31-vjeçari i jep kokainë mbesës 14-vjeçare, më pas e ngacmon seksualisht

2 Korrik 2021, 20:20Kronika TEMA

Një 31-vjeçar me inicialet K.L., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur, vetëm 14 vjeçe, që të konsumojë kokainë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 31-vjeçari, pasi i ka dhënë kokainë, e ka ngacmuar edhe seksualisht mbesën e tij.

Ky person gjithashtu ka ushtruar dhunë fizike e psikologike ndaj bashkëshortes së tij. I riu rezulton të jetë një person me precedentë penalë, pasi është dënuar më herët për vjedhje.

Njoftimi i policisë Kavajë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge” të shtetasit:•K. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. 

Ky shtetas dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht. Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

1 komente në “31-vjeçari i jep kokainë mbesës 14-vjeçare, më pas e ngacmon seksualisht”

  1. Pargali says:

    Thuajani edhe etnine cfare e ka se me siguri ndonje magjyp do jete.

    Ata nuk kane as din as iman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje