Sinjale për njohjen e Kosovës? Ministri grek: S'jemi pro krijimit të “vrimës së zezë”

4 Korrik 2021, 16:39Bota TEMA

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur sot për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Greqia, në një intervistë për gazetën “Real News” me gazetarin Jorgos Siasidhas. Në intervistën e tij, kreu i diplomacisë greke ka komentuar tri çështje “të nxehta”, marrëdhëniet e Greqisë me Turqinë, zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, çështjen e Qipros dhe Kosovës.

Lidhur me mesazhin e rolit të ri më të zgjeruar të Përfaqësisë diplomatike të Kosovës në Athinë dhe dy vizitave brenda pak muajsh në Prishtinë, ministri Dendias është pyetur nëse Greqia planifikon njohjen e Kosovës dhe nëse ky akt është kundër të Drejtës Ndërkombëtare.

Ministri grek ka komentuar se “integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen europiane të BE-së përbën një çështje prioritare, pasi stabiliteti në rajon ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e vendit tonë. Nuk jemi pro krijimit të “vrimës së zezë’ në veriun tonë. Edhe pse nuk ka ndryshuar pozicionimi ynë në lidhje me statutin e Kosovës, mbajmë një qëndrim konstruktiv dhe mbështesim dialogun mes Prishtinës e Beogradit. Lidhur me ligjshmërinë e një njohje të mundshme, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës rezultoi në vitin 2010 se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje të së Drejtës Ndërkombëtare, pasi nuk ishte produkt i përdorimit të dhunës së paligjshme të dënuar nga Këshilli i Sigurisë, siç ishte shpallja e pseudoshtetit (rederohet në pseudoshtetin turk në Qipro) në vitin 1983. Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë u themeluan mjaft shtete të reja, asnjë prej të cilëve nuk ishte rezultat i një sulmi të jashtëm”.

5 komente në “Sinjale për njohjen e Kosovës? Ministri grek: S’jemi pro krijimit të “vrimës së zezë””

  1. Ke Greket gjithcka rrotullohet rreth Vrymes se Zeze??????


    Si e tha ,si e ?
    Vryma e Zeze ??????
    Kta jane harixhnjt me bythqima ne Bote .
    Jan Karagjoza Fillozofet e bythes qe pretendojne qe Vrymen e Zeze ,
    ta quajn shpikje Greke lol??????

    1. Fatos says:

      Po normal ku ju dhemb atje ju shkon mendja ?.
      Dhe nuk do ta njohin Kosoven, bejne gam gam kot mashtrojne por nuk kane per te ndryshuar gje.
      Greket jane vec mashtruesa ordinere.

  2. janullatos arxidoglyftis says:

    AXIOS !

  3. kodrasadikit says:

    Ministri Arberor-Arvanitas tipik shqiptare ne repubiken Greke ku shumica jan arvanitas !! Hapne zemren dhe merrne guximin ,hiqni prangat,hapni syte e hapne gojen dhe kerkoni shkolla ne gjuhen amtare!! Njohja e Kosoves do te ishte lajm i mire si per ne e njashtu per ju dhe raportet tona do te ishin tejet vllaznore sepse ashtu ju konsiderojme dhe ju qmojme e ju nese zgjoheni nga kllapija do te behet mrekullija ….

    1. shqip says:

      kodrasadikit ,bravo per komentin ,

      por Aravanitas Ishte Arstidh Kola lol nji Gjak i ndezuar Shqiptari ,
      qe e deklaronte si Burrat par cdo kujt terrorin e shtetit Grek e pabesine ndaj Prijsave Arvanotas ,
      qe cliruan Greqine e Drerqit ,
      por kta e , si ky ,shikojne karieren dhe s’i intereson gjaku fare ,madje as te ndikojne ne Politikat Antishqiptare
      te Athines ,te ulin bythen qe na e drejtojne si Top Allamani ne shqiptareve ,
      dhe mesojne te jete Njerez para ksaj Bote .
      Po te duan Arvanitasit ,bejne vertet cudira ,por a i lejon BE-ja te rregullohen Maredhenjet Gerrqi – Shqiperi ?
      Un mendoj se jo .
      Gjithcka ndodh sot ne maredhenjet tona e pergjate Historise eshte Opera e Djallit .
      Ballkanin e duan Fuci Baroti Europianet jo ne Paqe jo ne bashkpunim .
      Gjithmon Ne konflikte e gati per Lufte .
      Kjo eshte BE-ja dhe kta jane Arvanitasit tane .

      Ne vitin 2000- isha ne Athine . U ktheva qe andej dhe mbasi zbriten nga Trageti ne Pire e morem drejtimin
      per ne Kakvije .Pran nji fshati sapo ndalova te Makinen dhe i thashe Grekur e gruas se tij Biznesmen qe udhetonin me mua ,
      i njofja nga Gjermania , te pyesnim per rrugen ,qe conte ne Kakavi sepse as ai s’e dinte .
      Mos qendro me tha vazhdo rrugen :
      Perse i thashe un ?
      Kta ne kte zone me tha jane te rrezikshem .Jane Aravanitas dhe Camidhi .(Came)
      I thashe por kta kane ne dritaret e shtepise Flamurin Grek shikoje i thashe ne ballkon .
      Poo me tha ,por jane Furbo jane ze gjithe skipetari ,te vrasin ,Flamurin e mbajne se kan frike nga Shteti .
      Mirpo un qendrova dhe pyeta burrin qe doli para shtepise pran rruges.
      I thashe Grekut hec e foli Greqishte ,Foli ti shqip me tha greku se te kupton rrufjani .
      Ishte sybojqilli dhe kokemadhe bardhosh e pak i kuq ne fytyre tipik shqiptare .
      Mirdita i fola shqip .
      Me hetoj nji cast me sy te ftohte dhe me tha miredita . Ka shkon Shqiperia ? -me pyeti .
      Po i thash.Kush rruge te con per ne kakavije .
      Ma tregoj rrugen per bukuri ne shqip dhe kur u ndame me tha : Te fala Skiperia o bile.
      Ja kta jane Shqiptaret ,qe nga represioni i shtetit Grek dhe vrasjet , nuk guxojne te flasin hapur shqip.
      Kane shume ne dore ,por kta Politikanet nuk duan .si le Bota mbase .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje