EMRAT: Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë gjithë drejtuesit e rretheve

5 Korrik 2021, 10:10Politika TEMA

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe kryeministri Edi Rama, Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të shumta në nivel drejtorësh.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Ndryshime në nivel drejtues në strukturat vendore të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të ristrukturimit për rritjen e forcës goditëse dhe parametrave të sigurisë në vend, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur ndryshime në nivel vendor e qendror.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Dhimitraq Ziu deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.

Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë deri tani transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.

Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të luftuar maksimalisht krimin e organizuar dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët.

12 komente në “EMRAT: Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë gjithë drejtuesit e rretheve”

  1. Alfred says:

    Thjesht rrokade,pa asnje efekt. Sidomos paragrafi I fundit tamam si ato mesazhet standarte qe u shkojne abonenteve ne telefonat celulare!….

    1. Lloji says:

      Koha per shperblim te atyre qe ndihmuan ne fushate, zevendesime pa arrestime mban shum er te rende…
      Thjeshte po nderohen ata qe bene para me ata qe parat duan tani…!

  2. SADIU says:

    Jo ve po kokove, keto ndryshime çfare ndryshime do te sjellin. Fijet nuk priten se keta persona e kane endur pëlhuren. Ku ishe iç gjekundi, çfarë bëre iç gjëkafë.

  3. artisti says:

    Keta tallin sumen me ne dhe i shkelin syrin njeri tjetrit.Nnga njera ane nje tufe pleqsh e nga ana tjeter nje tufe te korruptuarish qe ska bire kurve ti heqe se ja dine krimet e poshtersite njeri tjetrit.Me te ndyre ishin ata te Sales,por nuk e shisnin e nuk i zbathnin breket si keta zvarraniket e PS-s

  4. spartak says:

    Edi RAMA , dhe ju Ministra e kapistra të Policisë së jasht Shtetit .
    Jo nga një herë , por nga 6 herë në vit t’i ndërroni drejtuesit e komisarët e policive , s’keni për të ndryshu e përmirësu gjë në aspektin e tre drejtimeve kryesore të DETYRAVE BAZE që i ngarkon KUSHTETUTA e Republikës së Shqipërisë organeve të Policisë e Rendit :
    1. Ruajtja dhe sigurimi i JETES së shtetasve të RSH-së .
    2. Ruajtja dhe sigurimi i PRONES së shtetasve të RSH-së .
    3. Ruajtja dhe sigurimi i RENDIT PUBLIK në vend dhe kufijve të RSH-së .
    Madje tendenca është, që do vazhdojë të shkojë edhe më keq .
    Duhet të keni të qartë si drita e diellit një gjë . Të parët, që e ndjejnë dhe e provojnë në kurriz degradimin e shtetit janë policët e thjeshtë .
    S’mundet t’I kërkosh llogari , ta motivosh e hedhish në aksion policing e thjeshtë për luftën ndaj krimit , drogës, grabitjeve e pronës , kur në këto drejtime abuzimet fillojnë që lart .
    Faktet e vërtretojnë përditë e më shumë .
    Vrasjet mu në mes të gjithë qyteteve vetëm janë shtuar .
    Shetitjet me makina lluksoze dhe xhama të erësuar ( se donte lekë bossi i vogël Blendi GONXHJA ) të mbushura me armë , drogë , etjera yrneqe natë e ditë vetëm janë shtuar .
    Vdekjet dhe plagosjet nga aksidentet automobilistike madje deri brenda qyteteve në qendrat e banuara vijnë duke u shtuar përditë , edhe pse gjobitjet ( ma tepër për show dhe grabit popullin ) kanë shku aty ku s’ta merr mendja . Prap gjendja njëlloj e mos ma keq vazhdon .
    Të fortëve dhe lluksozet e oligarkëve e fëmijëve të tyre nuk guxon t’I afrohet asnjë polic, por edhe me paret e vjedhura , ato nuk pyesin e as nuk ja ndien po i gidulisën ndonjëherë .
    Polici I thjeshtë nuk ka këllqe me ju kundërvënë , se ka dhe kështu . Del kryebashkiaku Pjerin dhe, edhe i padit .
    Dalin shefat e tyre të lidhur me krimin e drogë mbjelljes e drogë shpërndarjes , e këtyre s’u mbetet guxim e aftësi me vepru . Polici I thjeshtë i ven gjobë drejtuesave arrogantë të mjeteve, e çon për gjykim me të drejtë për shkelje flagrante , e shefat mbushin xhepat duke i dorëzu patentat .E shikon prap polici , dhe jo vetëm kthen kokën më një anë por, detyrohet të ndigjojë edhe ndonjë ofendim e kërcënim, kur dhe ai , si të gjithë duhet të ketë dinjitetin e integritetin e tij , si dhe duhet të mbajë me bukë e garantojë për çdo gjë familjen e tij .
    Bohen aksidente e vrasje. Policët që duhet të kujdesen për vend ngjarjen , I kanë pare të gjitha veprimet e mos veprimet e shefave të krimeve dhe prokurorëve hetues, se si I mbledhin e pastaj I shesin me pare provat dhe paditë .
    Çfarë motivimi kërkon .
    Policia Rrugore e Tiranës ma shumë , por edhe e gjithë rretheve e kanë lëshuar zbatimin e detyrës , jo sepse nuk e duan rregullin, por sepse kryebashkiaku I Tiranës I ka degjeneruar dhe nxjerrë jasht loje e funksioni duke vënë dorë e vendos mbi trafikun e mjeteve , vend qëndrimet absurde në kundërshtim flagrant me Kodin Rrugor të taksive e mjeteve , zaptimin e trotuareve ku duhet detyrimisht të lëvizin njerëzit , të cilëve në jo pak raste ju ka mbet veç rruga .
    E policët rrugorë në Tiranë, për turp të zotit, kanë fillu me degjeneru trafikun nëpër kryqëzime . Tek një kryqëzim bën ligjin një polic e s’pyet për semaforin, aq sa I ngren nervat dhjetra e dhjetra drejtuesve që I bien boriave se duan me ec kur kanë radhën. Harroje . Polici është SEMAFORI , është SHTETI është ZOTI . Tek kryqëzimi tjetër rrijnë si skiftera dy police me të kap e vënë gjobë edhe për 1 sekondë kalim me të verdhë .
    Ditën tjetër alternohen policët dhe kryqëzimet . E s’do mend do ndodhin hatara si tek kryqëzimi I Radio-Televizionit Shqiptar , kur I pa përgjegjshmi dhe psikopati hyn me tëm kuqe me 150 km/orë aty ku nuk duhet fare të futej nga semafori .
    E sa raste ka kështu .
    Ulërasin natë e ditë motorat që ndigjohen një km larg mun tek dera e rajonit të policisë tek 21 Dhjetori , ama veç policët nuk ndigjojnë gjë . Ndigjojnë , ndigjiojnë , se ndigjohet deri tek Skënderbeu, por s’ja mban , ose nuk kanë as motivim e as interes me u përplas me gangster e kriminela , açik fare vrasës potencialë .
    Bërtet Kryeministri për gjoja mbrojtjen e territorit deri sa e k abo dhe Ministrin e Rendit e Kryepolicin e Shtetit si me qenë brigadier fadromash duke I ndjek prishjet nga mbrapa .
    Territori nuk mbrohet veç aty ku ke interesa ti , por në çdo cep , madje ma pare e ma shumë aty ku është interesi I shumicës me emrin popull e qytetar shqiptar .
    Indiferenca e policëve, shefave të tyre dhe organizmave që duhet të përgjigjen për ruajtjen e rendit është bërë e pa imagjinueshme dhe e pa durueshme .
    Me dhjetra e dhjetra, mos me thënë shumica e vrasjeve e plagosjeve kanë qenë jo të paralajmëruara , por më shumë se të paralajmëruara . Ka brit, ulërit e denoncu kushedi se sa herë populli i mjerë, nënat e baballarët që qajnë sot fëmijët e të afërmit për konflikte dhe agravime të situatave, por kush I ndigjoi , kush u vu në lëvizje . Policia vihet në lëvizje vetëm kur ka ngjarje . Ngjarje quhet vrasja dhe plagosja , prandaj , o popull, ruhu vetë sa të mundesh , se për mbrojtësit tuaj me kushtetutë , policinë , shkon kur të duash me të shumtit . Ato ruajnë e i lëpihen vetëm pushtetarëve dhe pareve .
    Çfarë don mo mër Edi RAMA ?
    E ke kthy ti dhe lali fiku qendrën e kryeqytetit të Shqipërisë e krejt shqiptarëve si me qenë kafe zorra . Pi birra, ha meze , e shurro po aty , ndërsa njerëzit nuk mund të kalojnë më as aty me shku ku duan apo nëpër shtëpia , e detyrohen me I ra nga Kepi i Shpresës së Mirë se Suezin dhe krejt Tironën , Kavajën e Rrogozhinën ja ka lonë i jati lali Erit me I bo beton e grataçiela në çdo pëllëmbë, pa kurrfarë studimi e plani urbanistik shkencor e institucional . Si duhet ma shumë . Mjafton imzaja jote , se sa për institucione , gjykata , e deri tek KUSHTETUESJA nuk e qethj hiç fare . Të rrojë Ali-BABA .
    Po pse nuk i kanë sytë në ballë ky popull e kjo polici që përditë e më shumë po zhvillojnë neglizhencën dhe indiferentizmin ndaj detyrës dhe fenomeneve të tilla negative .
    Prandaj ti Edi RAMA , bashkë me Ministrat e Kapistrat , pijini lëngun qarkullimeve .

  5. Plus says:

    Merr ate te lezhes e shpjere ne sarande… Merr ate te fierit e shpjere ne korce e merr ata te durrsit e shpjere ne tirane…
    Kjo eshte si te marresh kete timin e ta shpiesh ne sarande qe te zgjatet… vertet ndjesia e
    nderrimit te vendit te ben te ndihesh mire, sidomos tani ne behar, por aq sa ishte do ngelet si ketu ku jam si aty ku do vete, po i njeti jam?
    Vari lesht, ndryshime me po te njetet????

  6. Luli says:

    PO pse cfar duhet te bejne ????? te vene polica te dera juaj dhe tju ruajne nga hici ?????
    Pse flisni vetm kot ? sa per te folur dhe per te shkruajtur rumpallat e mendjes
    Ne gjith Boten ka korupsion dhe kjo ndodh jo nga shtresat e ulta ,por nga shtresat e larta qe jane ministra ,drejtora te policise, shefa te ndryshem
    Keta jane njerzit me te ekspozuar neper rjete te ndyshme dhe jo ju Varfanjaket qe rini gjithe diten dhe mereni me llogje
    Nga ju nuk vjen asnje e mire ,dhe historia kete ka treguar
    Por thirin mendjes per ato qe shkruani dhe flini rahat si Lulzim Basha

  7. Zef L says:

    Po drejtorin e Lezhes e keni lene pa pune? Ai mo qe i qendisi letrat Pjerin Ndreut. Aha ha, shume e thelle qenka kjo reforma politike, krimbi te gjeje vrime ku te futet

  8. Ligji says:

    Ku jane ndryshimet ketu ore Redaksi e Temes.
    Gazeta Tema jeni bere tamam si gazeta “Puna” e dikurshme.
    As Zerit te Popullit nuk i afroheni me.

  9. Ideali says:

    Me nje fjale, hiqja Lenes, verja Prenes. Kete ben e dhe cosa nostra. Nuk del jashte tryezes se mafjes se e pine e zeza.Rama ik, po jo Basha Eja. Ik bashke me te dhe zgjedhje te reja me standarte. Ndryshe vendin e ke prapa deres se Europes.

  10. Covidiani says:

    Ate tenderin per “uniformat e reja moderne edhe europiane ” kur do ta beni ju barkederrat e Policise se Leshit se vit per vit e beni nga nje sa here qe hypni ne karrige? Sa do leke te beni prap era gjize edhe rraki dellenje do bini ere bashke me corrape-kuqin qe ben si lider mbare boteror

  11. goni says:

    dmth hiq nje qe aty ku eshte ska punuar mire dhe coje diku tjeter…..gjeni eshte ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje