Policia “mësyn” në plazhin e Golemit, aksion për çadrat e vendosura pa leje

5 Korrik 2021, 10:44Kronika TEMA

Tre administratorë subjektesh private që kishin vendosur çadra pa leje në plazhin e Golemit janë vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Policia njofton se janë proceduar A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Procedohen penalisht 3 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Bien në prangat e Policisë dhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në plazhin e Golemit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse”, njofton policia.

2 komente në “Policia “mësyn” në plazhin e Golemit, aksion për çadrat e vendosura pa leje”

  1. Ceni says:

    Na can bythen keto shezllonet. Zene vijen e ujit dhe nuk lene as hapsire per te ksluar. Eshte babezi per leke dhe poshteruese per ata qe nuk duan ti perdorin. Ka plot te huaj, ne Vlore psh, qe nuk i perdorin fare shezllonet tona. Ata shtrihen ne rere
    apo peshqira, pa te keqe. Ketu ka plas metoda shqiptare e shezllonit qe merr dhe jete njerzish.

  2. Kico Duka says:

    Quhem K.D banor i lagjes Stefanel Himare. Kam aplikuar per leje ne ealbania per cadra e shezllone ne plazhin Maraci po ne Himare meqe kam nje hotel mbi rrugen kryesore. Mua nuk me dhane leje ndersa ORZO MARINE ka zaptur te gjithe plazhin e Maracit me 156 Cadra te vendosur sbume ngjitur sa ska as vend te kalojme. Ne qe jemi vendas nuk na japin lejen ndersa keta zoterinjt na Tirana jo vetem qe rrevulluan lejen por me for kane zaptuar te gjithe plazhin. Jemi ankuar ne Bashkine edhe Policine e Himares asnneri nuk e ve ujin ne zjarr se marin bakshishe nga zoterinjt. Nje turp i vertet qe ne qe jemi ne rregulla me dokumenfacion nuk na i japin ndersa keta qe vijne nga Tirana e marin edhe e zaptojne te gjithe Plazhin publik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje