Prokurori Maksim Sota i cili u vu në pranga në kuadër të operacionit “Shpirti, por është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ka mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës.
Pak orë pas raportimeve të lajmeve në media, Sota ka thyer heshtjen dhe ka folur për gaztaren e Top Channel, Anila Hoxha.
Prokurori ka deklaruar se nëse gjendet qoftë dhe një provë të vetme që ai ka pasur lidhje me këta persona të arrestuar, do pranojë të shkojë në burg dhe jo të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’. Sota ka shtuar gjithashtu se këto lajme i kanë shkaktuar shumë dhimbje në familje.
“Më bën nder, në qoftë se mundesh me sqaron pak edhe këta kolegët e t’u që dalin në intervista dhe të fiksojnë një gjë, e thënë nga unë, në qoftë se ka një provë të vetme që kam ndihmuar këta persona, do pranoj të shkoj në burg me ta dhe jo në arrest shtëpie.
Në qoftë se ka një çështje të vetme që unë kam patur lidhje me këta persona, do kërkoj të shkoj në burg me ata. Të gjithë të tjerat janë fjalë dhe trillime për të cilat më dhemb vetëm gjendja që më shkaktuan në familje,”– mësohet të ketë thënë Sota.
Prova nuk ka per saliun qe ka vrare e shkatrruar ne keto 30 vjet e jo te kete per ty….
prokuror Sota ka 8 vjet qe lufton per jeten e djalit 12 vjecar qe vuan nga leucemia dhe 6 vjet qe vuan per bashkshorten e tij qe ka vuajtur dhe ajo nga kanceri. shteti i ka dhene 0 ndihme pervec te drejtes per tu kujdesur per familjen pa te drejte rroge. pavaresisht ka vazhduar te punoje per shtetin qe nuk ja diti asnjehere
Ky s’ka shtëpi. S’është tipike për një prokuror të korruptuar shqiptar. Besoj se po e shkatërrojnë se vuri kandidaturën për SPAK. Kandidaturën e vuri se e di që është i papërlyer. Po t’u vunë në Shqipëri kështu ta bëjnë, të shkatërrojnë. Ja si do përfundoja unë po të kisha ndenjur profesor në Universitetin e Vlorës nën urtësinë e të famshmit Tanush Shaska dhe deputetes së papërlyer Pranvera Resulaj. Në burg ose i vrarë ose i rrahur sakatosur, por gjithsesi i katandisur, dhe ekonomikisht.