EMRAT: Nga prokurori, te shefi i sektorit të trafiqeve, kush janë zyrtarët e ndaluar nga operacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane

2 Korrik 2021, 10:06Kronika TEMA

Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga SPAK dhe autoritetet italiane u bë ndalimi edhe i një prokurori, si dhe i disa zyrtarëve të tjerë në Shqipëri, mes 38 të arrestuarve në total.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni është ndaluar edhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota, për shpërdorim detyre ndaj të cilit gjykata ka dhënë më pas masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ndërkohë, është ndaluar edhe ish-oficeri i policisë në Vlorë, Festim Lelaj, i proceduar në kohën kur në detyrë ishte ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Po ashtu, mësohet se është ndaluar edhe shefi i sektorit të trafiqeve në drejtorinë e përgjithshme, Ilir Balla, shpërdorim detyre, ndërsa edhe ndaj tij është dhënë masa “arrest shtëpie”.

Një tjetër zyrtar i ndaluar është edhe Saimir Kurti, drejtor i zyrës së punës në Kavajë.

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për nënkomisarin e policisë Fieri, Festim Lelaj, janë shtrirë edhe për një ngarkesë tjetër droge të transportuar me kamion drejt Italisë gjatë vitit 2014.

Në atë kohë, Lelaj ishte efektiv në Pikën e Kalimit Kufitar të Vlorës dhe sipas organit të akuzës, dyshohet se lëndën narkotike rreth 350 kg kanabis e ka kaluar në bashkëpunim edhe me shtetasit Aurel Laze dhe Skënder Siqeca nga porti i qytetit bregdetar.

5 komente në “EMRAT: Nga prokurori, te shefi i sektorit të trafiqeve, kush janë zyrtarët e ndaluar nga operacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane”

  1. Kalec Dega says:

    Ja qe vetingu fillohej nga prokuroret kriminele dhe pastaj gjykatesit dhe jo para Kriministrit e Presidentit!

  2. Njeres pa (qe nuk duan) pune says:

    Sidoqofte shenje e mire

  3. Komunisti i papenduar says:

    Dicka po leviz . Hajde per hajer .

  4. Usa says:

    Ne fillim goditet pasuria,pastaj kur ngelen pa breke,fillojn arrestimet…Vetem keshtu sherohet plaga e hapur gjate ketyre 30 vjetve!!!!

  5. VFLP says:

    Arrest shtepie? Pse arrest ne burg i ben keq per shendetin ketij bastardi me kollare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje