“Pandëshkueshmëria po mbaron”, Yuri Kim reagon pas operacionit të SPAK: Reforma në Drejtësi po prodhon më shumë rezultate

2 Korrik 2021, 16:22Kronika TEMA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar për goditjen e organizatës kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Përmes një statusi në twitter, Kim thotë se Reforma në Reforma në Drejtësi po tregon rezultate dhe se pandëshkueshmëria po mbaron.

“Disa deklarojnë/shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”.

E vërteta është që po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po merr fund.

Shikoni aksionin e madh të sotëm, është vetëm goditja më e fundit ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar”.- shkruan Kim.

 

2 komente në ““Pandëshkueshmëria po mbaron”, Yuri Kim reagon pas operacionit të SPAK: Reforma në Drejtësi po prodhon më shumë rezultate”

  1. Asd says:

    Shume mire. Por kordat duhen mbajtur terhequr, sepse ne kete vend ka shume qe jane te gatshem te “rreshqasin” drejt krimit.

  2. Elio says:

    Per te pastruar shqiperine nga krimi ka bindjen qe nuk do ngelet kembe shqitari jashte burgut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje