Janë ‘arrest shtëpie’, KLP pezullon nga detyra Prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota

5 Korrik 2021, 13:28Kronika TEMA

Me 10 vota pro (në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi), Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë vendimin të pezullojë nga detyra prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota për shkak të masës së sigurisë personale “arrest me burg”, respektivisht “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur, sikundër kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Prokurori Edmond Karriqi

Bisedat intensive në telefon të të afërmve të një të riu që u kap me një cigare hashash, por që rezultuan se ishin nën përgjim i kanë kushtuar karrierën dhe lirinë prokurorit Edmond Karriqi. Përgjimet tregojnë se si Karriqi, katër muaj mbasi u caktua nga KLP në detyrën e Kryeprokurorit të Kukësit, nisi negociatat dhe bisedat përmes shoferit të tij, Isuf Gega, po ashtu nën hetim dhe nën gjendje arresti dhe nën ndërmjetësimin e të afërmve rezulton se u pagua me 2 mijë euro.

Përgjimet tregojnë se e gjitha kjo ndodhi dhjetorin e 2019 teksa SPAK ishte nën gjurmim te një çështjeje tjetër, po ashtu nën hetim sekret. Hetimet tregojnë se prokurori u pagua në shtëpinë e tij, që e ka në qytetin e Kavajës, ndërkohë të afërmit shfaqen të gëzuar në telefon e thonë se paguam, e ku parashikojnë se së shpejti ai do dalë për të afërmin e tyre, që rezulton se qëndroi në paraburgim vetëm 15 ditë dhe më pas fitoi lirinë nga Gjykata e Kukësit.

Prokurori Maksim Sota

Prokurori i Vlorës, Maksim Sota është arrestuar në kuadër të operacionit në 4 shtete nga SPAK dhe Antimafia italiane. Masa ndaj tij është “Arrest shtëpie” për shpërdorim detyre.

Gjithashtu edhe ish-oficeri i policisë në Vlorë, Festim Lelaj, i proceduar edhe në kohën e Tahirit është arrestuar bashkë me shefin e sektorit të trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme, Ilir Balla për “shpërdorim detyre” dhe ndodhet në “Arrest shtëpie”.

Festim Lelaj, ish-nënkomisar i policisë së Vlorës është arrestuar në 2017-ën për trafikimin e 2.5 ton kanabis. Vetëm pak javë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg, por ai do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

4 komente në “Janë ‘arrest shtëpie’, KLP pezullon nga detyra Prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota”

  1. Tiku says:

    Keta duan pushkatim, se e kane bere lecke drejesine, prandaj jemi ne kaos e plackitje totale, se shtetin e kane kap maskarenjte e mafjozet.

    1. Roberto says:

      Tiku ! Sistemin e drejtesise e ka prishur politika dhe politikanet qe ne i dime shume mire se cilet jane se cilet i mbyllin dosjet,cilet zhduken provat per te gjitha krimet e bera ne Shqiperi qe pas hyrjes se demokracise dhe normal duke qene se keta prokurore dhe gjyqetare qe i kane sherbyer ketyre politikaneve jane pasuruar pastaj ne kurriz te atyre personave kriminele apo dhe jo kriminele pra hallexhinj qe per te shpetuar nga denimet kane paguar miliona per te dale nga burgu apo per tu mos denuar aq sa duhet etj etj etj. Megjithate edhe pse po behet veting une besoj se do dale ndonje qe do implikohet sepse zakoni i vjeter nuk harrohet.Ata jane mesuar me para,me prona,me pasuri te medha prandaj shume prej tyre jane dorhequr perpara vetingut sepse kane menduar se ashtu i shpetojne gjykimit por gabohen. Krimi ka kapur shtetin dhe rrjedhimisht kjo tranferohet edhe tek organet e tjera te cilat kane vepruar ne dukje dhe me pas me metodat e $,euros dhe lekut kane vazhduar rrugen e tyre te mjaltit. I pe ata prokuroret apo gjykatesit e Vlores????Po Skender Haluca pse nuk ndjehet fare??? Ku eshte??? A eshte bere ndonje veting apo investigim per te??? Skender Haluca eshte nje halabak qe ka shire leme ne kohen e Saliut dhe jam cuditur qe kishte vajtur ne Vlore dhe mos gabohem si drejtues gjykate apo prokurorie?????? Si ka mundesi kjo??? A i varen ujkut melcite ne qafe????? SPAK do na i shpjegoje ne ditet ne vazhdim sepse ku ka kriminele,trafikante te te gjitha llojeve aty ndodhet dhe Skender Haluca.

  2. vlora.vlora says:

    Arest shtepie ?po jeni ne vete ,grup i strukturuar kriminal,po keta te tjeret pse s jane me arrest shtepie

  3. ILIA TOLI says:

    Maksimit thjesht t’i prishin biografinë ia bënë meqë aplikoi për SPAK. Aplikoi se e dinte që ishte i papërlyer. KLP që sillet si një rrugaç: supozon se janë kriminelë meqë janë të arrestuar dhe s’kanë dalë akoma në gjyq të mbrojnë veten. Maksimi s’ka shtëpi. Tipike për një prokuror të korruptuar shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje