Personi që shikoni në foto është është Ilirian Zaimi, drejtuesi i grupit kriminal që trafikoi tonelata me drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe që etiketohet nga skafistët e penduar si Daja apo Lani.
Top-Channel shkruan se bashkëpunëtorët e drejtësisë, Mariglen Shusha dhe Donial Drolli rrëfejnë se si grupi i Dajës ndërveproi me mafian bavareze dhe se si ‘shefi’ kultivoi platancione të tëra në zonën e Skraparit dhe ‘nën bekimin’ e policisë lokale.
Kjo ngarkesë që më pas u transportua nga të penduar u kap dhe nga DIA italiane në dhjetor 2016. Pikërisht për këto platancione droge, i penduari tregon se Daja kultivoi drogë me lazaratas kryesisht me një person të identifikuar si Liloshi i Lazaratit, të cilit ‘daja’ i jepte përqindje për fitimin e mbledhjes.
Në një rast, dëshmitari Shusha shton se Ilirian Zaimi duke u kthyer nga platancioni i Cepanit, i shoqëruar me punëtorët e Liloshit të Lazaratit që rezulton se është Ilir Gaba kishin shkuar në komisariatin e policisë për të zgjidhur një keqkuptim me shefin e komisariatit.
Keqkuptimi sipas dëshmitarit nuk kishte gjë tjetër të bënte përvecse pagesa që daja kishte kryer në polici për të mos u bezdisur. Këtë dëshmi e konfirmon edhe i penduari Drolli që shton se gjatë qëndrimit në tokat me hashash nuk ishin kontrolluar asnjëherë nga policia.
Ndërkohë dëshmitarët e drejtësisë rëndojnë edhe pozitën e dy ish truprojave të Saimir Tahirit sipas të cilëve ata trafikuan mbi një ton droge drejt Italisë që ju përkiste shoqëruesve gjatë kohës që ata mbanin detyrën e rëndësishme. Dëshmitarët tregojnë se truprojat e kishin kultivuar drogën në Memaliaj në një platancion ku punëtorët paguheshin nga 15 deri në 20 euro.
Hahahaha,shtet banonesh ……trim mbi ligjin!!!
Nuk behet vatoni o beqiraaaaaaaaaa….. gezuar ramazonin.
Vec i tredhuri (atheos )Ngjela beson se mund te behet….
Ky ketu ka ndryshuar tre emra deri tani. Ky emrin e vertete e ka Lirim DUCELLARI e ka nryshuar ne Ilir DUCELLARI, me vone ne Ilirin DUCELLARI. dhe se fundmi ne Ilirian ZAIMI. Ky i pa bese esht me origjine nga SKRAPARI nga fshati BUZUQE 5-6 kilometra pa vajtur ne qytetin e COROVODES por i lindur dhe i rritur ne qytetin e VLORES.
Ne Cepanin e floririt qenka mbjelle
Po Likja mos ka nanje njohje me keta si nga ana e nga fshati
Micos,pse eshte i pabes?Lani,Urani,dhe vllai tjeter ramet past jan nga djemt me te mir te vlores,edhe pse me origjin jan nga Skrapari