Ambasadori Soreca: Duhet të ketë figura të nivelit të lartë që duhet të dënohen

5 Korrik 2021, 11:09Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, duke folur nga konferenca “Sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit dhe forcimim e integritetit”, tha se “në Shqipëri po shohim rezultatet e para”.

“SPAK ka filluar të tregojë rezultate jo vetëm duke proceduar zyrtarë, por edhe sekuestruar pasurinë. Më parë, as nuk mendohej që prokurori i Përgjithshëm të shkojë në gjykatë, por në maj ai u dënua nga gjykata.

Duhet që ne të shikojmë dy gjëra të rëndësishme. Dëmine dhe konfiskime të pasurisë. Duhet të ketë figura të nivelit të lartë që duhet të dënohen”, u shpreh Soreca.

“Pavarësisht përmirësimit, Shqipëria nuk ka mbërritur aty ku duhet. SPAK duhet të ndjekë korrupsionin në nivelet e larta. Shqipëria duhet të sigurojë që hetimet duhet të vijojnë për ata gjyqtarë apo prokurorë që kanë dalë si të lidhur me krimin gjatë procesit të vetting-ut”, shtoi Soreca.

1 komente në “Ambasadori Soreca: Duhet të ketë figura të nivelit të lartë që duhet të dënohen”

  1. shume e drejte kjo qe rekomandon Ambasadori Soreca ,
    ndryshe asgje s’ka kuptim ,
    ngelet Reforma dhe vet e ashtuquajtura Drejtesi si nji Lope qe kullos ne Stanin Llalla .
    Veproni ose hapni krahun te vijne nga Bota ose te rinje qe guxojne te bejne Drejtesi ne Shqiperi .
    Kta qe jane sot ne ato Karrige jane te gjithe Produkt Skarrco
    prodhuar nga Degjeneratat e Korrupsionit §[ salih-meta ]§

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje