Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për shkelje të rënë të rregullave të qarkullimit rrugor duke u bërë burim aksidenti.
Mësohet se 27-vjeçari, J.V duke drejtuar makinën e tij luksoze ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë madje duke ecur me shpejtësi tepër të madhe. Kanë qenë disa qytetarë që kanë kryer telefonata në polici për të denoncuar rastin në fjalë dhe në këtë mënyrë është bërë i mundur ndalimi dhe bllokimi i makinës.
Pasi është ndaluar policia ka testuar për alkool 27-vjeçarin i cili ka rezultuar i dehur në masën 0.81mg/l. Pas kësaj policia e ka arrestuar, i ka vendosur një gjobë prej 30 mijë lekësh të reja si dhe i ka pezulluar patentën për 20 muaj.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve te Policia dhe falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë Rrugore të Tiranës, u bë e mundur konstatimi dhe parandalimi i ndonje ngjarjeje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, ku pas disa telefonatave të qyetarëve të ardhura në sallën operative të DVP Tiranë, se një mjet luksoz në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, qarkullonte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe pas
testimit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi J.V., 27 vjeç, drejtonte mjetin në gjëndje të dehur në masën 0.81/mg/l, i cili u arrestua në flagrancë dhe u ndëshkua edhe me masë administrative me 30.000 lekë te reja si dhe ju pezullua leja e drejtimit për një periudhë 20 mujore.
I rruani dhe topet që ta bëni tamam. Me këto masa qesharake do të disiplinoni kafshët? 2 vjet burg e 10 vjet heqje patente po të ishte ne Europë. Hani mut, hani…
Kur ka dalë nga komisriati ky djali eshte zgerdhire vesh më vesh: “Çfare? 300 mine leke te vjetra? Po une me ato fshij menderen! Edhe patentën e marr prapë për dy muaj sa te harrohet pak ngjarja”
Babai i djalit: “Ec mër babë, se sa t’,jem unë ktu, ti nuk bo nji dit burg. Kot pi kafe mnjes për mnjes unë me Shefin e Komisariatit?”
Pastaj na e ka fajin Saliu, Rama, Nano, apo Kaqoli Meta. Uh, se harrova. Edhe Kllufi Basha.
Ky popull do Enverin, që u shkërdhente leckat duke filluar nga Mehmeti deri tek fshesaxhiu. Te gjithe njesoj para ligjit.
Diktatura vertet ka shumë të këqia, por ne si ç’duket, kemi nevojë për të. Ndryshe pjellim korrupsion në çdo cep rruge.
C’jane keto kamikaze, me 160Km, 140Km me aq nuk ecet ne shumicen e autostradave ne EU apo SHBA, ecin ne rruge cope cope ne Shqiperi! Kulmi, keto duan burg jo vetem heqje patente. Polica urgjentisht te vendosi radare automatik!