Kreu i SPAK: Po shohim çdo ditë raste gjyqtarësh e prokurorësh të përfshirë në korrupsion

5 Korrik 2021, 11:34Kronika TEMA

Kreu i SPAK, Arben Kraja, duke folur në konferencën “Sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit dhe forcimim e integritetit”, deklaroi se “po shohim çdo ditë raste gjyqtarësh e prokurorësh të përfshirë në korrupsion, apo krim të organizuar” dhe shtoi se “ndëshkueshmëria e tyre duhet të jete një vijë ndarëse për gjithë pjesën tjetër që është në sistem”.

“BKH është elementi kyç i strukturës. Grupi i parë i hetuesve në fillim të muajit gusht do të jenë të gatshëm të nisin detyrën. Mosndëshkueshmëria ka ardhur nga mosfunksionimi i sistemit. Po shohim çdo ditë raste gjyqtarësh e prokurorësh të përfshirë në korrupsion, apo krim të organizuar. Ndëshkueshmëria e tyre duhet të jete një vijë ndarëse për gjithë pjesën tjetër që është në sistem”, tha Kraja.

Sipas tij, “kërkohet më shumë evidentim i shkeljeve në përdorimin e fondeve publike. Është përparësi e jona që vlerësohet çdo ditë dhe shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete. Jemi të bindur që gjithçka po e bëjmë për të mirën e vendit, të zhduket imazhi i vendit ku mund të investohet”.

Kryeprokurori Kombëtar Kundër Korrupsionit (DNA) i Rumanisë, Crin Bologa u shpreh se në vendit e tij janë dërguar në gjykatë dy kryeministra, 80 deputetë dhe dhjetra kryetarë bashkish.

“Për të qenë të suksesshëm në luftën ndaj korrupsionit janë pavarësia dhe specializimi i prokurorëve”, tha Bologa.

1 komente në “Kreu i SPAK: Po shohim çdo ditë raste gjyqtarësh e prokurorësh të përfshirë në korrupsion”

  1. Realisti says:

    Po nga politikanët a po shikoni a po ju vrasin syte…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje