Prangosen dy mjekët. Babai i njërit prej të plagosurve të Velipojës jep ryshfet pas operacionit

3 Korrik 2021, 13:55Kronika TEMA

Dy mjekët, Serdi Memini dhe Ervin Sulaj janë arrestuar pasi kanë marrë ryshfet nga babai i njërit prej të plagosurve të Velipojës, i përfshirë në ngjarjen e rëndë ku u vranë 4 persona.

Babai i Elmilind Dylit, të plagosurit në Velipojë pasi ka mbërritur i biri në Tiranë dhe i kanë bërë operacionin mjekët, dyshohet se u ka dhënë rryshfet mjekëve.

Mësohet se në datën 27 qershor, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se iu ka dhënë mjekut kirurg ortoped dhe mjekut anestezist 377.000 lekë të reja dhe 55 euro për kryerjen e operacionit.

Gjithashtu është ndaluar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, 40-vjeçari Fatbardh Dyli.

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bisturia”.  Vihen në pranga një mjek kirurg dhe një mjek anestezist, si dhe një shtetas që iu ka dhënë këtyre dy mjekëve, një shumë parash për të kryer operacionin e djalit.  Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale paratë që kanë marrë mjekët për kryerjen e operacionit.

Strukturat Hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, me mbështetjen e forcës së Posaçme “Shqiponjat” të Drejtorisë Vendore të Policisë  Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bisturia”. Në kuadër të operacionit u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasve: S. M., 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe E. S., 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë. Gjithashtu u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasit F. D, 40 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu S. M. dhe anestezisti E. S. i kanë bërë shtetasit E. D., i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit.

Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Shkodër.

7 komente në “Prangosen dy mjekët. Babai i njërit prej të plagosurve të Velipojës jep ryshfet pas operacionit”

  1. Kalec Dega says:

    Po vazhdon prangosja e viktimave te sistemit dhe regjimit komunist te Rames.
    =
    Shqiptaret kane humbur shpresen qe nje dite do mbyllen ne qeli dhe ti konfiskohet/sekuestrohet pasuria:
    Rama
    Meta
    Berisha/Basha
    Ruci
    Ahmetaj
    Brace etjetj….

  2. mirixhikes says:

    O iu qifsha shpellaren, pse zgjodhet kete profesion? Mire ishit xhepista? Doni leke me teper, punoni privat! Qelbesirat e kryeshpellarit!

  3. Realisti says:

    Turp te shikosh mjeket kirurge te prangosen. Tu rriten rrogat kirurgeve. Nje kirurg ne Kanada paguhet 5fishi I rroges se një mësuesi. Ky problem nuk zgjidhet me prangat…

    1. Outspoken says:

      O “Realist”
      Po ti rriten rrogat mjekeve ashtu sic thua ti,
      Atehere duhet ti rriten Rrogat Zjarrfiksave qe shpetojne jete,
      Furxhiut qe te ben buken, Policave qe kapin dhe ndalojne hajdutet dhe pedofilet,
      Mos shkruaj budallalleqe,
      mjeket ne Albanistan i kane Rrogat 5 here me te larta se sa nje puntor i thjeshte !!!

  4. Outspoken says:

    O “Realist”
    Po ti rriten rrogat mjekeve ashtu sic thua ti,
    Atehere duhet ti rriten Rrogat Zjarrfiksave qe shpetojne jete,
    Furxhiut qe te ben buken, Policave qe kapin dhe ndalojne hajdutet dhe pedofilet,
    Mos shkruaj budallalleqe,
    mjeket ne Albanistan i kane Rrogat 5 here me te larta se sa nje puntor i thjeshte !!!
    ???????

  5. Driti says:

    Bravo policia. O burra tani pergjoni prekurorin dhe gjykacin se do jepet lek i modh atje tani . I vetmi ndeshkim, demaskimi (nuk o pak )

  6. Nikolla says:

    Realisti a ka mundesi te na tregosh si zgjidhet dhe se sii punojne mjeket ne Kanada? Se kollaj te besh kritika. Mjeket tane gjithmone ne oren13:30 e kane lene punen, ka nxjerr urdher Ministria dhe rrine deri ne 16:00 dhe e di mire qe rrine kot e nuk hapin nje liber. Turp mos folni perpara kohe. Duhet te dishe me sa para iken ne shtepi nje kirurg qe te te vij turp per ato qe ke shkruat. Nje mjek kirurg, te provuar ne kurrizin tim, mori per cdo nderhyrje qe beri 500 – 1000 euro, shumezoi qe beri 5 nderhyrjr dhe e gjen vete.
    Kjo ka ndodhur ne fillim te 2019.
    Shteti tju rrisi rrogat kur te punojne sic duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje