 breza të familjes Sannazzaro.

Kështjella ka 45 dhoma dhe 15 dhoma gjumi, të mobiluara me stilin e shekullit XVIII dhe XIX.

Për “Insider”, Ludovica shprehet: “Kur isha e vogël, shihja filmat Disney me princesha dhe doja të isha si ato. Nuk e kuptoja që në fakt jetoja në vende të ngjashme me ato. Të gjithë duan të kenë një kështjellë, derisa e kuptojnë që interneti nuk kap, është gjithmonë shumë ftohtë, do shumë kohë për të bërë punët dhe nëse kërkon të marrësh diçka te dhoma tjetër, duhet të ecësh shumë”.

2 komente në “FOTOT: Jo tamam si në përralla, adoleshentja tregon anët “negative” të jetesës në kështjellë”

  1. Lenci says:

    Daton ne shekullin XXII ?!?!? Bravo gazetari i bie qe do ndertohet pas 100 vjetesh!

  2. I dua shume Keshtjellat .
    Jam i apasionuar me shume i atyre te Lashtesise ,ku ne shume vende
    Europiane i kane renovuar e pershtatur per te banuar brenda tyre ,
    por edhe kto te epokes renesons ,
    pra te epokes e kalimit te Mesjtes Hershme ne ate te Rilindjes Europiane.
    Finde wirklich Cool …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje