COVID-19, ministri gjerman: Të gjitha kufizimet të hiqen deri në gusht

6 Korrik 2021, 11:35Bota TEMA

Të gjitha kufizimet në Gjermani që synojnë të frenojnë  pandeminë e koronavirusit duhet të hiqen pasi vaksina t’u ofrohet të gjithëve, tha sot ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

“Kjo pritet gjatë muajit gusht”, i tha Maas gazetës ”Sueddeutsche Zeiting”.

“Sapo të gjithë në Gjermani të kenë marrë një ofertë vaksinimi, nuk ka më asnjë justifikim ligjor ose politik për ndonjë kufizim”, shtoi ai.

Andreas Gassen, shefi ekzekutiv i shoqatës së siguruesve shëndetësorë, i tha gazetës ”Bild” se pothuajse të gjitha kufizimet duhet të hiqeshin sapo një ofertë të ishte shtrirë për të gjithë.

Kancelarja Angela Merkel është zotuar se deri më 21 shtator të gjithëve do t’u ofrohet një mundësi vaksinimi.

Vaksinimet ende nuk janë aprovuar për fëmijët dhe Shoqata Gjermane për Imunologji (DGfI) paralajmëroi që imuniteti i tufës mund të jetë i pamundur të arrihet pa vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

1 komente në “COVID-19, ministri gjerman: Të gjitha kufizimet të hiqen deri në gusht”

  1. Gishti i M says:

    Pse duhet te hiqen? Cila eshte arsyeja? Do i heqin dhe do i vene sepse keshtu u do qejfi, keshtu u dha urdheri. Garanci, ne te ardhme thjeshte as do merren me justifikime. Thjeshte do e hapin dhe do thone eshte “permiresura situata” do e mbyllin dhe do thone “gjendja eshte kritike”. Kur ne tu tregome gishtin e mesem atehere gjendja do ndryshoje per mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje