Mbetën me skaf në mes të detit, Roja Bregdetare shpëton tre të rinj në Vlorë

3 Korrik 2021, 09:35Kronika TEMA

Tre persona janë shpëtuar mbrëmë nga Roja Bregdetare pasi mbeten në det në afërsi të gjirit të Gramës. Tre të rinj kishin marrë skafin rreth 7 metra me dy motorra.

Siç raporton gazetari Elton Nika, të rinjtë dolën në orën 18:00  dhe rreth orës 20:30 pësuan defekt të dy motorrat.

Ata kanë lajmëruar Rojet Bregdetare, të cilët u nisen dy nga Sazani dhe Pashalimani ku rreth orës 00:30 arritën në kontakt me tre të rinjtë të cilët kishin mbetur ne det. Pas operacionit ata arritën të lidhnin skafin e tyre duke i tërhequr ne breg të detit në orën 03:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje